Do t’humbasim, se jemi komb i ftohtë, cilido menton për veten e tija

December 16, 2017 12:02

Do t’humbasim, se jemi komb i ftohtë, cilido menton për veten e tija

 

Nga Faik Konica*

Turbullimet ditë për ditë më të dëndura në Ballkan na shtrëngojnë t’a lëmë për më pastaj kryeartikullin që kishim nër mënt të shkruajmë përmi Papën e math qi vdiq, e të flasim për punët më të tanishme e më të ziarta të vëndit t’onë.

Lufta në mes të Turqisë e të Bullgarisë duket se do të kërcasë, e, kur të bierë ky numër i “Albaniës” nënë syt’ e këndonjëtorëve, munt të ketë krisur. Po munt edhe t’a ndalojnë fuqit’ e mbëdha. Në e ndalofshin, punët po thua do të mbeten si janë, veç që do të ketë ca Bullgarë më pakë, lirië më tepër për Bullgarët e mbetur e robërië e shtrëngim më të fortë për Shqipëtarët të cilëve, ç’do që në ngjaftë në Turqië, u ngarkohet kurdoherë faji. Po, si ka më tepër të ngjarë, lufta do të kërcasë, e ahere ç’do t’humbasë, ç’do t’fitojë Shqipëria? Këtë duam të rëfejmë këtu në pakë fialë.

Tri punë munt të ngjasin në u-bëftë kio luftë. E para është që Turqia, e ndodhur balla-ballës me Bullgarinë vetëm, do t’a muntjë në tri a katër javë. Shqipëtarët, n’atë të ngjarë, do të vriten disa mijëra; tepërimet (fr. les excès) e ushtërisë së tërë, do t’u ngarkohen atyreve vetëm, si kurdoherë; edhe fuqit’ e mbëdha do t’i thonë Turqisë: “Tani që e munde Bullgarinë edhe q’u-hoq reziku i kryeqities, mëso mënt edhe ji e drejtë.

Drejtësia është t’u lësh Bullgarëve lirië të hapin disa shkolla të tiera, nga ana e Elbasanit dhe e Tetovës (që t’i qasen, sa më tepër, detit), edhe t’u marsh Shqipëtarëve gjer më të vogëlën thikë (ç’do Shqipëtar e di se pse)”.

E dyta e ngjarë është që, për ndihmë të Bullgarisë, munt t’i shfaqin luftë Turqisë edhe Serbia me Malin-e-Zi. Se kush i di udhët e errëta, lidhiet e mpshehta të Pansllavismit? Punë në të cilat s’i vete as mëndia njeriut, munt të dalin sheshit nesër. Turqia, me ushtëtarët e saj të pa-kënaqur nga uria, me zbrazien e thesarit, e më tepër me tradhësin’ e qevertarëve e të kryeushtëtarëve të Turqisë të cilët, nëndë për dhietë, janë shërbëtorët e Pansllavismit (si e thotë me arësye atdhetari Naço), ka të ngjarë të mundet për gjysmë, – sa do që Bullgarët e Principatit janë të pakë, shumë më të pakë Malëzestë, Sërbët ngordhanikë më të zotërit për të vrarë gra pa armë se për të dalë në fushë, e sa do që kryeqitësit s’kanë miaft armë e përmbushie (fr. munitions). Edreneja e dhënë Bullgarisë s’na prish aqë punë: po Bullgaria në Monastir, Sërbia në Prizren, Mali i Zi në Shkodrë, Greqia e ardhur e e mbetur në Janinë për ndihmë të Turqisë, – ç’i mbeti Shqipërisë? Një pun’ aq’ e rëndë me të vështirë munt të ngjasë, vërtet; Turqia rëfeu në luftë të fundit me Rusinë se ka edhe forcë, e më në funt ka edhe disa fuqië të mbëdha qi munt të mos e lënë aqë leht të vënët e këmbës sllave afër anëve t’Adriatikut. Po Historia është plot me të ngjara të pa-pritura; sa punë duken të çuditëshme e të rënda më parë se të mbarohen, e, kur u-mbaruan, i duron sicilido duke thënë “u-bë tani, le t’a durojmë” – “s’incliner devant le fait accompli” thotë Frëngu.

Përandaj, si do që në qoftë, prapë Shqipëtarët do t’humbasin, se jemi një komb i ftohtë ku sicilido menton për veten e tija, e në një të tillë komb s’munt të lidhet ay bashkim e ajo e marë-vesh ku sicilido punon për të mirën e të gjithëve e të gjithë punojnë për të mirën e sicilido e janë gati për t’i bërë ballë me udhë (me methudhë do me thënë) rezikut.

Ata Shqipëtarë për të cilët bota thotë se janë t’egër, Shqipëtarët e maleve e të pyjve, ata s’janë të ftohtë, për kundrë janë Shqipëtarë të mirë e do t’ishin atdhetarë sikur të kish njerës t’u jipjin të kuptojin. Po të tillë njerës janë të pakë e të shtrënguar, pa bërë dot gjë, të shikojnë me zëmrë të shtrydhur se si humbet një komb.

Është një e tretë e ngjarë qi munt të pritet. Turqia, e zonjë e Bullgarisë e gati t’u shtierë prush në shalë “Maqedhonasve” qi janë shkakëtorët e gjithë turbullimeve, munt t’i forcojë fuqit’ e mbëdha të hedhin disa mijëra ushtëtarë në Turqië t’Europës. Kio ushtërië e huaj, si të lidhë në hekura gjithë qenat e tërbuar, do të përpiqet të ngrehë një shtetësië të vërtetë t’atyreve vëndeve.

Ahere, ndofta, do t’na jipen edhe neve aqë (nukë duam më tepër) të drejta sa edhe kombeve të tierë të Turqisë. E ja se pse kio e ngjara e tretë është më e mira për ne.

*Shqipëria edhe turbullimet e Ballkanit. Botuar më 1903

 

December 16, 2017 12:02
Komento

10 Komente

  1. gjermani i fundit December 16, 13:06

    i ka rene shume shkurt, qe lufta mund te behet, mund te mos behet, po edhe sikur te behet, se qe do behet as diskutohet, keq e kemi punen, se meqe nuk jemi ne lufte, ne do ta hame…Prandaj, meqe jemi te ftohte se shikojme hallin tone, me mire i bie qe Turqia te sjelle ushtare dhe mbaje edhe ca Ballkanin, po mire na behet qe te na jape edhe ne ca te drejta. Meqe keshillon kete gje Faik beu, nuk e kuptoj pse e ka me shqiptaret qe u dashka te jene ndryshe nga ai persa i perket artit te rrufjanllekut.

    Reply to this comment
  2. h December 16, 16:39

    Idiotësia boshe dhe fodulle tipike shqiptare,
    arrin deri aty sa te kritikoje Konicen.
    Konica kur flet per shqiptaret ka gjithmone te drejte.
    Ai i njihte mire dhe i dhimseshin prandaj i keshillonte.
    Po kujt ti flasesh,murit.Ata mendonin se ishin ne rregull.
    Dhe ngelen te fundit ne gjithshka perjete.

    Reply to this comment
    • mirel December 16, 21:18

      Idiotesia e shqiptarit eshte kur mitizon personazhet qe jane pa vepra dobiprurese per shoqerine.
      Konica ka meriten e tij qe ishte i zgjuar dhe inteligjent, po aq. Me teper nuk ka bere.
      Nuk eshte as Dideroi, as Hygoi, as Balzaku dhe as Rusoi..
      Nje intelektual mese i zakonshem ne boten perendimore, po qe ne injorancen e sotme shqipot tyca po e mitizojne sikur ai ngriti kombin.
      Pershkrues si Konica jemi te gjithe ne portale.
      Problemi eshte qe vepra e tij nuk krijoi nje shtyse te madhe per ta mbajtur si ikonen e mendimit.
      Bota ka qindra mijera te tille. Dhe nuk i hyjnizon.

      Reply to this comment
  3. mirel December 16, 17:29

    Shqiperine e beri Enver Hoxha dhe populli qe ju bashkua Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare.
    Te ishte per Faiket, do ishin duke persiatur dhe sot e kesaj dite si do behej Shqiperia.Atehere nuk e kish te qarte qe njerezia do beheshin bashke per nje qellim te mire dhe te benin nje revolucion mendor dhe shoqeror.

    Tani Faiket po gezojne si u zhbe Shqiperia dhe bllafsemimet e Faikut duken prape te vyera..

    Reply to this comment
    • Homeri Shqyptar December 17, 03:38

      Ju flet Moska…Davari Moskva

      Reply to this comment
      • mirel December 17, 15:06

        Po po, se me Zogun mbi krye ju fliste Serbia dhe Mali i zi.
        Enver Hoxha beri ate shtet qe enderonte Konica.
        Po Konica nuk e bente dot se ishte zogist muti.
        Kaq mjafton per ta lene Shqiperine nen deshperimin serb.
        Enver Hoxha jua luajti fene te gjitheve.
        Burri me i larte i Kombit shqiptar.
        Te tjeret jane pacavure

        Reply to this comment
    • xxx December 17, 04:13

      Faiket qe gezojne, merren me persiatje lart e poshte kazanit mediatik gjithe diten e perendise e si veper per vendin kane vec gurin ne traste tepke si kumbari i tyre konica.

      Reply to this comment
  4. Respekte edhe konices bashke me naimin e cajupin December 16, 19:09

    Dhe e kujtoni ndonje gjeni konicen ? C,te bente me teper per kta “mut” shqiptare qe ne emer te turqise shqeyen poujt e botes por sidomos komshije ? Donte gjithsesi t’i shpetonte hakmarrjes se tyre dhe te futeshim ne nje rrjedh njerezish normal .por jojo dhe te tjeret te mos ns”cysin”,s’behemi kollaj NJEREZ….

    Reply to this comment
  5. LORA December 16, 20:01

    I paska shperndare ne tavoline Faik beu letrat e fallit politik te fillim-shekullit te njezete per Ballkanin.
    Duket qe si shqiptar i ftooooohte po e peshon mire se c’mund te dale per veten e tij,,,rrufjan e bir rrufjani.

    Reply to this comment
  6. Shqiptari December 17, 11:38

    Kur e ka botuar Faik Konica kete ashtu ka qene, kemi pare sejcili punen e vet!
    Por 50 vjet komunizmi (qe Faiku nuk e provoi), e mesoi kete popull mos shohe punen e tij, por te shohe punet e te tjereve. Pikerisht nga kjo vuajme sot dhe nga kjo nuk bejme dot hajer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*