Shqipja standarde dhe marrëdhëniet me dialektet (PJ.II)

December 20, 2015 11:54

Shqipja standarde dhe marrëdhëniet me dialektet (PJ.II)

Në këtë pjesë të dytë të intervistës me Prof. Shkurtajn, trajtohen problemet aktuale të shqipes standarde dhe raportet me dialektet.

Si duhet të punohet për ruajtjen e pastërtisë së shqipes në kushtet e një shoqërie të hapur dhe vërshimeve të shumta të fjalëve nga gjuhët e huaja.

Cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë aspekt dhe si duhet të sillemi ndaj gjuhëprishësve, të cilët Faik Konica i fshikullonte ashpër duke i quajtur “analfabetë me diplomë”…

(Vijon nga numri i kaluar)

– Megjithatë, disa terma, ndërkombëtarë të themi, janë të pashmangshëm, apo jo?

– Në radhë të parë duhet dalluar mirë ç’janë fjalë të huaja të panevojshme dhe ç’janë huazime a ndërkombëtarizma të pranueshme. Lidhur me këtë, natyrisht, kërkohet shoshitje e njohje e mirë e lëndës, maturi e qëndrime të peshuara në mënyrë që të bëhet pastrim i shoqëruar me pasurim të mirëfilltë, pa cenuar askund dhe aspak aftësinë shprehëse, përndryshe, “po të bëjmë pastrim për pastrim, do të ishte varfërim i gjuhës”. Shtimi i termave ndërkombëtare në gjuhën shqipe është dukuri normale, që lidhet me zhvillimin e gjithanshëm të vendit tonë në fushat më të ndryshme, pra me faktorë jashtëgjuhësorë. Ndërkombëtarizmat e shqipes letrare të kohës sonë vlerësohen si mjete e vlera të nevojshme që pasurojnë leksikun. Ata tashmë kanë depërtuar thellë në gjuhë, janë bërë pjesë e pandashme e shqipes, ashtu si edhe e një vargu gjuhësh të tjera. Zëvendësimi i tyre disa herë është i pamundshëm e disa herë i padobishëm, sepse mund të dëmtojë shprehjen e qartë të nocioneve përkatëse. Lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj fjalëve ndërkombëtarizma është shumë mësimdhënës vlerësim i njohur dhe i zbatueshëm pothuajse kudo në marrëdhëniet ndërmjet gjuhëve kombëtare dhe nevojave të shtimit të fondit të tyre me fjalë e sidomos terma të përbashkët e të njëjtë me shumë nga gjuhët e botës: fjalët e huaja të domosdoshme, të përfaqësuara në shumicën e rasteve nga terma shkencorë-teknikë të pranuar përgjithësisht, nuk do të ishin të domosdoshëm, sikur të mund të përktheheshin. Edhe historia e shqipes na jep shembuj të vlefshëm për të vërtetuar se “purizmi” i skajshëm nuk ka pasur fryte të mira. Mund të kujtojmë se disa përpjekje të veprimtarëve të Rilindjes sonë Kombëtare për pastrimin e gjuhës shqipe ishin të natyrshme e të kuptueshme për atë kohë, porse sprova për të shqipëruar edhe terma me shtrirje ndërkombëtare si: gjeografi, satelit, vullkan, me fjalët dheshkronjë, pasës, mal që nxjerr zjarr, ose termat astronomi, anatomi, gjeometri, zoologji, me qiellshkronjë, njeritregonjë, dhematje, kafshëtregonjë etj., nuk gjetën jehonë në periudhën e mëpasme.

Sidoqoftë edhe për qëndrimin ndaj ndërkombëtarizmave nuk mund të jepen “receta” të sakta. Ka mjaft raste kur, edhe për terma që kanë shtrirje ndërkombëtare, shqipja ka gjetur mundësinë për të krijuar fjalë të përshtatshme e të motivuara nga burimi i vet. Këto vitet e fundit kanë marrë përhapje të gjerë terma si: drejtshkrim, drejtshqiptim, gjuhësi, gjuhësor, gjuhëtar në vend të ndërkombëtarizmave përkatëse: ortografi, ortoepi, linguistikë, linguistik,-e, linguist; asnjanësi për neutralitet; asnjanësoj dhe asnjanësim në vend të neutralizoj, neutralizim.

– Profesor Shkurtaj, si e shikoni rolin e shtypit dhe të medieve në këtë problematikë që parashtroni?

– Disa herë në artikuj e kumtesa, si dhe në librat e ligjëratat e mia, kam thënë, stërthënë dhe prapë po e shpreh se ne sot, si popull e si komb shqiptar, kemi shumë djem e vajza me shkollë, që i dinë aq mirë gjuhët e huaja të Europës e të botës, sidomos anglishten, italishten, frëngjishten dhe gjuhë të tjera, kohët e fundit edhe greqishten për arsye të emigracionit në atë vend fqinj e traditashumë. Kam pohuar, përsëritur dhe prapë po e shqiptoj se kjo përbën një gëzim e kënaqësi për nivelin e mirë të arsimimit dhe kulturimit të tyre. Edhe MASH-i i Shqipërisë, këto vitet e fundit, madje me vendim ministror e në formë detyruese ka shtruar domosdoshmërinë e të nxënit të anglishtes si lëndë mësimore parësore në shkollat tona të mesme. Edhe kjo, kam thënë e po e stërthem, ka qenë e mirë, pa asnjë dyshim vetëm e mirë. Porse, ndërkaq, sa herë kam folur e shkruar për kulturën e gjuhës, nuk kam reshtur s’u ankuari e së pohuari edhe faktin e trishtuar se, ne, si komb e si popull shqiptar, për fat të keq kemi aq pak njerëz që dinë ta flasin e ta shkruajnë shqipen ashtu si duhet; sa herë kam folur për mediat e folura e të shkruara, me dashamirësi e zemër të hapur, ua kam vlerësuar rolin e tyre ndikues, peshën dhe modelin kulturor e shoqëror që koha e sotme u ka dhënë atyre, si “Pushteti i Katërt” që janë, porse, ndërkaq, gjithmonë kam theksuar edhe rolin e tyre modeldhënës: përkatësisht të radios e të televizionit, përfshirë aty edhe shumëçka tjetër të komunikimit elektronik të kohëve të reja, për gjuhën e folur dhe të gazetave e revistave, bashkë me librat, për drejtshkrimin dhe përgjithësisht për kahun e mëtejshëm të shqipes. Më se një herë, për të mos gabuar, por edhe pse më është dukur vetja herë-herë edhe disi i vetmuar e pa mbështetjen e duhur nga shteti e shoqëria e sotme, i jam drejtuar për ndihmë e mbështetje, herë Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës që lëvdojnë hiret e shqipes e me ato cilësime ndjellin dashurinë e shqiptarëve për gjuhën shqipe, herë Faik Konicës dhe kam parafrazuar madje fshikullimin e tij të ashpër ndaj gjuhëprishësve, që ai i quante “analfabetë me diplomë”, ashtu sikundër, m’u duk e udhës ta përdor në përgjigjen time të sotme urtësinë dhe porosinë e vyer të poetit Kristo Floqi, që shkruante:

“N’asht nji visar dija e gjuhëve të hueja,

dija e gjuhës s’atë asht nji detyrë për ty.

Pa gjuhën së ke as nder, as randsi.

Pra, kjo vegël e artë, kjo arm’e shenjtë,

ky shpirt, kjo fuqi e kombit a duhet

me u lane mbas doret?

Ktu a çashtja.”

– Profesor, po ju bëj një pyetje e cila më shqetëson vazhdimisht kur jam me gjuhëtarët: Kur kanë kaluar më shumë se 40 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, ende ka një diskutim rreth tij. Ka nga ata që e mendojnë të gabuar njësimin e shqipes letrare, pasi u bë në kohën e diktaturës. A duhet të vazhdojë edhe më tej një debat i tillë, apo beteja për gjuhën e njësuar mund të konsiderohet e fituar?

– Së pari, më lejoni t’ju them juve por, në radhë të parë të gjithë atyre që e kanë në majë të gjuhës kundërshtimin e njësimit të gjuhës shqipe dhe i kundërshtojnë edhe Konsultën e Prishtinës (1968) edhe vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe (1972) se asnjë nga gjuhët zyrtare të shteteve të kombeve të qytetëruara nuk është bërë me vendime plebishitare. Ato janë formuar si domosdoshmëri e ecurisë dhe e organizimit të jetës shtetërore e kombëtare në vendet përkatëse. Italianët e gjermanët kanë pasur e kanë nga dymbëdhjetë dialekte, por prej shumë shekujve kanë krijuar edhe gjuhët zyrtare kombëtare. Ndërkaq, ashtu si për çdo dukuri tjetër të kulturës kombëtare edhe “normat e çdo gjuhe janë të gjalla e në lëvizje”, prandaj edhe krijohen këshilla ose komisione specialistësh për t’i shqyrtuar ashtu siç meritojnë edhe prurjet që mund të mos jenë njësoj me normën drejtshkrimore, por që përbëjnë prirje të përshtatshme ndaj zhvillimit të gjuhës shqipe të sotme. Këtë detyrë ka edhe Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe, i krijuar qysh nga viti 2004. Edhe në Këshill, ashtu si edhe në shkrime e tubime të ndryshme shkencore ka pasur diskutime, janë shprehur edhe mendime e propozime për plotësime e përfillje të atyre dukurive që përbëjnë prirje të përshtatshme ndaj zhvillimit të gjuhës shqipe të sotme, porse ato nuk kanë të bëjnë më me themelin e gjuhës letrare të njësuar e të vetme për të gjithë kombin.

– Pra, me sa marr vesh, ju jeni pro gjuhës standarde?

– Unë jam mbështetës i idesë së Akademikut Idriz Ajeti se “beteja e shqipes së njësuar është fituar”. Kombi shqiptar dhe shtetet e tij në Tiranë e në Prishtinë kanë tashmë një gjuhë të vetme, të njësuar e të përbashkët. Ajo, sigurisht, mund edhe të përmirësohet, por në radhë të parë ajo duhet të adhurohet, të përqafohet, të mbrohet dhe të mbahet edhe më tej si nyja kryesore e përbashkësisë shpirtërore e kulturore e të gjithë shqiptarëve, pa dallime krahinore, fetare ose klanore.

Dhe, për ta mbyllur, por edhe për ta pasur si peng jete do të pohoj se këta dhjetë-njëzet vjetët e fundit kujdesi i shtetit dhe i institucioneve shqiptare për gjuhën ka rënë së tepërmi. Janë çelur edhe shumë sektorë pune joshtetërorë, gjithçka është në udhën e privatizimit e të ndryshimeve. Kjo udhë do të vazhdojë, por një gjë duhet të mbetet përherë e “paprivatizuar”. Ajo është gjuha shqipe, gjuha jonë e përbashkët, që na dallon e na mban gjallë si komb më vete, si popull i lashtë e me kulturën e vet të vlefshme e të denjë për t’u mbajtur gjallë edhe më tej. Për hir të kësaj bashkarie shpirtërore e kulturore themelore që përfaqëson gjuha shqipe për popullin shqiptar, sot më tepër se kurrë, pas ndryshimeve të bëra në Ballkan e, sidomos, pas luftës në Kosovë, që u mbyll me fitoren e NATO-s e me kthimin e kosovarëve në shtëpitë po edhe në shkollat e institucionet e tyre arsimore, shkencore e kulturore, puna me gjuhën shqipe nuk mund t’i lihet vetëm shkollës dhe instituteve shkencore që e studiojnë. Puna e tyre do të vazhdojë dhe duhet të ketë të gjithë ndihmën e përkrahjen e nevojshme, por është koha që të ndërmerren edhe një varg masash të tjera shtetërore e joshtetërore.

– Për çfarë masash e kini fjalën?

– Mendoj se nuk duhet mënuar më asnjë grimë e të krijohet edhe një organizëm me karakter joshtetëror, por që të jetë i përhershëm e mbarëkombëtar dhe të ketë detyrën e mbikëqyrjes e të drejtimit të gjithë punës për ruajtjen, vlerësimin, studimin dhe mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha hapësirat shqiptare. Siç është, p. sh. Këshilli i Lartë i Frankofonisë për gjuhën frënge, i cili e shtrin veprimtarinë e vet në Francë dhe në të gjitha hapësirat frëngjishtfolëse, si në Belgjikë, në Zvicër në pakicat frankofone të Italisë së Veriut etj. dhe në të gjitha vendet e tjera ku flitet e shkruhet gjuha frënge deri në Kanada.

Hapja e kufirit me Kosovën dhe me trevat e tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi si dhe lidhjet me qendrat e diasporës shqiptare historike e të reja në Evropë, në Amerikë e gjetkë shtrojnë me doemos detyra të reja e shumë të mëdha për gjuhën shqipe. Ideja  ime e hershme dhe e sotme mbetet se kahu me i mbarë i përbashkimit dhe i njësimit gjuhësor të shqiptarëve ka qenë dhe mbetet ai që niset prej dialektit dhe shkon te gjuha e njësuar, duke qenë ato, kurdoherë, si uji në  enët komunikuese. Ajo që vjen prej dialekteve, edhe kur sjell ndonjë turbullim të pjesshëm, e pasuron gjuhën, kurse ajo që vjen prej standardit  dhe përhapet në nënstandardet e deri te të folmet popullore, pa dyshim, e kthjellon dhe e zhdërvjelltëson shprehjen dhe fuqinë realizuese të kumtimit mbarëshqiptar. Madje, sikundër ka shtjelluar me kompetencë të lëvdueshme Mikele Familjeti (Famiglieti) për diasporën arbëreshe të Italisë, edhe në raste të gjuhëve në kontakt e të diasporave, rruga më e drejtë është nga pikëpamja psiko-pedagogjike dhe formative, ecuria që shkon: nga dialekti te gjuha e përbashkët, pra edhe nga “gjuha e zemrës” te “gjuha e bukës”, aq sa (ku dhe kur) është e mundshme.

– Mirëpo, këtu duket se ka një konflikt midis standardit dhe dialekteve të shqipes?

– Standardi, sigurisht, duhet kuptuar si synimi më i lartë, si pika më e përtejme e mbërritjes, kurse e folmja a idiolekti i individit, bashkë më sociolektin përkatës të njësisë a qelizës më të vogël: mjedisit familjar, farefisnor dhe dalëngadalë krahinor a vendor, është kurdoherë vetëm pikënisja.

Po japim një shembull të thjeshtë: i linduri në Vermosh, si skaji më verior i hapësirave shqiptare të RSH-së dhe i linduri në Konispol, si pika më skajore e vendit, natyrisht, së pari, do të ushqehen me të folmet vendore përkatëse: të së folmes së Kelmendit, pjesë e gegërishtes veriperëndimore; të së folmes çame, pjesë e çamërishtes apo, thënë ndryshe, të toskërishtes jugore. Po kështu: i linduri në Ulqin ose në cilindo vis prej hapësirave bregdetare jashtë RSH-së, por që janë folës të së njëjtës gjuhë shqipe, dhe i linduri në Durrës, në Vlorë ose në Sarandë, si pika më bregdetare të përngjashme e me vajtje-ardhje të hershme e të reja si pika të lundrimit e të peshkimit, natyrisht, së pari, do të ushqehen me të folmet vendore përkatëse: të së folmes së Ulqinit, pjesë e gegërishtes veriperëndimore; të së folmes durrësake, si pjesë e të folmeve të Shqipërisë së Mesme; të së folmes së qytetit të Vlorës, si pjesë e toskërishtes dhe më saktë të labërishtes, ndërsa të lindurit në Sarandën e bukur të skajit jugor të Shqipërisë së sotme, si pjesë e çamërishtes apo, thënë ndryshe, të toskërishtes jugore.

Së andejmi, sipas fazave e stadeve zhvillimore moshore e në përputhje me faktorët jashtëgjuhësorë (arsimorë, kulturorë, mendësiorë etj.) të gjithë sa janë, përderisa e quajnë veten shqiptarë dhe gjuhën e tyre shqipe, do të shfaqin edhe prirjet e veta e do të marrin kahun e përparuar, largvajtës që do t’i shpjerë drejt standardit ose, përkundrazi, do t’i mbajë të mbërthyer në një tjetër tip ligjërimor, ku lakmia për standardizim mund të jetë më e pakët ose edhe e aspaktë.

– Profesor, në përmbyllje të këtij bashkëbisedimi të gjatë, dua nga ju një përkufizim apo një përcaktim për gjuhën standarde…  

– Ka pasur, ka e do të ketë njerëz që, gjatë gjithë jetës së tyre, p.sh. si bujq a blegtorë pa shkollë ose me shumë pak shkollë, pa lidhje e përfshirje në parti e në lëvizje politike a shoqata të ndryshme, të dhënë e të mbyllur kryesisht pas punës së vet, të cilët jo vetëm që nuk e lakmojnë standardin subjektivisht e vullnetarisht, por edhe mund të shfaqin mospëlqim të hapur ndaj tij e, për pasojë, ata do të na shfaqen gati gjithmonë si dialektalë, me ligjërim të prekur pak ose aspak nga zhvillimet e vetëdijshme e me vetëdashje, por ata do të kenë marrë aq sa merret kudo e kurdoherë në mënyrë të pavetëdijshme e të pavullnetshme. Gjithashtu, ka pasur, ka e (kushedi) ndoshta do të ketë edhe më tej, njerëz që, me dashje, me vetëdije të plotë, dalin në të kundërtën e rrjedhës zhvillimore të kahut normativues e standardizues, duke e quajtur dialektin e vet si “gjuhë” tjetër nga varianti standard, sikundër jemi mësuar tashmë ta dëgjojmë si rrufe në qiell të kthjellët nga ndonjë analist e gazetar në hapësirat shqiptare kompakte ballkanike, si dhe në diasporë. Nuk ka munguar, gjithashtu, edhe një zogori pseudogjuhëtarësh e “specialistësh për gjithçka”, të cilët, kryesisht për arsye protagonizmi e me mëtime të dukshme turbulluese e punëprishëse i hakërrohen standardit e procesit përbashkues e përnjësues shpirtëror e kulturor të shqiptarëve, duke shitur si “të reja”, çfarëdo mendimesh a qëndrimesh separatiste e tribaliste që janë tejkaluar e duhet të mbetën të mbyllura në periferitë e së shkuarës së errët e të pamirë të kulturës shqiptare. Hapja e tyre, qoftë edhe për arsye “historiati”, nuk i ka sjellë e nuk do t’i sillte asgjë të mirë as gjuhës shqipe, as kulturës shqiptare. Bashkohem plotësisht me vlerësimin dhe konceptimin e shëndetshëm dhe fatmirësisht mbizotërues ndër dijetarët më të autoritetshëm të letrave shqipe, se “qëndrimet e tilla, deshëm s’deshëm ta pranojmë, na ballafaqojnë me një alternativë prapakthyese politike dhe kombëtare”.

Intervistoi: Xh. Shehu

December 20, 2015 11:54
Komento

29 Komente

  1. Po ju a rras nji grusht ...u bot ju ! December 20, 13:41

    bOII mer tej ,
    me te tilla derdellitje ,
    nderkoh qe Bota mbare funxionon mbi Standarte dhe i
    mban ato si modele referimi e zhvillimi ne jete ,ne cdo aspekt te saj.
    Keni 24-vjet qe rrotulloheni rreth vehtes dhe prej atij rrotullimi
    absurd ,perplaseni ne toke ,duke ngritur lart vetem pluhur shoqeruar nga ajo e qelbur pordhesh len pas.
    Ngaqe jeni te paafte te zhvilloni ato arritje qe ka Standarti ,
    e pse jeni te pazote per te cuar dicka perpara e zhvilluar me tej ,
    te ndertoni dicka te re , filloni e prishni !
    Kjo ka qene filozofia e ktyre 24-vjeteve ne ate vend , ndjekur nga pseudot
    ne cdo fushe .
    Nji diskutim mbi dialektin qe si nji klloun her pas here cfaqet perball Standartit me turinj shtremberuar ,njilloj si e zgerdhimja e kryetarit te fisit te shpelles.
    Dialekti or tej , e dini ju cere o Dialekti ne vetvehte ?
    -Dialekti eshte si me then , nji Difekt Genetik Laringu ,
    eshte nji semundje gryke si me then , dhe asgje qe do mund ti bente karshillik Standartit qe do te thote arritje e nji Modeli Perfekte e Persosmerie , per rastin tone , te te folurit dhe shkruarit natyrishte .
    U bot ju …!

    Reply to this comment
    • info analitike December 20, 14:40

      O njish! O grupi! O kingu! Po tina a e di care osht drejtshkrimi apo t’ka njel ora ne kohen e qelesheve te gjyshit e te nalloneve te ijes.
      Jetojme me te vertete ne kohe te cuditshme ku edhe analfabetet marrin guximin te kritikojne gjuhetaret!!!

      Reply to this comment
      • Po ju a rras nji grusht ...u bot ju ! December 20, 14:53

        hahahahaHAHAH;

        info analitike ,
        flm per komplimentet or tej ,
        un s’jom ktu per drejtshkrim ,por per grushtin qy Migjeni desht me ja rras ballit pseudove

        oooooooooooooooooooooooooo si the mer tej si ???
        ANALFABETET guxojn te kritikojne gjuhetaret !!!!
        un ju boj tumin kaptines gjithe llapatarve te asaj bote te fishkur .
        hajt pra hik e mos m’dil mo para se ta rrasa ene ty .
        u bot ju …

        Reply to this comment
        • fllad December 21, 11:13

          Po ju a rras nji grusht …u bot ju ! apo LOVE- njesoj eshte
          me theshte neneja:
          o love o love.
          he i theshnja une
          As me ha mune
          me theshte ajo

          Reply to this comment
          • Po ju a rras nji grusht ...u bot ju ! December 21, 13:11

            flad,
            s’do desha te pergjigjesha me gjuhen qe njihni ju alabaket aty ,
            por nganjiher me duket si e vetmja menyre per
            tju tundur trute kafkave tuaja qe bejn lluk-lluk,
            si “love sharlatani” EDHE ti bashke me ate me …..hehehehehe mboll bete gojore o te pasionuarit e injorances .ju jeni fundi botes ne cdo drejtim .hyni ne debate pa pas asnji fije truri por thjeshte si kaqola ,per te shfryr frustrimin e asaj jete te dhim alla turka shpellare

    • era December 21, 11:10

      E sigurte si gjithmone qe trutallashet mendjen e kane te shkarravisin vete dhe jo te lexojne se cfare eshte shkruar.
      Pershendes intervistuesin dhe veçanerisht profesor Shkurtajn per mençurine, pjekurine, urtesine dhe profesionalizmin e mendimeve dhene ne kete interviste.
      Keto intervista jane nje shprese se akoma ka shprese qe Shqiperia te mos reshkase ne gremine perfundimisht, ne rrugen ku e futi me ndergjegje vegla e Serbise dhe armiqve te tjere te veshur me roba demokracie.

      Reply to this comment
      • * December 21, 14:06

        s’kemi asgjo kunder profesorit ,
        por tema Dialekt te cilen shpesh her ,per qellime antishqiptarre e hedhin gjasme per diskutim ne media disa sharlatane ,duke kerkuar te injorojn nji Standart Nderkombetare , na ben ,te japim komente mbi ate .
        po jane veglat e serbise dhe kujdo antishqiptari ,ktu jam me ju ..era !

        Reply to this comment
  2. info analitike December 20, 15:24

    Lere Migjenin se e para e punes nuk ishte “cun Tirone” por nga ata “or taj” me te cilet ti tallesh, e dyta eshte mire ta studjosh me mire qe te mesosh me shume e jo ta perkthesh ne dhune sipas qejfit. Sot grushti i Migjenit do te drejtohej ndaj njerezve si ti sepse Migjeni shkruante shqip e jo “rrap shkrap” si puna jote qe je mesuar vec me grushta.

    Reply to this comment
    • Po ju a rras nji grusht ...u bot ju ! December 20, 15:44

      hahaha,
      m’bone te hedh edhe nji veshtrim jasht radhe ,
      thjeshte se me shton humorin .
      Grazie infoooo .
      jo re …!
      pSE shqip shkrunte Migjeni ? jo Dialekt ? ja ke fut kot ,nejse
      hahah kjo shprehja rrap skrap -me duket jo keq ,ka Humor mrena

      Reply to this comment
      • info analitike December 20, 16:20

        Te shkruash shqip dmth. te merresh vesh. Ne kohen e Migjenit shkruhej ne dialektin gege (te Elbasanit) edhe ne dokumentet zyrtare por ti keto gjera nuk ke pasur kohe t’i lexosh i zene duke gjuajtur me grushta njerezit.

        Reply to this comment
        • Po ju a rras nji grusht ...u bot ju ! December 20, 16:53

          Dialektin gege te Elbasanit !!!
          Po me befason , ndoshta ,s’e di .
          Kam lexu dikur thashetheme per Migjenin ,
          atje ke pellgu i peshqeve dhe me dukeshin disa gjera shume te exzagjeruara ,ku flitej me superlativa etj etj ,
          por qe per cdo rast un e vleresoj Migjenin e cdo Poet qe ka pas shkru ne dialktin e vet ,per ate kohe qe Standati nuk njihej .
          Megjithate un mendoj se problemi ne pergjithsi qendron ke serioziteti i studjuseve te epokes nastardinit te shpelles kto 24-vjet jo ke Poetet e se shkuares ,qe ne padyshim i nderojm e rrespektojm .

          Reply to this comment
          • Joni December 21, 16:59

            # po ju rras…
            Ne lexojme shkrimin s’merremi me nje rrote jari si puna jote qe kerkon protagonizem, me siguri te parët e tu shisnin qeleshe ne pazar dhe ti lan pjata ne ndonje restorant dikund. Idiot me pupla.

          • #'# December 21, 22:47

            po ky nastradini nga doli ktu !

            hahahahahahaha

            shko mer alabak e gjej katnaret e seren tende e hy ne bisede
            kakardhiqe

  3. musa December 20, 18:34

    Shenim
    Pershendetje professor, ju ndjek vazhdimisht, edhe pse nuk kam mbaruar per Gjuhe Letersi Shqipe, me pelqen shume tema. Kam disa vleresime, te cilat mundet qe te mos jene te gjitha te drejta, sepse tashme ka kaluar gjysme shekulli nga kohe kur une kam bere gjuhe shqipe. Shume rregulla mund te kene ndryshuar.

    … ka shkarje të normës e gabime trashanike, si p.sh.: nënpunës në vend të nëpunës; me patjetër në vend të pa tjetër, pa mëdyshje, apo që thonë te mua në vend të te unë; tek tynë vend të tek ti.
    / mos valle duhet tek unë; te ti – pra e kunderta e keshillimit tuaj?/

    … ata që janë vërtet të shqetësuar për gjendjen e gjuhës (jo patjetër nga institucionet) për të diskutuar…
    /tani kjo “patjetër” duhet bashke, sic eshte ketu, apo duhet vec (pa tjetër) sic rekomandoni pak me lart?/

    Të folurit dhe, sidomos, të shkruarit në gjuhën letrare kombëtare është sot shenjë e tregues kulture.
    / është apo janë- nuk pershtetet kryefjala me kallezuesin//

    …në mbështetje të vlerësimit për pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë të shtetit shqiptar… për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nga Shteti dhe nga krejt shoqëria shqiptare… detyrim i përhershëm i zyrtarëve të Shtetit dhe i të gjitha institucioneve që varen (ose që lejohen) nga Shteti… për gjuhën zyrtare të shtetit… të gjitha institucioneve që varen ose lejohen nga shteti.
    / ka nje rregull ne ushtri: o te gjithe me kapele (dhe keshtu duhet), ose te gjithe pa kapele (edhe pse nuk duhet)- pra fjala “shteti” eshte perdorur here me te madhe e here me te vogel; mendoj se duhet vetem me te vogel/

    Jam bindur se të gjithë shqiptarët e kanë ndier dhe e përjetojmë, jo pa shqetësim, rënien e kujdesit të shtetit…
    / shqiptarët e kanë ndier dhe e përjetojmë…ngaterrohen peremrat vetore – e përjetojnë/

    Për ta thënë më shkoqur: Shqipja dëmtohet nga mungesa e kujdesit prej atyre që shkruajnë e botojnë pa kujdes, pa i kaluar artikujt…
    / mungesa e kujdesit dhe pa kujdes- mendoj se njeri togfjalesh eshte parazit/

    Por, kemi pak, shumë pak njerëz që e dinë mirë gjuhën shqipe…
    /Por, -presja nuk ka asnje funksion ketu/

    Po të ishte gjallë i ndjeri Atë Anton Harapi do të thoshte….
    /Atë- me shkronje te madhe duket si pjese e emrit, por eshte fjala per titull, funksion si: profesor, minister, kryeminister, imzot, president. Pra duhet me shkronje te vogel/

    Jam forti i gëzuar që shumë vetave u ka pëlqyer libri. Zonja Donika Omari, përkthyese e shquar dhe botuese, më shkruan: “Lidhur me “Urgjencën gjuhësore”: A mund të arrihet gjë me TVSH-në të bëjë diçka të ngjashme me emisionet e Prof. Sabatinit në Rai 1?
    /mendoj se edhe zonja Omari e ka shkruar gabim “Prof.” duhet prof., sepse edhe ketu behet flale per nje titull, ofiq: si drejtor, kryetar, brigadier. Po keshtu edhe shkurtimet TVSH dhe Rai nuk kuptohen se nga cilat emertime te plota vijne: TVSH (vjen nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar; po te jete keshtu atehere shkurimi TVSH ka kuptim; por puna eshte se eshte fjala per Televizionin Shqiptar (ketu nuk ka fare ndonje fjale me V). Pervec kesaj, pse Rai me shkronje te vogel dhe TVSH me te madhe?
    RAI operates many DVB and Sat television channels and radio stations, broadcasting… RAI has a relatively high television … RAI’s broadcasts are also received in neighboring countries, including Albania,. Half of RAI’s revenues come from broadcast receiving licence fees, the rest from the sale of advertising time. In 1950, RAI became one of the,,,,

    Ndërkombëtarizmat e shqipes letrare të kohës sonë vlerësohen si mjete e vlera të nevojshme që pasurojnë leksikun. Ata tashmë kanë depërtuar thellë në gjuhë…
    / ndërkombëtarizmat – pse Ata dhe jo Ato? – ato male; keto vite; ato nacionalizma/

    … fjalët e huaja të domosdoshme, të përfaqësuara në shumicën e rasteve nga terma shkencorë-teknikë të pranuar përgjithësisht, nuk do të ishin të domosdoshëm, sikur të mund të përktheheshin.
    / fjalët e huaja të domosdoshme nuk do të ishin të domosdoshëm, sikur të mund të përktheheshin.- ka dicka qe nuk shkon ne kete fjali/

    …porse sprova për të shqipëruar edhe terma me shtrirje ndërkombëtare si: zjarr, ose termat astronomi, anatomi, gjeometri, zoologji, me qiellshkronjë, njeritregonjë, dhematje, kafshëtregonjë etj., nuk gjetën jehonë në periudhën e mëpasme.
    /sprova… nuk gjetën jehonë- kryefjala njejes dhe kallezuesi shumes??? – nuk gjeti jehonë/

    … kemi shumë djem e vajza me shkollë, që i dinë aq mirë gjuhët e huaja të Europës e të botës/ …. qendrat e diasporës shqiptare historike e të reja në Evropë, në Amerikë…
    /si duhet Evrope, apo Europe, pse dy standarde???/

    … puna me gjuhën shqipe nuk mund t’i lihet vetëm shkollës dhe instituteve shkencore..
    /nuk mund t’i lihet, apo nuk mund t’u lihet??/

    … ku lakmia për standardizim mund të jetë më e pakët ose edhe e aspaktë.
    /fjalen “e aspaktë”, ju e keni formuar nga fala “e pakët”, duke vendosur “as” para. Atehere, mos valle fjale e re do te duhej te ishte “e aspakët”??

    Nuk ka munguar, gjithashtu, edhe një zogori pseudogjuhëtarësh e “specialistësh për gjithçka”
    /”gjithashtu, edhe” jane sinonime dhe njera eshte e tepert/

    … i hakërrohen standardit e procesit përbashkues…
    /i hakërrohen-ketu duhet : u hakërrohen/

    Hapja e tyre, qoftë edhe për arsye “historiati”, nuk i ka sjellë e nuk do t’i sillte asgjë të mirë as gjuhës shqipe, as kulturës shqiptare
    / nuk i ka sjellë e nuk do t’i sillte – ketu duhet: nuk u ka sjellë e nuk do t’u sillte…/

    Reply to this comment
  4. lato December 20, 18:39

    E keqja e gjuhes jane maloket.Maloku duhet te jete 100 here me i afte se nje qytetar kur te marre nje note kaluese ne gjuhet e huaja.Kush i ka vu note kaluese Sali Berishes ne amglisht ka demtuar jo vetem gjuhen shqipe,por edhe anglishten.Nuk eshte nevoja per emisjon humoristik,kur flet Sala anglisht ne parlamentin europjan.U gajasen europarlamentaret!Na felliqi,i felliqmi.Po ndegjoni qytetarin fisnik Faik bej Konica 100 vjet me pare,kur fliste anglisht,frengjisht,e ndegjoshin amerikanet,i vishin ne dispozicion radion kombetare ne 1939..Ju mor zotnij doni ta beni shqiperine me maloke,por shqiperine e bejne vetem fisniket.Shifni katunarin kur rri maje bicikletes.Duket si cap.

    Reply to this comment
    • Toka e Xanun December 20, 19:06

      hahah, Lato i ke ren shpellarit me hu kaptines,
      thuj cte dush ti ,
      por maloket jan bo sot intelektuhalet e atij vendi hahah

      Reply to this comment
      • info analitike December 21, 10:13

        Toka e Xanun tashme e legalizuar nga “cunat e Tirones”. Lerini keto budallalleqet me “shpellare” e “maloke” se me keto lloj paragjykimesh jeni ju qe keni mbetur ne kohen e shpelles. Po ta shohesh nga aspekti profesional Berisha ka mbaruar mjekesi dhe jo anglisht dhe ne fushen e tij ka qene i zoti, ndryshe nga ky cuni i Tirones qe nuk qe i zoti te qulloste gje ne pikture as ne Shqiperi e as ne France. Ne politike tashme po shohim se si “maloku” si “qytetari” po sillen harbutshe e po vjedhin duke abuzuar me pushtetin njesoj.

        Reply to this comment
        • Ka edhe idiota me dipllom katunare e shpellare December 21, 10:27

          Edhe pse shpesh kerkon mu shit ktu ne Forum ,
          si gjasme nji tip i moderuar dhe c’eshte me interesantja ,
          si dikushi, qe gjasme di ti japesh spjegime te tjerve ,
          mbi tema te ndryshme qe diskutohen ktu ,
          nuk mundet te mos kuptosh ke ty , ate se je nji fyell .
          Un do te fusja ,pra kategorizoja ty ,
          ne Pacientet e Veshtire ,
          por jo te pakurushem .

          Reply to this comment
          • info analitike December 21, 14:09

            Une nuk kam nevoje te shes asgje me ngaterron me te shitesin e fiqve! Shko meso te shkruash shqip me pare pastaj hajde jep mend e dialogo. Vazhdo me grushtat se ndoshta eshte e vetmja gje qe ke mesuar te besh.

          • aha ... o capito va beh. December 21, 14:17

            OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
            info analitike !

            pergjigjet e tua sa vijn dhe fundosen posht siperfaqes se ujit ,ku ti deri tani mbaheshe ,
            eshte mjaft zhgenjyse nji pergjigje e tille ,pothuaj infantile !
            Dhe mos ja fut kot ,se s’te qelloj asnji me grushta – thjeshte po bisedojme –
            Un mendoja semos ishim miqe ne ,dmth pas nga kendveshtrimi qe jemi shqiptare ..nesje e shof qe te ka mbet qejfi keq, edhe pse un me shume kerkoj te provokoj pak inteligjenc kombinuar me Humor ktu , pra lene fare ,, klm

          • info analitike December 21, 15:43

            Qesh e njesh qe vete lidh vete zgjidh, mua nuk me mbet hatri per dy budallalleqe neper komente, por nuk ia vlen te diskutosh me dike qe kerkon te beje gallate pa u perpjekur te kuptoje e te argumentoje seriozisht.
            Kete e ke shkruar ti ne komentin e pare:
            “hajt pra hik e mos m’dil mo para se ta rrasa ene ty .
            u bot ju “

          • e hoqa ate nickname .eeeh ! December 21, 16:07

            heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee !!!

            Pse ka dike ktu qe vertet mendon te diskutoj seriozisht dhe ofroj argumenta mbi x teme ?
            Interesante !
            Per fat te keq ,se kisha ven re me par ,
            nji deshire te tille .
            Sidoqoft ne jemi nji shoqeri e hapur sot , dhe ndoshta i lejojme vehtes edhe pak Humor pa cenuar Seriozitetin qe tematikat e ndryshme ktu kerkojn , pra …mendoj se ne te ardhmen do kemi te pranishem edhe partneret e duhur ne bashkbisedim . / Ein bißchen Spass muss sein ,shokuuu . hajt pra dite te mbare per te tere.

  5. fredi December 21, 00:41

    @musa

    E lexova me kujdes analizën gjuhësore. Jam dakord me vërejtjet, Mendoj që gabimet i ka bërë gazetari dhe jo profesori sepse do të ishte për të ardhur keq. Bravo për analizën e saktë!

    Reply to this comment
  6. bobo December 21, 11:35

    Gjuha standarte,ose me sakte gjuha zyrtare,duhet respektuar dhe duhet mbeshtetur fort nga te gjithe.Sot gjuha shqipe mesohet ne shume universitete te ndryshme te botes.Shume te huaj duan te mesojne gjuhen tone te bukur,prandaj standartizimin dhe zyrtarizimin e gjuhes,duhet ta shohim me seriozitetin me te madh.

    Reply to this comment
  7. hahah e di... December 21, 13:15

    Ka nji studim te fundit mbi Dialektin ,
    ku eshte ardhur ne perfundime se dialekti shkaktohet / vjen nga ato zona ku njerzit jane
    me te meta te konsiderushme mendore .

    dhe nqs do shofim shpellarin dhe mama dhine jozepinen ,kuptojne vertetsine e thenjes.

    Reply to this comment
  8. demo December 22, 04:34

    U be deti kos;hajt te shkaterrojme edhe gjuhen,si shkaterruam industrine,ushtrine,plantacionet me fruta,token,lumenjte.Vetem gjuha na ka mbetur pa “nxjerre ne reforme”,pa “dhene me koncesion”.Hajt te flasim zhargonin e gjysepins,birrrrrrrrrrishs,;t`ja japim me koncesion bushtres gjysepin,qe te ulerije si lavire:-“Xerre mer per zhelesh ..Gjuha standarte eshte komuniste,aq sa ishin komuniste Aleksander Xhuvani,Eqrem Cabej,Kostaq Cipo,Mahir Domi,Idriz Ajeti….Ama qe zhargoni i gjysepins eshte gjuhe bushtrash, kjo po,,ashtu si eshte bushter zalloresh e zallit Kirit,gjysepina birrrrrisshs..

    Reply to this comment
  9. Eni December 22, 07:34

    Për mua nëpunësit e lartë, përfshirë dhe deputetët duhen të rijapin provimin e gjuhës shqipe para se të betohen ( për ata që vinë nga emigracioni tu lihet një afat 3 muejor) pasi siç e kemi parë për shembull as Berisha dhe jo se jo Jozefina nuk kuptohen mirë sepse kur çnjerëzohen bëhen arkaikë…..bile dhe Rama nuk duhet të japë tapi për ata që fëmijtë e tyre nuk flasin me gramatikë me gjithëse shkojnë në shkollë(sa për prindët e tyre tu kërkohet kujdes). Kështu do të bëhet nëse mund të quhet kështu reforma e mësimit të gjuhës.Dhe si rezulat i afërt do të shmangën privilegjet e punësimit sidomos në punësimet e privilegjuara në pushtetin e katërt, siç i thonë, në favor të talentëve gjithëpërfshirëse.

    Reply to this comment
  10. Eni December 22, 07:40

    Dy pyetje për Xh. Topallin: Përse nuk flet dot në Kuvend në gjuhën standarte dhe a funksionon Instituti i Misrit në Shkodër?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*