Shqiponja dykrenare zbret në birrën zviceriane

June 27, 2018 15:50

Shqiponja dykrenare zbret në birrën zviceriane

Shqiponja dykrenare është bërë frymëzim në Zvicër. Një fabrikë që prodhon birrë në Luzern ka vendosur të ofrojë një ambalazh special në mbështetje të kombëtares në përballjen e sotme ndaj Kosta Rikës.

Gjesti i festimit të dy shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zviceriane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me simbolin e shqiponjës, ka ngjallur reagime jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek populli zviceran.

Lajmi më i fundit për “shqiponjën” vjen nga Luzerni, ku një fabrikë që prodhon birrë ka vendosur të ofrojë një ambalazh special në mbështetje të kombëtares në përballjen e sotme ndaj Kosta Rikës.

Në ambalazhin e birrës Luzerner Bier, është një fotografi e shqiponjës dykrenare që e përdorën Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, pas golave në ndeshjen ndaj Serbisë.

Në përkrahje të tyre, kjo fabrikë birre ka shkruar këtë status:

“Birrë Luzern origjinal. E shkëlqyeshme dhe freskuese, tamam si ekipi jonë kombëtar në Kupën e Botës. Sonte do të shënojmë dhe do të fluturojmë drejt 1/8 së finales”.

FIFA ka gjobitur dy futbollistët shqiptarë dhe kapitenin e Zvicrës me 10 mijë dollarë secili dhe duke iu ndaluar përdorimin e simbolit të shqiponjës gjatë këtij botërori.

Zvicrës i duhet të paktën një barazim përballë Kosta Rikës për të kaluar fazën e grupeve.

l.h/ dita

June 27, 2018 15:50
Komento

4 Komente

  1. x June 27, 16:56

    Po birra “Korca” & “Tirana”, apo atdhe kane parane, te tjerat lene mos e cyt ma.

    Reply to this comment
  2. Amerikani June 27, 17:06

    Ha haa bukur 🙂

    Reply to this comment
  3. Lala June 27, 17:30

    Jo mo shoku te tonet te mos bejne te tilla sepse na i ngele qejfi Serb Sales dhe Grek Dules.

    Reply to this comment
  4. T. Voda June 29, 05:26

    —- Fabrikes prodhimit ”’ LUZERNER BIER” , i duhet derguar nje mirnjohje per KETE GJETJE SHUME TE BUKUR DHE ME SHUME KUPTIM. ..

    —- Qe ne pamjen e pare ato DY DUAR , ne ate shishe birre[si pija me popullore ne bote], te JAPIN NDJESINE E MIQESIMIT, TE PAJTIMI, TE LUTJES E TE FALJES SE PERZEMERT ,TE MIKPRITJES, LIDHJES E BASHKIMIT TE SINQERT…

    —- Pamvarsisht se per SHQIPTARET vitet e fundit SIMBOLIZON edhe SHQIPONJEN NE FLAMURIN KOMBETAR [,dhe grupeve nacional shoviniste te fqinjeve u vret syte ] Ajo MBETET NJE SHENJE QE MER KUPTIM BOTEROR, KUPTIM UNIVERSAL. . ESHTE NJE SHENJE NGA E CILA DUHET TE DREJTOHET E ARRIJE SHOQERIJA NJEREZORE E CIVILIZUAR. …

    —– Ata dy djem, futbolliste te KOMBETARES ZVICERANE NE BOTERORIN -2018,.. -[ GRANIT XHAKA E XHERDAN SHAQIRI] pavarsisht xhestit emocional , PER VENDIN, KOHEN DHE MENYREN QE PERDOREN e REALIZUAN PRONOVIMIN E NDERKOMBTARIZIMIN E KETIJ SIMBOLI ., DUHET TE DEKOROHEN NGA SHQIPERIJA DHE KOSOVA, ”NDERI I KOMBIT”..!!!
    —- CDO OPINON E VLERESIM I KUNDERT NDAJ TYRE , DUHET TE INJOROHET . TE KONSIDEROHET JO CIVILIZUES E JO NJEREZOR..

    —– HISTORIA E KETYRE DY DJEMVE ESHTE HISTORIJA E TE GJITHE KOSOVES NEN THUNDREN E SHOVINIZMIT SERB. — — PRANDAJ, ESHTE TAMAM RASTI , QE SHKRIMTARET DHE REGJIZORET ME TE TALENTUAR, TE REALIZONIN NJE FILM DOKUMENTAR E NJE LIBER CILESOR , QE HISTORIJA E KETYRE DY DJEMVE [qe eshte dhe histora e Kosoves nen terrorin Serb] TE SHPERNDAHEJ ME TE GJITHA MENYRAT QE TE NJIHEN EDHE ME MIRE, NE TE GJITHE GLOBIN . …..

    —– NUK JANE ATA QE LENDUAN E OFENDUAN SERBIN , POR ESHTE POLITIKA E SHOVINIZMI SERB, AI QE I DETYROI FAMILJET E TYRE DHE KOSOVEN TE BRAKTISIN VENDIN E TE MARIN RRUGEN E REFUGJATIT NEPER BOTE. ..
    — BOTES ME TEPER SE KURRE SOT U DUHET TE PRONOVOHEN LIBRA E FILMA ME TEMATIKE TE KESAJ NATYRE //
    == Hallall , puna, djersa dhe edukata familjare..!!!
    –Pershendetje – Tomor Voda- NY–USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*