“Rama ka marrë shqiponjën e federatës ruse?” Përgjigja e historianit

February 25, 2019 21:41

“Rama ka marrë shqiponjën e federatës ruse?” Përgjigja e historianit

Shqiponja dykrenare, simbol i shqiptarëve anembanë globit, duket se është e destinuar për të qenë temë e debateve herë pas here. Kësaj radhe një debat është hapur në opinion publik ku kryeministri akuzohet se e ka ndryshuar shqiponjën e zezë në flamurin e kuq, duke e bërë të bardhë, madje ka nga ata që e krahasojnë me shqiponjën ruse.

Për të folur pikërisht për këtë çështje, ishte në “A show” në News24 historiani Pëllumb Xhufi, akademik, profesor.

I pyetur nëse ka sens që tek shqiptarët të ketë një lloj shqetësimi se çe gjen shqiponjën e flamurit, Xhufi tha se ka sens por nuk duhet ekzagjeruar.

Ne kemi shqiponjën më të bukur, se nuk jemi të vetmit që kemi shqiponjën me dy krerë. Ne e kemi marrë në një formë që nuk puqet fare as me sllavët, as me gjermanët, as me austriakët, as me serbët e malazezët e as me rusët. Shqiponja është një simbol që mjedisin e natyrshëm e ka tek flamuri. E ka cilësuar Barleti, për shqiponjën në flamurin e Skënderbeut. Ky flamur i cikluar në epokën e Rilindjes. Ata e rindërtuan, e riformuluan flamurin në bazë të thënies së Barletit dhe bënë një shqiponjë të shkëlqyer. Që nga ajo e shoqatës Vatra, Drita janë shqiponja të bukura, të zeza dhe me krahët e hapur, të shpalosur, dinamike po krejt e veçantë”, tha Xhufi.

Xhufi u shpreh më tej se shqiponjën në flamur nuk e ndryshon dot asnjë por se mund të vijnë në forma të tjera në varësi të vendit apo materialit ku përdoret, duke iu referuar debateve për shqiponjën e bardhë të përdorur në institucionet shqiptare në qeverinë “Rama”.

Shqiponjën në flamur nuk e ndryshon dot askush. Ne kemi dhe simbole të tjera, himni kombëtar, ai luhet e vjen në forma të ndryshme”, ilustroi historiani i njohur.

Duke komentuar shqiponjën e zezë të përdorur në kohën e PD dhe atë të bardhë që përdoret tashmë, ai shtoi: “Kjo Shqiponjë që u shfaq para disa vitesh në laptopët e deputetëve tanë, një shqiponjë e bardhë brenda një rrethi ngjyrë portokalli është shqiponja e Stefan Dushanit. Shqiponja tani ndryshon nga ajo ruse. Shqiponja ekzekutohet dhe në metal të bardhë, edhe në bakër, edhe në dyll, edhe në të verdhë, në ar. Nuk duhet qëndruar aq këtu. Unë do thosha më shumë që duhet qëndruar që të jetë një shqiponjë dinamike me krahët e hapur dhe të jetë afër shqiponjës së flamurit. Nëse është thelbi i bisedës që Rama ka marrë shqiponjën e federatës ruse, nuk do ta besoja kurrë me aq sa e njoh. Që të jetë një shkarje…Prandaj ka dhe kritikë”, tha Xhufi.

v.l/ Dita

February 25, 2019 21:41
Komento

11 Komente

  1. mirel February 26, 02:31

    po e leme qe ka shkare…

    Reply to this comment
    • Epiriiiiii February 26, 10:10

      Shqiponja dhe Flamuri i Arberit i Kastrioteve nuk ka Lidhje me Ngjyrat e Flamurit Shqiptar, me shume perafron Flamuri Malazes. Gj.Kastrioti ka perdor Fush te Flamuri ngjyr te Artè me Shqiponje te Kuqe, sot e kemi krejt Ndryshe, prandaj Debatet per Shqiponjen jan Kot se gjoja Rama paska Kopju Rusèt.

      Reply to this comment
  2. Beso February 26, 05:22

    Të shkelësh traditën kryesore patriotike,të shkelësh ligjin kryesor të ndryshojnë shqiponjën nga ajo e flamurit shqiptar,karagjozë dhe halldupë të llojit Berisha Nishani apo …ska bythe ku të rrijë.Ne e kemi shqiponjën unikale.të bukur të flamurit.Cmutin duan këta legen që e shëmtojnë.E ndryshojmë ose e mbajnë atë.në formë laraske.Xhufi ke qënë dhe je me edukatë më shumë nga cduhet. Mos harxho kohën me këta zorzopë.JANË BUDALLAI QË HODHI GURIN NE LUMË.As shqiponjën në flamur nuk e lënë rehat.

    Reply to this comment
  3. Oso shkodrani February 26, 08:36

    Me vjen keq, profesor, por duhet te jesh me i drejtperdrejte. Nuk mbrohet Kryeministri, duke ia zbutur gabimet e shkarjet. Jane pikerisht keto leshime, qe e kane “zhvendosur” Ramen nga boshti i Partise qe perfaqeson. Lojrat apo “shkarjet” me simbolet kombetare, nuk mund t’i falen as nje nxenesi te klsave te fillores, sepse qysh ne diten e pare te shkolles ai meson se si eshte flamuri dhe simbolet tona te shenjta.

    Reply to this comment
  4. ETHEM February 26, 09:38

    BRAVO D I T A:NUK PO LINI GJE PA SHKRUARE PER KM RAMA.POR BERISGET NUK I NGACMONI.
    -SIC DUKET NUK I KINI PARE TARGAT E MAKINAVE TUAJA QE I KENI ME SHQIPONJE BLU PER FAQEN E ZEZE TE SALIUT DHE SHPURES SE TIJ.
    -MERUNI ME GJERA THELBESORE E JO TE NDONJE PIKTORI QE I KA NDRYSHUARE NGJYREN SHQIPINJES RASTESISHT.
    -NUK MUND TE NDRYSHOI NGJYRA E SHQIPONJES DERI SA TE NGJALLEN RILINDASIT TANE TE 1912.
    -TEMA E SOTME ESHTE A DO E DJEG PERSERI VENDIN SB SI NE 96, 97,98,09,011..! UNE THEM SE PO.PO..PO.
    -SEPSE KY ESHTE MISIONI I TIJ QE NE 1992 ME POROSI TE AGJENTURAVE TE HUAJA.
    -UROJ QE TE SHPETONI FAMILJARISHT SE NDODHENI AFER RREZES SE GODITJES BERISHISTE SE DIKUR KINI QEN KUNDER TIJ.

    Reply to this comment
  5. Perllat kasapi February 26, 10:08

    Si gjithmone shqipkaret rrace e trashe…… duan te krijojne debat per nje gjethe fiku

    Reply to this comment
  6. cufo February 26, 10:22

    Juve vesveset ekstremistet e dy skajeve ,qe beni “patriotisme” nè letersine,ç.& ks perhapni panik e nxisni perçarje e luftra,del il edhe kunder historise qe e sajoni sipas shijeve tuaja.Juce e ndate kombin ne 5 pjes dhe Po e coni nè luftra te tjera

    Reply to this comment
  7. shqiptar February 26, 11:58

    Simbolet kombëtare, Flamuri, Stema e shtetit apo Hynni kombëtar nuk mund të bëhen objekt diskutimesh në bazë ideollogjishë apo shijesh personale, nëse ato janë miratuar nga parlamenti.
    Jo po i pëlqen ndonjë kryeministri këpurdha si simbol e hajde t’ja vemë flamurit në vënd të shqiponjës.
    Je historian zogist apo enverist, demokrat apo komunist, legalist apo republikan, simbolet kombëtare i takojnë gjithë kombit që ti pranojë apo ti ndryshojë.
    Pamvarësisht se shteti i bashkuar i shqiptarëve në kohën e Skënderbeut zgjati jo më shumë se një çerrek shekulli, duke u nisur nga fakti që çdo komb evidenton historikisht shtetin e tij të parë, si simbole kombëtare duhet të ngeleshin të pandryshuara simbolet e Skënderbeut
    Meqë Shqipëria pas shtetit të saj të parë, kaloi 500 vjet në pushtimin otoman, e me pa të drejtë historianët shtet të parë shqiptar quajnë shtetin e Ismail Qemalit, mund të ruheshte me fanatizëm flamuri që u shpalos në Vlorë në ditën e shpalljes së pamvarësisë

    Reply to this comment
  8. Titi February 26, 12:53

    Nje popull anadollak i vetmi qe luan me simbolet komtare ne ter planetin , njerez qe e urrejn prejardhien dhe vendin e vet dhe duan te ndryshojn xhdo gje qe ka lidhje me kombin , jan shoket dhe pasardhesit e atyre qe Enveri i ndiqte kemba kembes per tradhti komtare dhe i jepte çfar meritonin.

    Reply to this comment
    • mirel February 26, 13:34

      Sakte o Tit..te shikosh makinat duken sikur kane ardh nga Serbia. Flamuri shqiptar ne fushe te bardhe me shqiponje blu.
      Nuk in pelqen e kuqja dhe e zeza Ramutit?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim