“Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit bëhet çështje politike në Zvicër

June 24, 2018 13:22

“Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit bëhet çështje politike në Zvicër

 

Në fakt duhej të diskutohej për përmbysjen e rezultatit ndaj Serbisë, por në Zvicër tema e ditës është veprimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Festimi i tyre me shqiponjën pas dy golave të shënuar prej tyre, ka ngjallur debat të madh.

Në këtë diskutim është përfshirë edhe politika zvicerane.

Këshilltari federal, Ignazio Cassis mbron veprimin e dy shqiptarëve.

“Gjithkush është i lirë të shprehë gëzimin dhe emocionin e tyre sipas dëshirës, për sa kohë që këtë e bën me respekt”, thotë ai.

Dhe sipas tij, ky ishte rasti i Xhakës dhe Shaqirit.

Ai thotë gjithashtu se vet sporti nuk mund të krijojë polemika apo ndasi, aq më tepër në Zvicër ku ka një numër të madh të nacionaliteteve të ndryshme.

“Ne jemi një vend me shumë gjuhë, kultura dhe mendime, dhe prapë jetojmë në paqe së bashku. Jemi krenar për këtë diversitet”.

Edhe ministri zviceran i Sporteve, Guy Parmelin justifikon emocionet e përjetuara nga dy futbollistët, në një stadium ku nuk munguan as thirrjet provokuese nga tifozët serbë.

“Kush e ka përjetuar gjendjen e ngarkuar në stadium, vlerëson punën e jashtëzakonshme të Kombëtares Zvicerane dhe mund të kuptojë emocionet që përjeton një lojtar”, deklaroi ministri zviceran.

a.s/dita

June 24, 2018 13:22
Komento

8 Komente

  1. MH June 24, 15:00

    Serbet pretendojne qe shqiponja e Shaqirit dhe Xhakes asht provokim me sens politike.
    Demokracia lejon te interpretoje ne cdo forme emocione gezimi apo hidherimi.Keto dy gladiator te futbollit Zviceran keshtu e shfaqen emocionin e gezimit.Ne te kunderten le ta shfaqin serbet shqiponjen nese fitojne ne ndonji rast kunder ekipit te gladiatorve Zviceran,per te shperthyer dufin e tyne raciste qe keto jane i vetmi komb qe kane ndezur ne cdo shekull luftrat raciste ndaj cdo etnie ne gadishullin Ballkanik.Keto ne cdo betej te humbur gjene justifikime qe nga meshira dhe deri tek hipokrizia.Keto shkije dhe greku jane rracat ma te shpifura te keti gadishulli.

    Reply to this comment
  2. demo June 24, 15:06

    Shqyptaret e Kosoves ju ngriten ne nivele boterore qe nuk i kishit pare kurre,ju Zviceranet.Mbylleni gojen,dhe gezojuni fitoreve qe po ju a sjellin Dardanet.
    Djema heroike te Kosoves Martire!Mos kerkoni falje!Mos ju nenshtroni shantazhit serb te organizmave burokrate te futbollit,te korruptuara deri ne gryke.

    Reply to this comment
  3. u neveritem nga egzaltimi "patriotik sportiv"qe sbperthen neper kanalet televizive . June 24, 16:36

    Ne jemi te gjithe patriote , por patriotizmin nuk duam t’a perfaqesojme me llauzin tip morina cana de biaz osman mul trapi agim doc koti katunar xhaka nallban shaqiri, te gjithe kavje te sugjestimit politik te kriminelit kurv sali berisha me futjen e shqiperise ne koferencen islamike qe u ne vdekja dhe varri i identitetit shqiptar . Me kete Shqiperi sote gezohen e krenohen vetem . mafja politike, ekonomike, “kulturore” dhe sportive . Ne ka dhe bythgrisur qe u shkojne prapa, veten marshin ne qafe . Te tjeret (miliona) kane nevoje per Europe dhe jo per karrnavale aventureske dhe pordhe pordhacesh qe kujtojne se kane ne dore fatet e kombit .

    Reply to this comment
    • katarakti June 24, 23:22

      Ik mor idiot. Qenke trap fare. Dhe as qe merret vesh se çfare ke dashur te thuash. Veçse ndjehet nje urrejtje prej debili kunder shqiptareve. Do te jesh ndonje malok prej Puke.

      Reply to this comment
  4. Sali bolleku per familien e tij June 24, 18:48

    Kush eshte me rrezikeshme shqiponja apo te kthesh sumen perpjet ne mes te fushes.

    Reply to this comment
  5. info analitike June 24, 20:03

    Po cfare ceshtje politike qe ne Zvicer as nuk e vune fillimisht re gjestin e Shaqirit e te Xhakes e me vone pas reagimit te tifozeve serbe folen per te por u mbyll pa asnje zgjatje te tepert me mirekuptimin se ne nje moment emocional te tille ishte dicka e kuptueshme duke pasur parasysh historine e dhimbshme te Kosoves. Mos i transformoni situatat a thua se ne Zvicer eshte ndezsur gjithe ky debat. Pastaj shoke ketu ne forum deri para pak kohe nuk reshten se akuzuari si tradhetare lojtaret qe zgjodhen Zvicren! Lerini rehat djemte te luajne e te perjetojne ne menyren me te mire kete avancim historik te Zvicres ne historine e boteroreve! Bravo trajnerit boshnjako-kroat Petkovic dhe gjithe skuadres qe diti te luaje si nje kolektiv kompakt!

    Reply to this comment
  6. Halili June 25, 00:26

    Asht problem per serbet se ate kane 4 cccc ne flamur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*