“Shqiponja” edhe në Rumani, goli i Llullakut i siguron Astras fitoren

July 21, 2018 22:36

“Shqiponja” edhe në Rumani, goli i Llullakut i siguron Astras fitoren

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Azdren Llullaku ka shënuar gol me Astran që në javën e parë të kampionatit, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë rikthimin në Rumani.

Steauan-i i Bukureshtit u mposht me rezultatin minimal 1-0.

Goli i Llullakut u shënua në minutën e 43-të, falë edhe aktivizimit të një tjetër shqiptari, Kamer Qakës.

Llullaku luajti për 80 minuta, ndërsa Qaka për 77.

Ky i fundit u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në pjesën e dytë.

Azdren Llullaku ka luajtur në kampionatin rumun me Gaz Metanin në sezonet 2012-2016, ku numëron 103 ndeshje dhe 33 gola të shënuar.

s.a/dita

July 21, 2018 22:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*