Shqiponja flet me zë njeriu…

March 14, 2019 13:53

Shqiponja flet me zë njeriu…

Shqiponja flet me zë njeriu,
përmbi flamurin e shpalosur,
ç’t’i them shqiponjës unë i ziu,
kur edhe vetë jam i plagosur?!

Po ç’të të them-o zog krenar,
kush na plagosi ne të dy,
çudi më vjen si s’e ke parë,
se nuk ke dy-po katër sy!

Unë e kam parë e ngrysur-thua,
se si u shkrua historia,
poet njëlloj dhe ty si mua,
na ka plagosur pabesia!

Se kur më vriten bijtë e mi,
kur ka këtu krim edhe dhunë,
duhet ta dish-plumbin e zi,
e ndiej në zëmër edhe unë!

Sa plumba mora unë në jetë,
në historinë e pasosur,
ndaj siç ke shkruar-ti poet,
jam një shqiponjë e plagosur!

Dikur më prenë copa-copa,
si sot një shekull fiks më parë,
shpatën e mbante Europa,
dhe thikën bijtë tradhëtarë!.

Ndaj edhe jam unë me dy kokë,
dhe natyrisht me katër sy,
të shoh të gjithë atë toké,
që dikur quhej Shqipëri!

Të shoh Vermosh e Shën Naum,
Kosové-Ulqin e Çamëri,
kufijtë e detit që m’i shpunë,
bijtë tradhtarë né Greqi!

Të shoh Ulqin e Manastirë,
të shoh Janinën dhe Prevezën,
m’i shkulën krahët me pahirë,
ndaj nuk e hoqa kurrë të zezën!

Kasapët qenë të Europës,
më prenë toka edhe det,
por si ata më bënë gropën,
dhe një Esat e një Ahmet!

Dhe një Esat e një Ahmet,

dy më të liqtë nga bijtë e mi,
sërish ata janë në pushtet,
njeri Edvin-tjetri Sali!

Këto m’i tha Shqiponja jonë,
edhe u nis në fluturim,
qëndroi përmbi detin Jon,
me syrin pishë për vigjëlim!

A.DUKA

March 14, 2019 13:53
Komento

17 Komente

  1. Shahisti March 14, 14:23

    Kur fole me shqiponjen ti bejte, mas dopios se 12te?

    Reply to this comment
    • asnjeansi March 14, 15:31

      Ke quan “bejte” ti , more zagar ? Arben Duken , qe ka veprimtarine me te gjere e krijimtarine me te pasur , si asnje poet apo shkrimtar tjeter shqiptar ? Arben Duka ka mbi 40 vjet qe shkruan poezi , pamflete , tekste kengesh te pa numurta dhe ka fituar dhjetra çmime ne festivale e konkurse . Ti je nje qen -bir qeni dhe si puna jote , Arben Duka , ben nga nje çdo mengjez , aty ku shkon mbreti me kembe . Ti nuk vlen as sa nje qime e bythes se poetit .

      Reply to this comment
      • Shahisti March 14, 17:07

        Zagari i sat’ome. Qen bir qeni je vete, biles edhe gjyshin e kishe qen. Si puna ime Arben Duka i shef vetem ne enderr dhe thote, Ah sikur te isha si ai!. Bejtet jane produkt i frustracionit qe ka pesuar ky vogelush ne shkollen Skenderbej, dhe sidomos shprehin kompleksin e inferioritetit qe ka ky burre – leshi qe e shpreh si mani madheshtie.

        Reply to this comment
        • Demo March 14, 21:26

          Te paska bere Shah-Mat Beni ndaj flet me kete gjuhe!
          Si Dukajt nuk ben me nena, ndersa me jashteqitje si ty jane mbushur WC-te e botes!

          Reply to this comment
          • Shahisti March 15, 00:19

            Demo, po ti qeke hudh nga ana tjeter keshtu?

    • MTirana March 14, 22:50

      Mendon dhe shkruan gabim.
      Te gjithe Shqiptaret e njohin dhe e duan poetin tone rebel.
      Vlereso talentin, kurajon ,dashurine qe ai ka per vendin e tij , te mbrujtur nga familja qe nga femijeria.
      Vlereso faktin se nuk eshte servil.
      Kujtohu se po te peshtysh lart , te bie ne fytyre .
      Eshte shume e thjeshte po nuk te pelqeu MOS E LEXO !

      Reply to this comment
      • Shahisti March 15, 00:21

        Ate familjen mbush me sigurimsa dhe dashurine per vendin qe ka ky pijanec per vendin e kemi pare, eshte tamam si dashuria e kurves per karin. E lexoj qe te shof deri ku arrin budallalliku dhe mundohem t’ju hap syte ju qorrave qe akoma keni bajgat e Enverit ne koke ne vend te truve.

        Reply to this comment
  2. katarakti March 14, 14:26

    Bravo Beni. Nuk kam çfare te shkruaj me shume. Meriton te gjitha levdatat, respektin dhe pergezimet e mundshme.

    Reply to this comment
  3. garcon March 14, 15:27

    shqiperia ka nevoj per shum njeres si ju z.A.Duka

    Reply to this comment
  4. info analitike March 14, 19:03

    Nderro ilacet o bejtexhi se te shkaktojne halucinacione. Do te jene ilacet e shendetesise falas qe vijne nga Vietnami.
    Lere shqiponjen te fluturoje e lire nga paranojat e nje enveristi te thekur.
    I ka pare shqiponja edhe ato vrasjet me pushkatime pa gjyq ne pike te sabahut, edhe vrasjet e shokeve te luftes pas kraheve e shume krime te ndyra te vellavrasesit endhjer, i degjon ajo akoma sot deliret qe bucasin ngado te njerzve te rinj enveriste, ndaj ndjen neveri qe ti afrohet Shqiperise sepse kuterbon akoma ere enverizem.

    Reply to this comment
    • shqipe March 14, 21:42

      Jete te gjate o i madhi B,Duka!
      Epo,kur flet dhe kjo karagjozja e ballit!…anticenshurra,
      Kjo, qe i nderron linket si e jema rroçkanet, m’u ne dreq te vej…

      Reply to this comment
      • info analitike March 15, 03:21

        Ti vazhdo ha atë të gjyshes se i’a ke futur gjithmonë kot e as nuk di të ndash komentuesit nga njëri tjetri. E po kur me ngatërron me anticensuren nuk më mbetet veç të gajasem me budallallëkun tend

        Reply to this comment
        • N.V. March 15, 12:29

          info, po te rrefej nje sekret
          por mos ta dije asnje i tret
          kjo -shqipe- apo -N.Vjos-
          s’jane dy derra, por nje dos

          Reply to this comment
  5. Taraboshi March 14, 19:08

    Urime Z.Duka per nje shkrim dinjitos.dhe te gjithe ato qe dijne te lexojne si une te vlersojne ato qe kane harruat te lexojnesi si shahisti te vlersojne.
    Me kete raste dua te them se gjithe mone kemi vlersuar te keqin e ketiv vendi dhe jo ate qe i ka dhene ketij vendi.Kame pare ne Tirane nje kontraste ishte nje rruge afer 100 meter e mshefur diku tek kodra e kuqe dhe mbante emerin e Cerciz Topullit dhe nga treni e deri tek sheshi Skenderbeu quhet bulevardi Zogu I.Te pakten ne mos te ishte Bulevardi Fan Noli per mos te permendi Enver Hoxha.Respekte.

    Reply to this comment
  6. Lili March 14, 20:03

    Shume e bukur,prekese,por ke thene ne menyre metaforike epopene 107 vjecare te shtetit ame,qe e vrane,e sakatuan,e cnderuan tradhtaret.Buke e Memedheut i zente tradhetoret e pabese.Faleminderit i miri Ben Duka.Te perqafoj fort.

    Reply to this comment
  7. Nje qytetar March 15, 06:59

    Epo , te krahasosh Edi Ramen me Esat Toptanin e me antishqiptare si A. Zogun dhe Sali Berishen , do te thote qe ne , shqiptaret e thjeshte qenkemi idiote dhe nje turme te ciles po ua hap syte gazeta Dita me propoganden e saj te stilit komunist .
    O Beni , une e kuptoj Adrian Thanon dhe pronaret e kesaj gazete qe , per aresyet e tyre e kthyen kete dritare informacioni ne nje qellim te vetem per te sulmuar E.Ramen me cdo mjet e menyre .
    Por nuk te kuptoj ty , si ” Poet ” , mendjen hapur e te Lire , si ka mundesi te biesh kaq poshte e te behesh tellall propogandist .
    Qe te mos zgjatem shume , do desha nga ty apo kushdo qofte , te na faktoni se cfare ka bere Edi Rama dicka te ngjashme me keta ( vertet ) antishqiptare !? Apo , me qe keni ne dore nje mjet informimi , deri dje te respektuar nga shumica e lexueseve , tani , sapo u armiqesuat me Ramen , o burra , hidh balte e genje sa te mundesh , se dicka do mbetet . Jeni kthyer vertet ne Kazan !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?