Shqiponja flet me zë njeriu…

February 27, 2018 11:48

Shqiponja flet me zë njeriu…

Shqiponja flet me zë njeriu,
përmbi flamurin e shpalosur,
ç’t’i them shqiponjës unë i ziu,
kur edhe vetë jam i plagosur?!

Po ç’të të them-o zog krenar,
kush na plagosi ne të dy,
çudi mé vjen si s’e ke parë,
se nuk ke dy-po katër sy!

Unë e kam parë-e ngrysur-thua,
se si u shkrua historia,
poet njëlloj dhe ty-si mua,
na ka plagosur pabesia!

Se kur më vriten bijtë e mi,
kur ka këtu krim edhe dhunë,
duhet ta dish-plumbin e zi,
e ndjej në zemër edhe unë!

Sa plumba mora unë në jetë,
në historinë e pasosur,
ndaj si ç’ke shkruar ti poet,
jam një shqiponjë e plagosur!

Dikur më prenë copa-copa,
si sot një shekull plot më parë,
shpatën e mbante Europa,
dhe thikën bijtë tradhtarë!

Ndaj edhe jam unë me dy kokë,
dhe natyrisht me katër sy,
të shoh të gjithë atë tokë,
që dikur quhej Shqipëri!

Të shoh Vermosh e Shën Naum,
Kosovë-Ulqin e Çamëri,
kufijtë e detit që m’i shpunë,
bijtë tradhtarë-në Greqi!

Të shoh Ulqin e Manastirë,
të shoh Janinën dhe Pervezën,
m’i shkulën krahët me pahirë,
ndaj nuk e hoqa kurrë të zezën!

Kasapët qenë të Europës,
më prenë toka edhe det,
por si ata më bënë gropën,
dhe një Esat e një Ahmet!

Dhe një Esat e një Ahmet,
dy më të liqtë nga bijtë e mi,
sërish ata janë në pushtet,
njeri Lulash-tjetri Sali!

Këto m’i tha shqiponja jonë,
edhe u nis në fluturim,
qëndroi përmbi detin Jon,
me syrin pishë për vigjilim!

Shqiponja ruan fort folenë,
me syrin pishë në vigjilim,
se historia që po vjen,
na “ka dënuar” me bashkim!

Do të ribëhet historia,
dhe drejtësia me patjetër,
do të bashkohet Shqipëria,
dhe të mos dojë Kurva e Vjetër!

Arben Duka
Shkurt 2013-Shkurt 2018

February 27, 2018 11:48
Komento

18 Komente

  1. anticensurë25642654 February 27, 12:13

    ti vazhdo e mbro tradhëtarin dhe ta ka fajin europa??
    vazhdo o ben duka vazhdo!!
    vazhdo detin që nuk do të shitet aq sa tradhëtarët që përmënd më lart,vazhdo e mos fol për kuotat e hapsirat e minoritarëve dhe pastaj lërja fajin europës!!
    vazhdo e mbështet atë që mbështet dhe junkeri i beneluksit,atë mikun tënd që nuk flet!!
    vazhdo ben vazhdo!!
    se mos bësh gabim ti këthesh përgjigjen e thjeshtë junkerit,ku ta çosh në PS e ti thuash se “nuk japim asnjë mm,për jetën tonë e jo më për BE!!se BE mund të presë,mund të shkojë përpara dhe pa shqipërinë,por një shqipëri dhe më të vogël ne nuk e duam në BE!!
    kështu o ben djali!!fajin na i ka europa dhe kur ne mbrojmë tradhëtinë??

    Reply to this comment
  2. info analitike February 27, 17:01

    O bejtexhi te ka mberthyer kaq shume deliri i madheshtise sa po kalon ne stadin e qesharakes. C’plumba more zotrote qe kumandari te solli nga Labova te beri oficer e te mbajti me buke qe ti thurje lavde. Plumbat i moren ata qe i besuan si shok armesh e ai i vrau pabesisht pas shpine ose i torturoi e syrgjynosi duke ia bere jeten sketerre. Lere rehat shqiponjen te fluturoje e lire edhe mbi marrezite e tua, marrezite e nje enveristi te rrjedhur.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA February 27, 18:41

      O Info qeni,
      Nuk ka mberthyer Poetin Syshqiponje deliri i madheshtise, por te ka mberthyer ty,
      bir bashibozuku,
      deliri i poshtersise,
      antishqiptarise
      dhe i marrezis per te poshteruar cdo ndjenje patriotike dhe Atdhedashurie!
      Ti Krimb i Qorr,
      bir i ndonje tradhetari dhe Cubi , qe dje vrisnit pabesisht shpirtin liridashes te shqiptareve,
      ke avancuar si shume ne budallallepsjen tende!
      Hapi syte , o Qorr dhe lexoje mire Atben Duken se cfare shkruan!…
      Poezia ” SHQIPONJA FLET ME ZE NJERIU,…”,
      e ndertuar figuratifisht mbi bazen e nje
      P E R S O N I F I K I M I brilant,
      ku Poeti bashkbisedon me Shpendin Simbol te Shqiptarit dhe te Flamurit tone Kombetar!…
      Dhe mbush me krenari, kedo qe i rrjedh ne deje gjak i paster shqiptar!…
      Por ti bir tradhetari dhe bashibozuku,
      me gjak te zi prej mercenari,
      nuk te mbush me krenari Shqiponja dhe Flamiri yne!…
      Ty te nxin Fytyra kur sheh Shqiponjen, Simbolin e shpirtit liridashes te shqiptareve qe kane shkruar me gjakun e tyre Historine e Kombit shqiptar….
      +++++
      …Ishte vjeshta dhe pragdimri, nje vit para Clirimit te Atdheut nga pushtuesi nazifashist.
      Komandanti legjendar i Divizionit te pare Sulmues i Antifashisteve shqiptar, i sapokthyer nga Spanja martire, u urdherua te futej ne Veri te Shqiperise,
      qe flaket e Luftes Clirimtare te perfshinin edhe ate Zone te thelle, , krejt Shqiperine.
      Nje pjese e Brigades se pare Sulmuese, e ndare ne batalione, hyri ne Veri,…
      Komandanti urdheroi marshimin ne autokollone,per arsye sigurie, … batalioni i pare si pararoje, te tjerat ne mes dhe nje batalion si prapavije…
      Papritmes, prapa kraheve u qelluan dy partizane , qe mbeten te vdekur…
      Njoftuan shtabin e Brigades dhe Mehmet Shehu urdheroi ndalimin e marshimit …
      Formacionin qe ish prapavije,
      e urdheroi te rrethonte vendin nga ku u qellua pabesisht…!
      Per pak kohe , u kapen dy mercenaret qe kishin qelluar prapa kraheve dhe u prune aty , perpara trupave te partizaneve te vrare…
      Aty per aty Gjyqi partizan dha denimin dhe Komandanti ju drejtua tradhetareve:
      _ Keta dy partizane qe gotitet pabesisht prapakraheve ,
      jane Djemte e Popullit shqiptar,
      qe flene maleve, here me buke e here pa buke, por Shqiperia i ka derguar te luftojne Bishen nazifashiste dhe te clirojne Atdheun…,
      nuk i ka derguar ti vrisni ju prapa kraheve!…
      Dhe i pushkatoi te dy aty prane dy trupave te Partizaneve deshmore te Atdheut…
      Nje batare armesh u zbraz dhe mbare krahina mori vesh per ngjarjen tragjike!…
      Pas ketij akti, nuk u regjistrua me kembe mercenari qe ti godiste prapa kraheve Antifashistet e Brigades se pare Sulmuese,…!
      Me qindra e qindra ishin malesoret e Veriut te Shqiperise, qe ju bashkuan Brigades dhe Divizionit te pare Sulmues!… Veriu i Shqiperise u clirua dhe brigadat partizane hyne edhe ne Kosove, duke ndjekur pushtuesin kemba-kembes.Ne lufte me armikun, ne keto zona, dhane jeten e tyre per clirimin e teritoreve shqiptare 450 partizane!…
      …Ketro po sillja ndermend , kur po lexoja vrerin qe vjell ky Bir Bashibozuku me emer spiuni… Info-rmatori…
      A THUA TE JETE KY INFUA YNE DJALI I NJERIT PREJ ATYRE DY MERCENAREVE QE QEELUAN PRAPA SHPINE PARTIZANET E BRIGADES SE PARE SULMUESE?!…
      Po jetojme kohe te turbullta, kur,
      sic thoshe Noli yne i madh,
      Tradhetari shitet si Patriot
      dhe Patrioti shitet si Tradhetar!…

      Reply to this comment
      • info analitike February 27, 20:27

        Te paska zene keq diarreja o Neti. C’eshte gjithe kjo urrejtje o derezi! Thone qe njerezit me kalimin e viteve piqen e behen me te mencur, po me sa duket kjo nuk vlen per ty. Bejtexhiun e ka zene deliri i madheshtise po ty te paskan lene mendte dhe nervat. Nuk ka gje me te keqe se te te lere mendja ne pleqeri.

        Reply to this comment
        • N.VJOSA February 28, 03:09

          Info sharlatani,
          Kur te shan nje sharlatan si ty, une ndihem mirë!
          Them se paskam goditur ne shenjë!
          Normal , perpiqem te jem i permbajtur dhe i kthjellte, nuk jam aq i moshuar sa mendon ti, por jeta me ka mesuar te dalloj Patriotet e vertete dhe te ndershem nga
          M a s k a r e n j t…!
          Perfitoj nga rasti ti shpreh mirnjohjen Arben Dukës, per kete Poezi-Zjarr, ku çdo fjalë eshtë e skalitur, si ai Guri i Qoshes, dhe vet Vjersha eshte nje nga më të bukurat, siç e thote ky Miku im virtual “gjermani fundit”, në menyre figurative, edhe më madheshtore se vet Poeti!
          Perla te tilla jane te rralla ne Artin e fjales poetike shqipe!…
          Por jetojme ne kohe maskarenjesh, kur Maskarai do te shitet per i ndershem, pikërisht ,si ty
          Info
          M a s k a r a i !…
          E di, urrehet më shume ai qe thote te Vertetën , thote Platoni.

          Reply to this comment
          • info analitike February 28, 08:41

            Hahaha o Neti po c’te te shash ty se ti e bejtexhiu shani veten me ato cfare shkruani! Je bere per te qare hallin e nuk te shpeton dot as Platoni e as Aristoteli te cilet njihnin autokritiken dhe mendimin e lire e jo ate propagandistik si keto pallavrat e tua e te bejtexhiut. Ne kohe maskarenjsh eshte jetuar gjithnje por me e keqja eshte kur moralin ta bejne maskarenjte o Neti ibreti. Vazhdo nashti vill vrerin tend te marrezive.

          • N.V. February 28, 09:24

            Info,
            nuk ma merr mendja qe te jesh kaq truderr sa te mos kuptosh vlerat e nje Poezie, por me sa kuptoj une ty te shqeteson fakti se Poeti te ka diskretituar ata te Partise tende,
            Ahmutin e Kurves se Burgajetit,
            Esat Gjakziun e Tradhetise,
            Lulush Rapatush Karabushin
            dhe Kryemonstren Doktorrrrrr Morrrrrrrrtjen!…
            Hajde Info,
            te past Ahmuti,
            Esat Toptradhetari,
            Lulushi Karabushi
            dhe ai,
            …Simboli i Mashtrusit,
            ai qe flet dy here dhe genjen tre here,
            Paranojaku Monster…!

          • info analitike February 28, 11:16

            O Neti te fanepset kudo Saliu aq sa e sheh hijen e tij kudo. Qetesohu. kthjellohu e pastaj shkruaj se une nuk jam as i saliut e as i ramiut po i vetes time.Kjo sjellja jote eshte tipike macbethiane. Po pse o Neti kerkon me insistim te kapesh tek klasiket greke si i mbyturi pas nje lloge shpetimi! Platoni ka ne thelb te arsyetimeve te tij iden e drejtesise dhe te se mires e te se keqes tek njeriu. Sa per te verteten, iu sul si i terbuar krimineli gjakatar cdo shqiptari qe ia perplasi te verteten duke vrare, duke prere, syrgjynosur e persekutuar. Si thua ti si do ta gjykonte Platoni kumandarin, njeri te virtytshem? Dije pra se asgje nuk u shpeton ju enveristeve nga damka e historise si kriminele.

  3. fteri February 27, 18:15

    Plagët ,të cilave u vë gishtin Poeti i madhë ,nuk jen të thjeshta o’ anticensurë ? ato janë njëra më e rëndë se tjetra dhe të gjitha vdekje prurëse për demokracinë e 27 vjetve dhe jetën e rëndë të qytetarit shqiptar.

    Ato plumba kan emra të ndryshëm Sali,Ilir,Munika ,Lulëzim etj…që i dhanë mu në zemër atdheut ,me varfëri,me pasiguri,,me vjedhje me vrasje me hapje të depove të ushtrisë,me shitje të atdheut si plaçkë tregu,me pushkatim të katër burrave me 21 janar,që kan një burim të qëndrojmë në robërinë e zgjedhën e mafjes krimit të tyre të shkelur prej tyre ,prandaj shqiponja po vajton me zë kukuvajke.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 27, 19:53

      plotësisht i një mëndje me ty!!
      poooooooor më duket se ke harruar njërin,ed dramën,palloshin e tironës dhe shitësin e dytë të shqipërisë në këto 20 vitet e fundit!!
      apo thjeshtë e ke futur tek “etje”??
      lali ky duhet vënë i pari,sepse ky ka pushtet në dorë!!

      Reply to this comment
  4. . February 27, 18:55

    .

    Reply to this comment
  5. MH February 27, 21:26

    info analitike !
    Ti shkruan filozofin plot mend per te tjeret.Po harron vetveten.Ja cfare shkruan: “Thone qe njerezit me kalimin e viteve piqen e behen me te mencur,”
    Tashti,ti,je me mendet e atyne qe bashkepunuan me pushtuesit.E shikoj kjarte ne cdo germe qe hedh ne koment pavarsisht se kujt i drejtohesh.Ne kete pikpamje thenia e jote per te tjeret,tashti ne vlersim per ty tregon qe nuk je pjekur akoma.Sepse nuk ke ndryshuar asgja nga te paret e tu.Bile dhe ma keq sepse huazon te gatshmen e te parve te tu sot mbas ma shume se 70 vjet.Gja qe nuk shkon.Pra gjithe ajo kohe e duhi motit me shi,stuhi,murla nuk te ka mberrijte uji as te kembet per tu flladit e hyre ne procesin e pjekjes.Pavarsisht se je lage e ndrag si pule e ngordhun.Nuk asht faji yte por asht geni qe ti “vella” nuk piqesh edhe zoti po te deshiroj nuk arrine qe te pjekin.
    Nes do te bahesh konkurs per te gjetur nji emrim tendin per ma te pershtateshem.Une do te pagezoja me emrin teper teper te pershtatshem qe te bie fringo per shtat Tifo analitike.
    Per ato qe nuk reshtin se pjekuri urojne e pergezojne poetin fantastik hazer gjevap ne korrekt me aktualitetin te madhin Arben Duka,e paqim per jete ne kete nivel,krijimtarie.

    Reply to this comment
    • info analitike February 27, 22:02

      o MH nuk me je pergjigjur. Sa klase shkolle ke? Perpara se te merresh me gjenetike, histori etj meso abetaren pastaj hajde te diskutojme. He te keqen se ti nuk ke as sensin e humorit.

      Reply to this comment
  6. gjermani i fundit February 27, 23:32

    madheshtore Ben Duka, vargjet te kane kaluar ty kesaj rradhe.

    Reply to this comment
  7. Kris 1 February 28, 01:55

    Endera jane o Beno,nganjehere dhe dalin me ndihmen e Amerikes se te jete per ne dorezojme dhe penden e fundit te shqiponjes

    Reply to this comment
  8. llapi February 28, 07:17

    Te lumte o trim ende planifikohet si te shkembehen Kosova veriore me Presheven dhe rrethin ku jetojne Shqiptaret thua se serbet i sollen ato toka nga kaukazi,
    Arsyeja ?????????????????????????????????????

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 28, 09:27

      O LLAPI
      ben dukës po is hkon labova e tij në greqi dhe ti flet për preshevë e mitrovicë!?
      jo mor lal jooooo!!
      larpamësia e ben dukës është deri tek gota e verës ose tavlla e duhanit!!
      për të dytën nuk jam i sigurtë!!ka rrezik që e shkund në tokë!!

      Reply to this comment
  9. Ramadani(Albani) February 28, 10:56

    Rrofshe o burre !
    Pace jeten e gjate o poet!
    Je bere Naim Frasheri i dyte.
    Po na mbane gjalle.
    Zoti te ruajte e te bekofte !
    Ju dhe dermen tradhetareve e spiuneve antishqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*