Shqiponja të stërvitura për të kapur dronët e terroristëve

March 9, 2016 00:21

Shqiponja të stërvitura për të kapur dronët e terroristëve

Policia holandeze po teston aktivizimin e shqiponjave kundër sulmeve të fuqishme terroriste me dronë.

Një provë është bërë me sukses pranë Aja-s.

Stërvitja e shqiponjave ka filluar para disa muajsh dhe rezultatet duken premtuese, ka shpjeguar një zëdhënës i policisë, duke shtuar se një vendim final mbi përdorimin e tyre do të merret në verë.

Droni 1“Është një zgjidhje ‘low-tech’ për një problem ‘high-tech’, – ka komentuar Sjoerd Hoogendoorn, drejtor i kompanisë daneze ‘Guard from Above’ (‘Roje nga lartësitë’), që trajnon dhe stërvit shqiponjat.

Droni 2“Për këta zogj grabitqarë, – shpjegoi ai, – dronët janë pre për t’u kapur në ajër”. Sipas disa mediave, edhe “Scotland Yard” është e interesuar mbi mundësinë e përdorimit të shqiponjave për të mbrojtur qiejt e Londrës në Britaninë e Madhe.

Droni 3

March 9, 2016 00:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*