“Shqiponjat” e Zvicrës nuk fluturojnë dot, Suedia në çerekfinale

July 3, 2018 18:01

“Shqiponjat” e Zvicrës nuk fluturojnë dot, Suedia në çerekfinale

 

“Shqiponjat” e Zvicrës nuk ia dalin përballë Suedisë.

Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Xhemaili, të katër titullarë ndaj nordikëve në përballjen e fazës së 1/8-ave të Botërorit nuk mundën të ishin vendimtarë për përfaqësuesen helvete, që u mposht 1-0 falë golit të Forsberg në minutën e 65-të.

Zvicra tentoi të merrte iniciativën gjatë pjesës së parë, por ishin suedezët ata që iu afruan më shumë golit dy herë me Berg dhe me Lusting, ndërsa për zvicëranët në këtë pjesë Xhemaili ishte i pafat kur goditja e tij brenda zonës përfundoi jashtë.

I pafat edhe portieri Sommer në pjesën e dytë, me goditjen e Forsberg, që pasi u devijua nga mbrojtja, përfundoi në rrjetë.

Zvicra tentoi gjithçka për kthyer rezultatin por rezultati nuk ndryshoi më, madje në kohën shtesë Lang u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje si lojtar i fundit.

Fillimisht Skomina akordoi 11-metërsh, por pasi u konsultua me sistemin VAR dha goditje të lirë thuajse mbi vijën e 16-metrave.

Sapo u ekzekutua goditja, që u prit nga Sommer, kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimit.

a.s/dita

July 3, 2018 18:01
Komento

4 Komente

  1. info analitike July 3, 18:07

    E po sa i zuri ne goje tersi i Pojanit, kriepsikoja e pati dhe Zvicera.

    Reply to this comment
  2. o callmaxinj te anadollit; hiqni dore, nga vesi i.....mercenarit . July 3, 18:28

    Me sa duket USA nuk i favorizon “shqiponjat” kur luajne me ….anetare strategjike te …nato-s..

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic July 3, 20:27

    Nuk prish pune rendesi ka qe e munden Serbine.!

    Reply to this comment
  4. Doni me, per "Belulin" ? July 4, 14:12

    O,aliu i sinqerte; rrofshe per “atdhetarizmin” tat, por emrin e ke arab, mbiemrin, prej fshatit nga je, e ke…serb..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim