Braktisja e fshatit, 78% e popullsisë do tē jetojë në qytet në 2050

October 1, 2018 09:25

Braktisja e fshatit, 78% e popullsisë do tē jetojë në qytet në 2050

E ardhmja do i çojë shqiptarët drejt qyteteve, duke “braktisur” tërësisht fshatrat.

Projeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ’90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet.

Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.

Po si ka ndryshuar në vendet e rajonit përqendrimi i popullsisë?

Vitet ’80 do të ishin vitet e fundit ku në Ballkanin Perëndimor popullsia do të ishte më përqendruar më shumë në zonat rurale se ato urbane. Maqedonia ishte vendi i parë Ballkanik, ku më shumë njerëz jetonin në qytete se sa fshatra, ndërsa Bosnja ende vijon që të ketë më shumë banorë në zonat rurale se sa ato rurale. Kurse në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat. Por, sikurse tregohet dhe nga grafiku ritmi i zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane ka qenë shumë shpejtë. Edhe pse “eksodi” nga fshati në qytet krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet.

Në 2050-n bota do të jetojë më së shumti në qytete

E gjithë popullsia e Hong Kongut është projektuar se do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050-n. Në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara e gjithë popullsia do të jetë e përqendruar në qytete. Në Britani për shembull 90.2% e popullsisë do të jetojë në zonat urbane, ndërsa në Shtetet e Bashkuara popullsia që jeton në qytet do të jetë rreth 89%. Harta tregon se të vetmet vende ku popullsia që jeton në zonat rurale do të jetë më e lartë se ato urbane janë disa shtete të Afrikës dhe Azisë së Largët.

Përqindja e popullsisë që jeton në zonat urbane në krahasim me përqindjen që jeton në zonat rurale. Harta tregon se pjesa më e madhe e popullsive jetojnë në zonat urbane. Popullsitë në zonat rurale janë të përcaktuara në bazë të kategorizimit të zonave urbane nga zyrat kombëtare të statistikave. Kjo hartë është përpiluar bazuar mbi të dhënat e fundit mbi popullsinë, e kombinuar me projeksionet e Kombeve të Bashkuara deri në 2050./monitor

l.h/ dita

October 1, 2018 09:25
Komento

1 Koment

  1. mateo October 1, 16:33

    Kalova keto dite nga jugu i Shqiperise per ne Greqi dhe mbeta i llahtarisur nga gjendja mjerane e fshatrave te rrenuar shqiptare qe fillojne nga Tepelena e deri ne kufi ne doganen e Qafe Botes dhe Kakavijes!
    Fshatra te braktisur,shtepi te rrrenuara,toka djerr,mungesa e bagetive,vreshtave,pemtoreve,rruget cope cope,humbetire pa njerez,kodra dhe male pa peme,nuk te shihte syri njerez per dhjetra km,rruget pa ndricim etj!
    Ndryshe ishte ne Greqi!
    Shkurt:
    -Kushdo qe vjen per here te pare nga Greqia ne Shqiperi nga Kakavija ndeshet me nje shtet mesjetar ,ndryshe nga sa reklamon deliranti Rama,se do ndertoje 100 fshatra turistike!
    Leri more mavri fshatrat e braktisur,kur ne rregulluar qytetet dhe rruget kryesore!
    Mburrja e vetme e ketij megallomani eshte vetem rruga nga Rinasi ne Tirane dhe kujton se keshtu eshte e gjithe Shqiperia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*