Shqiptarët dhe grekët – dy popuj miq apo armiq?

March 19, 2017 14:29

Shqiptarët dhe grekët – dy popuj miq apo armiq?

Prof. Ksenofon Krisafi*

Marrëdhëniet shqiptaro-greke, të lashta sa vetë jeta e organizuar politikisht e të dy popujve fqinjë, kanë përshkuar një trajektore përgjithësisht pa trauma. Kur në Ballkan nisi procesi i krijimit të shteteve kombëtare, u shfaqen dhunshëm konfliktet territoriale, si produkt i përpjekjeve për të vënë në jetë platformat nacionaliste. Megjithatë, pavarësisht marrëdhënieve problematike institucionale e politike, ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve, ekzistonin dhe vazhdonin të kultivoheshin marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit. Ato ishin farkëtuar në luftrat e përbashkëta ndaj armiqve të njëjtë, në përballimin e vështirësive të shumta të jetës së përditshme.

 

Ksenofon Krisafi

Kam folur e kam shkruar jo pak për marrëdhëniet institucionale, të traumatizuara keqas nga qendrime të papërgjegjshme të politikës. Sot, nga tribuna e këtij forumi,  kam kënaqësinë të ndalem dhe të evokoj aspektet e marrëdhënieve njerëzore, ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve. Ata janë dy ndër popujt më të vjetër dhe më të rëndësishëm të gadishullit, që kanë lënë gjurmë në zhvillimet historike e gjeopolitike të rajonit.

Pavarësisht nga vështirësitë, nga përplasjet, të cilat në të kaluarën kanë shoqëruar ngjarjet në rajon e në Europë, në periudha të vështira, ata kanë arritur të bashkojnë përpjekjet për progres shoqëror, politik e ekonomik dhe kanë ndërtuar marrëdhënie miqësore e bashkëpunimi. Veçanërisht në rajonet kufitare, konfigurimi demografik i të cilave karakterizohej nga ndërthurrje dhe përzierje etnike, është vërejtur një bashkëjetesë shembullore, unikale e komuniteteve. Aty dhe jo vetëm aty, përpjekjet për të eksploruar rrugët e bashkëpunimit kanë qenë të përhershme. Ato kanë pasur si premisa pozitive edhe afërsinë gjeografike, temperamentin apo tiparet e ngjashme dhe sidomos interesat politike e ekonomike të përbashkëta të shqiptarëve dhe grekëve.

Personalitete të shquara politike dhe njerëz të kulturës janë munduar që, nëpërmjet platformave idologjike e kulturore, t’i mbështesin dhe t’i inkurajojnë ato. Në këtë optikë mendoj se duhet parë teoria mjaft e përhapur e prejardhjes së njëjtë të shqiptarëve dhe grekëve, nga trungu i përbashkët pellazgjik edhe pse gjerësisht e kontestuar. Ka mjaft botime historike, përshkrime e kujtime diplomatësh, konsujsh e udhëtarësh, që evokojnë bashkëjetesën e shqiptarëve dhe grekëve, disa prej të cilëve i ka sjellë kohët e fundit studiuesi dhe diplomati Luan Rama.

Fjala vjen Henri Belle, konsulli francez në Athinë, në vitet 1861-1862 thoshte se “Gjithë Atika dhe Beotia, jugu i Eubesë, ishujt Hidra, Spezai, Andros, gjithë Argolidha dhe Karinthia, madje dhe jugu Elidës dhe vargmalet që zgjaten përgjatë bregut perëndimor të Peloponezit, nga Alfe gjer në gjirin e Navarinit, janë të banuara me shqiptarë… Shpirti, shpresat, gjuha dhe marrëdhëniet që krijohen midis (grekëve dhe shqiptarëve), emigrimet në tokën e lirë të mbretërisë, përgatisin një vëllazëri që mund të ketë një influencë reale në ngjarjet e së ardhmes…“.

Mendimtarë e veprimtarë të shquar kanë tejkaluar platformat kulturore dhe kanë hartuar e propaganduar projekte të mirëfillta politike bashkëpunimi. Një ndër ta ishte greku Riga Fereos Velestinliu, autori i “Himnit të luftës”, që u bë kushtrimi i ashtuquajturës  “Shoqëri e miqve” (“Filiki Heteria”), e cila u themelua në Odesë, në vitin 1814, nga dy grekë dhe nga shqiptari Nikolla Skufa. Një tjetër përpjekje u ndërmor nga arvanitasi Ali Farmaqi dhe luftëtari i njohur Kollokotroni, të cilët në fillimet e shekullit të XIX (në vitin 1809) ideuan, madje edhe shpallën krijimin e një bashkimi të quajtur “Mbretëria greko-shqiptare e Peloponezit”. Në ato kohë në Ballkanin e trazuar qarkullonin ide për krijimin e strukturave politike e juridike me karakter mbishtetëror, sipas modeleve që ishin ngritur dhe funksiononin në vende të tjera.

Në këtë kuadër, duke shfrytëzuar avantazhet e raporteve njerëzore, drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në përpjekje për të siguruar tërësinë territoriale të vendit, por edhe për të neutralizuar efektet e politikës ekspansioniste greke, nuk nguruan t’i kërkonin Athinës bashkëpunim zyrtar. Pati një numër takimesh ndërmjet përfaqësuesve të shtetit grek dhe udhëheqësve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në të cilat u bisedua rreth projekteve konkrete të bashkëpunimit në luftën kundër perandorisë osmane. Në to u hodhën ide për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe përfshirjen e tij në forma juridiko-ndërkombëtare bashkimesh me shtetin grek, si fjala vjen krijimi i një bashkimi real ose personal, federate ose konfederate shqiptaro-greke.

Bisedimet nisën në Korfuz, në qershorin e  vitit 1876, vazhduan në Janinë, në gjysmën e dytë të korrikut 1877, në Stamboll, më 21 dhjetor 1877, sërish në Korfuz, në shkurtin e vitit 1878. Nga pala shqiptare në bisedime morën pjesë Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, kurse nga pala greke ministra, diplomatë e funksionarë të lartë si G.Zinopolis, Epaminonda Mavromatis, Kostandin Aravantinoja, Stefanos Skuludhis etj.Propozimet e delegacionit shqiptar nuk gjetën mirëkuptimin e duhur, sepse siç shprehej konsulli grek në Shkodër, në një nga raportet e vitit 1883, “shqiptarët kanë një pasion të pashtershëm për përmbysjen e robërisë dhe për një shtet në të cilin të qeverisin vetë.”

Përpjekjet vazhduan edhe më pas. Ishte Ismail Qemali, ai i cili, në vitin 1907, iu propozoi përfaqësuesve grekë krijimin e Komitetit të Bashkimit Greko-Shqiptar. Komiteti doli me një dokument, që u quajt Deklaratë. Në një nga pikat e saj thuhej: “Grekë dhe shqiptarë, pa dallim feje, jemi vëllezër dhe miq, kemi interesa dhe rreziqe të përbashkëta. Programi ynë i përbashkët konsiston në evolucionin nacional të secilës race në kufijtë e saj historikë.”

Por, edhe pse sërish bisedimet dështuan, projektet e bashkimit shqiptaro-grek do të riktheheshin në skenën e zhvillimeve politike në të dy vendet, në vitet 1912-1913. Zëvendëskonsulli austriak në Janinë i raportonte qendrës së vet se guvernatori i Janinës, Angelo Topaldi Foresti, thoshte se shqiptarët dhe grekët duhet të jetojnë së bashku si miq dhe të mbrohen së bashku kundër armikut të përbashkët. Ne mund ta arrijmë këtë qëllim vetëm nëpërmjet krijimit të një shteti greko-shqiptar me dy qeveri, të ngjashëm me Austro-Hungarinë. Qeveria shqiptare do të vendosë kontrollin e saj kudo ku ka shqiptarë, përfshirë këtu edhe Çamërinë dhe territorin deri në Prevezë.

Në periudhat e mëvonshme, përfaqësues të shqiptarëve dhe të grekëve kanë vazhduar të eksplorojnë pa reshtur mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Por rezultatet nuk kanë qenë ato që kanë dashur dhe duan të dy popujt, çka imponon një transformim rrënjësor, një përmbysje të fuqishme dhe të guximshme në marrëdhëniet aktuale shqiptaro-greke.Autoritetet e të dy vendeve duhet të krijojnë kushtet ligjore e institucionale që garantojnë zbatimin e parimeve, normave dhe standardeve të akteve juridiko-ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut për t’u zhvendosur në hapësirë, për të gëzuar pa asnjë diskriminim pronën dhe pasurinë e tij, kudo që ajo ndodhet etj. Kështu mund të shpresohet për një fillim të ri, të cilin e dëshirojnë shqiptarët dhe grekët, për një të ardhme të ndryshme nga e kaluara plot plagë dhe e infektuar me lloj lloj “mikrobesh” nacionaliste e shoviniste.

Ristrukturimi i marrëdhënieve, ndryshe nga sa thuhet e sa kërkohet me një këmbëngulje të papërligjur, kërkon që t’i referohemi historisë, jo për ta falsifikuar, por për të gjetur aty shembujt më pozitivë, pikat e takimit, episodet që evokojnë miqësinë dhe vëllazërinë ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve. Ta shohim atë si pikën e nisjes të të ardhmes. Aty, qoftë edhe sikur të mbetemi vetëm te përpjekjet e përmendura më sipër, do të gjenden jo pak elemente pozitivë.

Inkurajime të fuqishme përfaqësojnë deklarimet realiste e të sinqerta të personaliteteve iluministe të të dy popujve, të cilët kanë bërë thirrje për qëndrime vizionare moderniste. Drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në fillimet e çerekut të fundit të shekullit XIX deklaronin se “Ne dëshirojmë ngrohtësisht të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë, me Malin e Zi, Greqinë, Serbinë e Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë nga ajo që është e tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbrojmë me këmbëngulje çdo gjë që është e jona, prandaj t’u lihet shqiptarëve toka shqiptare.”

Rilindasi i madh, Naim Frasheri thoshte “ Ne me sllavët e grekët, me të  gjithë fqinjët tanë duam të rrojmë ngaherë në harmoni si vëllezër, veçse e drejta e gjithësecilit të respektohet…Poshtë, pra trazirat, grindjet, rroftë e qoftë vëllazëria.” Po këtë qendrim përcillte edhe Ismail Qemali, me cilësinë e kryeministrit të qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar në vitin 1912, nëpërmjet mesazhit paqësor se „ Shqiptarët …kanë ndjekur vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjithë shtetet ballkanike dhe të jenë element ekuilibri“. Ndërkohë nga pala greke mund t’i referohemi ish presidentit Teodoros Pangalos, i cili në vitin 1926, shprehej se me shqiptarët “na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftërash të përbashkëta … Mosmarrëveshjet e kohës së kaluar, që mund të karakterizohen si grindje midis vëllezërve, u ngrinë dhe u harruan.… Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks e quajnë grek… Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar… Kështu të bashkuar, dy popuj vëllezër në dashuri dhe solidaritet, do të ecim në të pritmen për në misionin e tyre…”.

Dekada më vonë, më 20 korrik 1977, një prej shkrimtarëve të dëgjuar grekë, Vasilis Vasilikos, i shkruante Kadaresë një letër nga Korfuzi, ku i thoshte: “Po të drejtohem ty, … sepse është koha që t’i tejkalojmë politikanët tanë… dhe të vijmë në dialog, ne, si njerëz të kulturës dhe të artit.” “Revolucioni i 1821-shit në Greqi nuk do të kishte fituar nëse nuk do kishte mbështetjen e shqiptarëve. Shumë emra të mëdhenj të revolucionit grek ishin nga Shqipëria. Nëse nuk do të ishte ai kontribut dhe ata shqiptarë, revolucioni nuk do të ishte kryer.” Ismail Kadare, duke folur për zhvillimet në rajon, thotë se “ne ballkanasit …, kemi nevojë të pastrojmë hambaret tona të moçme, ku krahas zahiresë së mirë, ka helme të rrezikshme e rrangulla pa kuptim… Popujt e Ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga e vërteta, sepse pavarësisht nga prapësitë që kanë bërë me shumë zell, ka gjasë të kenë megjithatë një bilanc të përgjithshëm pozitiv”.

Përpjekjet e njerëzve të shquar nga të dy vendet, fjalët dhe deklarimet e tyre duhen përdorur si ide dhe modele për rindërtimin e marrëdhënieve të shëndosha. Politikanët e ditëve tona, lypset të braktisin sa më parë trashëgimitë dhe qëndrimet atavike të të shkuarës, të distancohen prej tyre, të përqafojnë kulturën e shekullit të XXI dhe të bëhen interpretë autentikë të dëshirës së flaktë të popujve të vet që duan paqe, miqësi, vëllazëri, bashkëpunim dhe hapje kufijsh.

Do të kontribuonte në përmirësimin e klimës veçanërisht ndërtimi dhe institucionalizimi i një dialogu ndërmjet intelektualëve të të dy vendeve, të cilët, të çliruar nga sindromi i armiqësive të padobishme dhe të papërligjura, e shohin historinë e përbashkët të popujve të vet si bazë e afrimit dhe miqësisë, që duhet t’iu shërbejë atyre për të kontribuar në përballimin e sfidave dhe rreziqeve nacionaliste që, fatkeqësisht këto kohë, enden kudo në Ballkan. Ata janë të gatshëm të punojnë me shumë dëshirë që historia, kultura, arti, t’i shërbejnë krijimit të një klime të re besimi, që do të shtynte përpara marrëdhëniet politike, ekonomike dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

Politikat e sotme, të mbështetura në doktrina politike e juridike bashkëkohore, duhet të kontribuojnë në braktisjen e platformave ekspansioniste të së kaluarës. Që kjo të ndodhë kërkohet emancipimi dhe modernizimi i politikës, bashkëpunimi i sinqertë dhe miqësor, mbi bazën e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, fqinjësisë së mirë, barazisë, respektit të sovranitetit dhe integritetit territorial, mosndërhyrjes në punët e brendshme etj. Kërkohet heqja dorë nga fshehja, makiazhimi i realiteteve, nga abuzimet me përdorimin inflacionist të sloganeve propagandistike e demagogjike, nga falsiteti, qëndrimet e simuluara etj. Lypset përballimi i problemeve me realizëm, kurajo dhe qëndrime të matura, për t’iu dhënë shqiptarëve dhe grekëve paqe, qetësi, siguri, atmosferë bashkëpunimi të frytshëm, për t’iu hapur atyre horizonte progresi.

Këtë mund ta realizojë një klasë politike e imunizuar nga politika e vjetër çnjerëzore. Politikanët e rinj të të dy vendeve e kanë privilegjin ta bëjnë, sepse janë të çliruar nga trashëgimitë toksike të së kaluarës dhe përgjegjësitë e pararendësve të tyre. Të edukuar me standarte bashkëkohore i kanë të gjitha mundësitë që të mendojnë dhe të sillen si shtetarë të civilizuar, si pjesë e gjeneratave të sotme dhe të ardhme të popujve të vet.

Ata duhet të marrin shembull gjithashtu edhe nga ajo çka vetë popujt kanë ndërtuar gjatë shekujve, nga raportet ndërmjet minoritarëve grekë dhe shqiptarëve në Shqipëri dhe ato midis grekëve dhe disa qindra mijëra shqiptarëve të emigruar në Greqi, të cilat janë tregues i marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve. Minoritarët grekë kanë pasur vazhdimisht një trajtim shumë të mirë si në kohën e regjimit zogist, atë komunist ose edhe në kohën tonë, jo vetëm nga njerëzit e zakonshëm me të cilët ata jetonin. Ai i ishte imponuar edhe organeve shtetërore. Ka një fakt mjaft domethënës. Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur autoritetet greke të asaj kohe, në shkelje të dispozitave të Konventës së Lozanës “Për shkëmbimin e popullsive greko-turke” (janar 1923), përfshinë në këtë veprimtari disa dhjetra mijëra shqiptarë të Çamërisë dhe të prefekturave të Follorinës e Kosturit, Mit’hat Frashëri, hodhi idenë që ata të mos shkonin në shkretëtirat e Azisë së Vogël, por në Shqipëri, duke u shkëmbyer me popullsinë minoritare që jetonte në jugun e vendit, e cila të dëbohej me dhunë, siç po veprohej me shqiptarët në Greqi.

Ky propozim u hodh menjëherë poshtë, pa u diskutuar, duke thënë se minoritarët grekë janë vëllezërit tanë dhe nuk mund të dëbohen nga shtëpitë dhe pronat e tyre.Të tilla, shembullore dhe pa probleme, kanë mbetur edhe sot marrëdhëniet me minoritarët grekë në Shqipëri. Ndodhi sporadike të parëndësishme nuk përfaqësojnë aspak realitetin. Prandaj shkaktojnë keqardhje deklarimet e ndokujt që në ekrane TV ose tribuna publike, përhap një panoramë, e cila ekziston vetëm në fantazinë e tij dhe që, për t’iu dëshmuar besnikëri e skllavëri atyre, të cilëve ju shërben, gënjen e deformon të vërtetën. S’ka dyshim se jeta e minoritetit grek në Shqipëri nuk është ajo që duhet të ishte, ajo mund e duhet të bëhet akoma më e mirë, por duhet të jemi realistë dhe të mbajmë parasysh se ai përjeton të njëjtat probleme si gjithë pjesa tjetër e popullsisë shqiptare.

Edhe raportet e emigrantëve shqiptarë me vëllezërit e tyre në Greqi në përgjithësi janë pa probleme. Ata dhe këtu kemi parasysh edhe arvanitët, kanë jetuar, jetojnë e punojnë në bashkëpunim e miqësi me popullsinë vendase. Ekcese fatkeqe, krejt të paëshirueshme, që zakonisht kanë si autorë ekstremistë, të cilët nuk përjashtohet që të ndodhen edhe në organe policore ose në administratën shtetërore grek, nuk e prishin këtë atmosferë miqësore. Në këto raste do të ishte e dëshirueshme që eprorët të distancohen dhe të kërkojnë dënimin e tyre.

Politikanët e rinj, jo vetëm në moshë por edhe në konceptet politike, të të dy vendeve duhet të ndjekin shembullin e politikanëve të mëdhenj francezë, gjermanë, italianë, belgë etj, pas Luftës së Dytë Botërore,edhe pse nuk janë në të njëjtën situatë, sepse shqiptarët nuk kanë luftuar kundër grekëve. Idetë, vizioni, guximi, humanizmi i Adenaurit, Shumanit, De Gasperit, De Golit, Spaakut, Monesë, etj. i dhanë Europës së pasluftës një pamje tjetër, një drejtim modern zhvillimi dhe marrëdhëniesh politike, ekonomike, ushtarake, kulturore etj. Ata inaguruan politikën e pajtimit, ndërtuan urat e miqësisë franko-gjermane, si një ndër akset themelore të progresit në kontinent, çelën perspektivat e konsolidimit, humanizimit, emancipimit dhe civilizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në Europë.

Të tillë, të matur dhe europianë, u treguan edhe Reis Malile me Karolos Papulias, në vitin 1984, kur marrëdhëniet shqiptaro-greke ishin në zgrip, tej mase të acaruara. Qeveritë e të dy vendeve në atë kohë patën urtësinë dhe vizionin qytetërues, që duke u nisur nga fatet dhe e ardhmja e popujve të vet, të ndërmerrnin nismën e organizimit të bisedimeve serioze e të përgjegjshme, në Athinë dhe në Tiranë. Ato kontribuan në instalimin e klimës së shtendosjes së menjëhershme në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. Ishte ky guxim i admirueshëm politik, intelektual dhe atdhetar, që inaguroi hapjen e një epoke të re në raportet shqiptaro-greke.

Ajo duhet rikthyer dhe çuar më përpara, duke patur në themel dialogun dhe bashkëpunimin rajonal e bilateral, pa paragjykime me qëllim që, siç shprehet historiani Pëllumb Xhufi, shqiptarizmi dhe helenizmi të mos shihen si diçka që përjashtojnë njëri tjetrin, por si realitete që mund e duhet të bashkëjetojnë. Raportet ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve duhet të shndërrohen në një model shembullor marrëdhëniesh midis fqinjëve, sepse ata janë dy popuj miq e vëllezër, që e njohin, e respektojnë dhe e duan njeri tjetrin dhe që janë të vendosur të ecin bashkërisht drejt të ardhmes së përbashkët.

* Titulli është i redaksisë. Autori është dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin Europian të Tiranës.

 



March 19, 2017 14:29
Komento

28 Komente

  1. teki myrtaj March 19, 15:46

    Ptofesor i nderuar popujt kudo jane miq me njeri tjetrin aq me shume shqiptaret me greket po historia ka lene gjurme te pa shlyeshme dhe ne kete rast viktima qe jane shqiptaret nuk kerkojne lemoshe po drejtesi e ju e dini mire qe nuk mund te kete drejtesi pa u ndeshkuar krimi dhe genocidi te tjerat jane lloqe pazari si te futesh koken ne rere si struci.

    Reply to this comment
  2. beni March 19, 15:57

    Feja u prishi pune shqipove qe te vazhdojn te urejn miqte tane,grek,Serbe,bullgar e rumune!
    Kjo vjen nga prapagand e kishes katolike kryesisht vatikanit!
    Myslimanizmit ne shqipri i duhet integrimi kulturor qe te thyej urejtjen,ndaj fqinjeve ku na lidh vojsava e Johannes Burri i Saj qe epiriotet ja kan ruajtu edhe varin ne epir!
    Me pas gjergji kastrioti mbret i epirit!
    Prapagand islamikesh Ka ber qe urejtje te thellohet kryesisht ekstremist islamik,si enver hoxhallaresh,sali Berisha e papagajo te tjere qe u mbajm ison nacionalizmit islamike ekstrem,kta Jan te shqypnis ne kosove e maqedoni,kemi te beim me injorancen shekullore te pushtetit e Diktator orjental qe patriotin e bejn Tradhetar e Tradhetar e hajdutrine e Terroristin Patriot?Bile u ngren edhe monumente?
    Ne kemi nevoje per nje hapesire mbar shqiptare gjuhfolse te integruar ne Kulturen europiane e jo te flasin gjuuhen shqipe e te mendojme per erdogani e sulltanet e Diktatorit orjentale e te urejm fqinjet tan te krishtere!

    Reply to this comment
    • REALITETI I THENE NGA ATEISTI March 19, 18:55

      Ti “beni”, jo se nuk i kupton , por nuk do vete , qe te mbash qendrim realist . Duke lene me nje ane qendrimet fetare , problemet te trajtohen se pari ne menyre njerezore. Nuk ka asnje arsye , se perse duhet t`i imponohemi , kujtdo qofte , me bindjet fetare te secilit . Ato jane ceshtje zgjedhje te cdo individi , qe duhet te tregohet nje respekt reciprok , pa tejkaluar “vijen e kuqe” . Por , kur problemet behen lemsh , dhe qellimisht perzihen feja me kombesine , gjerat veshtiresohen .
      Ajo qe qendron ne themel te armiqesise se vazhdueshme greko-shqiptare , jane pretendimet greke ndaj trojeve te mirefillta shqiptare . Ne se greket , do te heqin dore , nga “Megali-ideja” dhe serbet te heqin dore nga platforma e famekeqit Cubrillovic , te gjitha problemet e tjera , te akumuluara nder vite , mund te zgjidhen pa shume veshtiresi .
      Por , edhe pse kjo nyje gordiane njihet mire , si nga serbet , ashtu edhe nga greket , politikanet e tyre , nuk reagojne drejt , per hir te interesave te ngushta personale te tyre , te lidhur perjeteisht pas kolltukeve . Ne kete kategori njerezish , ben pjese edhe ti , ndonse je i rangjeve shume te ulta (te dhjakut) , ndaj cdo here qe flet , nuk i heq dot nga syte , syzet e institucionit ku paguhesh e ushqehesh .

      Reply to this comment
    • info analitike March 19, 19:11

      feja te paska bere me dem ty o ben qe ben propagande percarese. Se sa miq i kemi pasur serbet e greket e ka treguar historia. I ke degjuar ato kenget e grekeve qe duan te varin melcite e shqipaterve ne qafe? ta kene nga dashuria e madhe thua??? Po serbet qe vrane e prene ne Kosove mos valle e bene nga dashuria??? O ben thirri mendjes se problemet me fene i ke brenda vetes dhe madje shume serioze.

      Reply to this comment
      • beni March 20, 09:36

        E gjith shqypnia Ka qen e esht pron e kishes serbe,pavarsisht se gjithnje esht prapaganduar emri i vojsaves,por mbiemrin i Saj nuk esht Diktuar ne histori?
        Kush ish babai i Saj,gjyshi,stergjyshin kjo esht demokraci e vertetes jo e sajuar!
        Esht prapaganduar se valla Baba i gjergji kastrioti ish katolik?
        Ne varrin e tij ne epir shkruej johanes jo gjon greket e quajn jorgo,Serbet e quajn Jovan?
        Emri i motrave te gjergjit,Mara,mamic i vllezer ve kostandin e stanisha!!!!
        Ndryshim i shum toponimeve tregon se nuk flitet per nje demokraci reale por nje Sajese per pushtet e pushtim te nje populli Duke ja u ber Carr Stefan dushanin Gogol e sulltanet pash mehmeti nje engjell!

        Reply to this comment
    • Janullatos pisoglentis March 20, 08:04

      Ti Ben duhet të jesh ndonjë beqir i janulles

      Reply to this comment
  3. * March 19, 16:05

    Përshëndetje profesor!
    Një opinion real për tu përshëndetur.E vërteta është se jemi dy popuj të cilët kemi shkëmbyer shumë gjak me njëri tjetrin.Si të tillë marrëdhëniet tona duhej të ishin më se vëllazërore.Për fat të keq nuk ndodh kështu.Kjo jo për faj të popujve,por për faj të klaneve të caktuara politike që i helmojnë vazhdimisht këto marrëdhënie e që për fat të mirë janë në minorancë.Politikanët e rinj duhet të lënë mënjanë retorikat nacionaliste e të shikojnë drejt së ardhmes ashtu siç shkruan edhe profesori i nderuar.

    Reply to this comment
  4. Pellazgos March 19, 17:05

    Po a jane dakort Turqit,filoturqit qe ngrijne flamurin Greke te Bizantit me dy krere te “Pamvaresise” ne krah me ate te Turqise.
    Do jene dakort Sllavet apo Amerikanet se ata i duan te vegjel shtetet dhe nuk ju nxi menderja per popujt.
    Nuk ju nxi Menderja per Krimene dhe Ukrahinen por qellimi Rusia etj.

    Reply to this comment
  5. demo March 19, 17:43

    Qekurse mesuan se si behet shtet grek me shqiptare,qekurse provuan te perdorin shqiptaret ne lufte me Turqit dhe te nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e shqiptareve,qekurse u grabiten shqiptareve Arberine e jugut nga Konitza ne Kostur,Camerine nga Arta ne Konispol,nuk ka miqesi me kete popull hibrid grabitqar dhe te pabese.Besoni Abdyl Frasherin qe u perball me grekerit ne vitet e Lidhjes se Prizrenit dhe mos i besoni Naim Frasherit dhe Sami Frasherit dhe Ismail Qemalit,qe ishin te lidhur me 500 fije interesash e krushqish me greke e me armene,si tregtare cifute.Abdyl bej Frasherin besoni,qe u be kurban per Shqiperine,por nuk beri leshime ne kurriz te popullit te vet,Faik bej Konizen besoni,qe i njihte mire dhelperite e grekeve,se atyre u sekuestroi grekeria pronat qe nga Terhalla deri ne Konitze,ashtu si na grabiti ne tokat Sali Berisha me maloket grabitqare.
    Gjysma e Selanikut ishte e shqiptareve,gjysma e cifuteve,Te dy keto komunitete i fshiu grekeria u grabiti pronat edhe varret dhe tani kerkon prona ngreke ne fushe te Dropullit ne fushe te Vrines,ne Himare,ku s`ka pasur vecse bejlere dhe kapedane shqiptare.Po kur kerkon dhe varreza te andarteve greke ne toke shqiptare mor aman!Merrni mesim nga Maqedonia qe nje gjysshteti ka, por nuk u ben leshime orekseve grabitqare te grekerise.Shqiptaret kane popull mik ne Ballkan vetem popullin trim Ilirik Kroat.Iliret Kroate dhe Iliret shqiptare te bashkuar nuk ka aleance greko-serrbe orthodhokse,qe i thyen.

    Reply to this comment
    • beni March 20, 09:09

      Un te pergezoj per titon e Politiken e tij deri diku per deshiren e madhe per europianizimin te hapesires shqiptare,por te kundrshtoi shum fort per demagogjis e ekstremizmit katolik kroat ku ne kohen e hitlerit e Konstruktion e fundit me tuxhmanit nje ekstremist katolik nga me te felliqte futi frymezuese te urejtjes natyrisht nga politika e Bill klinton per te perfaqsuar ndaj interesat e USA sidomos futjen e radikalizmin Tek myslimanizmi shqiptar per te Pas gjithnje Konflikte se keshtu jetojn vendet e industrializuara!
      Kjo Politik e vatikanit e Papa vojtiles u pasua me pas ne slloveni,kroaci,bosnjes,e se fündig kosove e maqedoni e u orvaten 97 por u doli huq ne shqipri per mencurin e popullit e me von aritenn mes radikalve ne kosove te mbillnin ate qe kiishin planifikuar,skllaverie mes sherihatin e injorancen orjentale qe ky popull Kur te mos ngrihen me!
      Pse pikerisht vatikani si shtet nuk e njeh Kosoven shtet???

      Reply to this comment
  6. shpresa March 19, 18:20

    Profesor Krisafi, duhej qe te ishit me i permbajtur duke pare dhe foton qe dallon moshe. Mire ben qe analizon se shume gjera nuk i di (te tjeret mund ti dine), por kur flet per Ismahil Qemalin nuk duhet ta krahasosh me Ismahil Kadaren (!) dhe per keta dy popuj ka folur dhe shkruar edhe Enver Hoxha; E mban mend librin “Dy popuj miq”? te kuptohemi: nuk jam se vdiqa te permendesh Enver Hoxhen, por do te vdes pa arritur te lexoj te verteta ne ket’ jete shqiptare kaq te molepsur, pavaresisht se historia ben punen e saj e nuk pyet as mua e as ty.

    Reply to this comment
  7. Pellazgos March 19, 18:26

    Greqia nuk ka problem Arvamitasit por Turkoalvanosat qe luftuan dhe luftojne per Turqine,duke vendosur Islamin dhe identitetin e tij mbi kombin,duke mohuar identitetin paraturk.
    Nuk nderohet nje pushtues si Turqia vellezer,vete i kemi quajture vrases,perdhunues,marje pengjesh ndrim identiteti dhe gjakun e te pareve tane
    Nuk ka asnje fakt qe Greket me Ne te ishim ndryshe para Turqise.kete e tregon historia jone,Feja jone Bizantine Orthodokse etj.
    Mirepo fashistet e Romes,sos qe shkaterruan rreth 80 qytete te Epirit por na perdoren ne lufte kunder Grekut ne 39en,vetem e vrtem se donin Vloren,nuk ju nzi Menderja per ne.
    Te njejtat po ben edhe Erdogani qe do te fute ne lufte Islamiste myslimane kunder neve.
    Po ku ka tru ky popull,as dinjitet,as nder,as Bese.

    Reply to this comment
  8. europeisti March 19, 20:13

    o ksenofon; pse rat ne gracken e plehres godo, njeriut me te urryer te kombit shqiptar, qe nisi pas viteve 90-te . ai u shpreh i pari si antigrek . kur ne ” uleritem” e duam shqiperine “si gjithe europa”, dmth dhe “si greqia”,nxori tezen e nacionalizmit, per te perligjur tezen kriminale “kthimin e prones ish pronareve”. ai per t’i dhene force emocionale, nga e cila shqiptaret jane shume te ndjeshem; deklaroi se greket ne shqiperi, kan ardh si “yzmeqare” . ja klyshi i turkut . me fjalen “yzmeqar”, i elektrizoi gjith kokpalaret shqiptar “aristokrat” qe nga koha e homo rektus dhe megjithse, gjithmon nje deputet e gjysem fiton ne zgjedhje, kthimi i prones “ish pronareve” behet me perpikmeri nga votat e 140 minus 1 deputet e gjysem te godos, qe duhet te ishin per privatizimin demokratik dhe jo feudal te prones publike ose socialiste . teza e prones e godos me “forcen” e nje deputeti e gjysem, ngjalli oreksin per prone, kudo dhe kunder kujdo dhe keshtu; individi, shoqeria, kombi u bene partizane te kerkimit te prones; dmth te nacionalizmit . pas kesaj, idea “e duam shqiperine si europa” u godit rende dhe o burra; rrofte kombi shqiptar dhe urrejtje kombeve te tjera, sidomos grekeve, ku triumfonte dhe teza shume e pelqyer halabakerishte; “haj buken e permbysi kupen”. vazhdoni ore, se dhe pak kohe ka ngel te therrasim : “e duam shqiperine si gjithe europa”

    Reply to this comment
  9. shabani March 19, 22:18

    Pa greket mbetemi popull pa te kaluar te lashte

    Reply to this comment
  10. alphade March 19, 23:22

    Evokimi i miqesise eshte i mire ne maredheniet midis dy
    vendeve tona : Shqiperi- Greqi ,por problemi qendron qe
    per te ” kercyer nje tango argjentinase” duhen dy partne-
    re : nje cift, burre e grua” ?! Vetem nje partner e ka te veshtire ta kerceje tangon ! Morali i kesaj metafore cdo
    njeri i thjeshte e kupton dhe miqt tane greke duhet ta kup-
    jme se jemi ne shek.21 ku bota eshte bere kaq e vogel sa
    brenda sekondave cdo lajm merret vesht nga te gjitha anet e globit !?
    Ne vitin 1786 , ne mos gaboj , SHBA ,shpallen pavaresi-
    sine nga sundimi anglez ,ate dite ,qe Amerika shpalli pavaresine mbreti Anglise shkruante ” Asgje te re nga ko-
    lonite” ,pas dy muajsh mbreti Anglise e mori vesht se
    SHBA , nen udheheqjen e gjeneral Vashingtonit, kishin
    debuar forcat ushtarake angleze dhe kishin shpallur pa-varesine e SHBA ! Valle a mund te imagjinohet sot nje
    ngjarje e tille ,jo se jo ,por edhe ngjarjet me te rendomta qe mund te ndodhin ne Singapor , ishujt Maldivias , plazhi Akapulkos,Kan-Kunit….etj,,ku ben pushime i biri i
    Sali Vicidolit me njehere merret vesht brenda disa sekon-
    dave ! Pra, c’dua te them me kete ?? Miqt tane greke du-
    het ta kuptojne ashtu si edhe shqiptaret se nuk mund
    te ecet me reminisencat e se kaluares ku zgjohesh ne mengjez dhe “kthen” syte nga Veriu dhe thua cfare do t’i sajoj shqiptareve ,si do te gjeje nje pretekst per ngritur
    nervat e shqiptareve sepse ata e bpnjohin mire idiosin-
    kracine e gjaknxehtesise shqiptare !!! Prandaj para se
    gjithash eshte detyre prioritare sheshimi imaredhenieve
    midis dy vendeve qe jane popujt jo vetem me te lashte te
    Europes,por edhe afersia ADN ,duan apo nuk duan njera
    apo tjetra pale dhe i vetmi faktor qe ka thelluar hendekun
    midis dy popujve jane te ” mallkuarat fe” !! Sikur te mos
    ishte futur feja ne mes Ballkani do te ishte krejt ndryshe !
    Po deshet m’a hidhni poshte kete idene time !!!L

    Reply to this comment
  11. alohade March 19, 23:39

    Komenti im, FLM !!!

    Reply to this comment
  12. Vurkari March 20, 09:03

    Miqësi ju kemi ofruar gjithmonë po çe do që na e kanë patur me të futur.

    Kur luftonim me Sërbët dhe Malazezët për të mbrojtur Kosove, Plavë, Guci, Ulqin, e Sanxhak na ranë pas krahëve dhe dogjën e plaçkitën jugun 4 herë palaçot

    Janë të pabesë dhe na bëhen miq vetëm kur ndjejnë lagështirën si tani që po përplasën me turkun.

    Ne duhet të bëjmë njëherë bashkimin tonë kombëtar pastaj shohim e bëjmë, po e kanë me sinqeritet bujrum ama të na kthejnë ato që na kanë grabitur me luftë. Në kohën që në ishim të pushtuar nga turqit na sulmuan po se pranojnë që ishin agresorë.

    Kur ishim të pushtuar nga Italia dhe i sulmoi na quajnë agresorë ama.

    E nderojnë pllakën sipas interesit të tyre.

    Sa për komentuesit e 300 evrove këtu lodheni kot o mercenarë se ska lidhje me fenë fare, shqiptarët janë paganë, fetë e të huajve mbajini për vete o shqiptarë tradhëtarë të gjakut tuaj ortodoksë të asimiluar .

    Reply to this comment
  13. paci March 20, 09:50

    Mos i humbisni librat e Enverit , rileconi <Dy popuj miq,

    Reply to this comment
  14. Pellazgos March 20, 13:27

    Pagane “shqipetaret” zoti Vurkari?
    A kishte Xhami Pagani?
    A kishte 98% emra islamike Pagani sic ka Albanistani me Kosovon?
    Meso nje here cdo te thote identitet,komb,nder,respekt,pastaj futu ne rrethin e njerezve.

    Reply to this comment
  15. Arber March 20, 13:52

    sigurisht qe jemi popuj shume miq, por i gjithe problemi qendron se rezultanten e historive qe lexohen sot e bejne armatimet, prandaj dhe ministri grek i Luftes vizitoi kufirin me Shqiperine kur Trump hodhi dyshime mbi Naton.
    Jemi shume miq por qe te jete miqesi e plote duhet te kuptojme se per sa i perket ushtrise e cila ben dhe historine jemi ne piken 0. Nja dy helikoptere, ndonje status fare i pakumtimte ne facebook, disa kamione transporti dhe ca pushke apo shashka, ndonje skaf më teper per peshkim, kjo eshte gjendja e asaj qe dikur quhej ushtri ne Shqiperi dhe kjo eshte nje gjendje qe duhet te na beje te reflektojme.
    Merkel tha se nuk ka aleanca te perjetshme, duke iu referuar Natos ku po fleme ne tani, dhe nga miqesia e madhe per ne, greket ne nje te ardhme mundet realisht te na perpijne ndonje pjese toke, uji apo nentoke po qe se nuk do arrijme te pregatitemi mire qe ti pergjigjemi ushtarakisht miqesise me miqesi

    Reply to this comment
  16. piskuriqi March 20, 14:58

    Ca pesoi profesori I historise qe kerkon miqesi pasi ka hedhur helm per vite te tera?? Cudi?? Dicka ka ndodhur. Ose rreshqitje ose shitje??

    Reply to this comment
  17. alphade March 20, 18:55

    Pellazg, me gjithe respektin per Ty,nje gje duhet te them
    se pellazget si popuj shume te vjeter,nuk mund te kuptoj-
    ne boten e sotme moderrne te shek 21 ! Prandaj kuptoi
    ca gjera te botes moderrne dhe mos fol kodra pas bre-
    gut ! Edhe Cuni i Lales e di fare mire se paganizmi ka pa-
    tur idhuj te tjere ,ne dallim me fete e mevoneshme 2 mije
    vjet e kendej kur lindi krishterimi : fete ortodokse,katolike,
    islami,budizmi . Pikerisht kesaj i referohem edhe une ne
    komentin tim ! FLM .

    Reply to this comment
  18. Alban Hamzai March 20, 20:05

    Ne Shqiperi per fat te keq ka dy grupime:euroshqiptaret dhe turkoshqiptaret .Deri me sot ky vend ka mbetur peng I turkoshqiptareve .Euroshqiptaret e dine mire se per mire ose per keq I pari qe te gjendet eshte fqinji .Edhe prof.Krisafi eshte euroshqiptar .Turkoshqiptaret jane ata qe I kane bere gropen Shqiperise e vazhdojne tja bejne akoma .Keta turkoshqiptare nuk donin pavaresine e Shqiperise ,keta pas Pavaresise u ngriten me parrullen ” Dum Baben ” ,keta e mbushen vendin me droge e plehra si te paret e tyre turko-arabe, keta shajne perdite Greqine ,megjithese aty rrojne mbi 500 mije emigrante shqiptare(pra rreth 20% e popullsise se Shqiperise) dhe dergojne cdo vit ne Shqiperi rreth 500 milione euro (nga SHBA vijne 81 milione,nga Gjermania 39 milione ne vit).Minoriteti grek ne Shqiperi eshte pjesa me e ngritur,me e kulturuar e shtetasve shqiptare. Me gjithe sulmin komunisto-islamik kunder tij nga organizma turkoshqiptare e segmente qeveritare shqiptare ,ky minoritet me kulturen e tij te lashte eshte faktori me pozitiv ne Shqiperi per te ardhmen europiane te vendit .Komunisto-islamiket shqiptare,qe nga krijimi I shtetit shqiptar e deri me sot punojne deri ne zhdukjen e minoritetit grek,por ky minoritet me vetite e larta qe ka ,ashtu si ne te kaluaren ,vazhdon te qendroje shume lart. Qe te mos zgjatem ata qe I kane bere gropen Shqiperise e vazhdojne ta groposin akoma jane komunisto-islamike turkoshake shqiptare.Shqiperia do te evropianizohet kur te zhduket kjo kolere nga vendi.Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  19. goni March 20, 22:33

    Zoteri Krisafi,me falni por nuk e kuptoj jeni Krist apo e keni emrin te ngjashem me KristetPasi Krisafi,dhe kristi(e shkruaj me germa te vogla fjalen krist,sepse kristi nuk deshi te kishte kulte,kultet ja ngriten shoket si Krisafi!).Sa Miq ke ne Popullin Grek,qe thuani se jemi Popuj Miq,Me thoni sa Miq kann Shqiptaret tek Populli Grek,duke perfshire edhe Shqiptaret Ortodoks.Pra kjo eshte te mbjellesh grure e te korresh theker.A behet kjo pune,?(nuk mund te behet)Lere Popullin Grek ne hallet e Tije,leri Ortodokset Shqiptare ne hallet e Tyre,dhe shmangju hedhjes se shigjetave,si ne kohet Olimpike!Kto kohe kann shku,nuk kthehen.Pra sot jemi Popuj miq me Greket,neser me Turqit,masneser me Italianet,e keshtu me rradhe.Kurse Politikanet,e paskan fajin,per problemet ,dhe une e Ju jemi te paqte,pra aty eshte faji,o burra tu biem Politikaneve,ti heqim zvarre,jo nuk eshte ashtu,Politikanet nuk i marr ne mbrojtje,por problemet nuk shkarkohen vetem tek Politika.Se Bota po vlon,dhe nje flak e vogel mund te kthehet ne Zjarr te te madh,dhe Politikanet do te mbrohen,mos u Habit.Pra nje amnisti e pergjithshme per te Gjithe te korruptuarit,duke u konfiskuar pasurine e tepert,eshte nje shenje per dialogKjo eshte njera pjes e medaljes,pjesa e nendheshme e trasheguar para Kristit,para mijra vitesh,eshte edhe sot e pranishme,krimi i organizuar e ordiner,nuk lindi sot por erdhi ne stil trashegimi,pse nuk shkruani per kto pune por i qorodisni Ortodokset Shqiptare,te Cilet i sakatuat me rrena e thashetheme.

    Reply to this comment
  20. Thanas March 21, 00:01

    Populli ynë i quajtur gjatë historisë ilir/arbër/shqiptar ka jetuar në paqe e miqësi me popullin helen/grek gjatë mijëra vjetesh deri kur nuk ishin krijuar shtetet e pavarrur kombëtarë. Mbas krijimit të shtetit të pavarrur grek u krijua një platformë politike për zgjerimin e teritoreve të tij. Aty nga viti 1850 u krijua platforma politike greke me emrin “Megali Idhea”, sipas së cilës politikanët grekë duhej të përpiqeshin për të zgjeruar teritoret e shtetit grek kudo ku kishte pasur koloni të lashta greke. Mirëpo kolonitë greke ishin krijuar në toka të banuara prej banorëve jo hellenë, prandaj quheshin “koloni”, sepse helenët e asaj kohe aty kishin shkuar si kolonë,pra ishin ngulime jashtë truallit grek. Politika e shtetit të ri grek erdhi duke kërkuar gjithnjë e më shumë toka e qytete që dikur kishin qenë shpallur koloni helene / greke dhe arriti të bindëte Fuqitë e Mëdha që t’i jepeshin shtetit Grek ish kolonitë e lashta helene, si Boerea (Veria), Selaniku, Kavalla, Izmiri, etj në detin Egje; Korfuzi, Parga, Igumenica në detin Jon. U kërkuan, por nuk iu dhanë Sirakuza në Siqeli, Butrinti, Apollonia, Durrësi, etj në detin Adriatik. Po ashtu u futën në listë edhe qytete si Korca, Përmeti e Gjinokastra meqenëse aty Partikana e Stambollit kishte hapur disa shkolla greke gjatë shekujve XVIII-XIX-të.
    Më 1913 kufijtë midis Greqisë dhe Shqipërisë u ndanë padrejtësisht duke iu dhënë Greqisë shumë territore me qytete e fshtra të banuar me popullsi shqiptare, kurse Shqipërisë iu dhanë vetëm disa fshatra me popullsi greke. E megjithë këtë padrejtësi, gjatë Luftës së Parë Botërore ushtëritë greke pushtuan Shqipërinë e Jugut dhe bënë masakra të shumta. Po ashtu gjatë viteve 1925-1945 ushtëritë greke bënë masakra të shumta në popullsinë shqiptare të Camërisë, duke pastruar popullsinë shqiptare në qytetet Margëllic, Pargë, Igumenicë, Konicë, Filat, etj dhe fshatrat rreth tyre. Mirëpo qeveritarët e sotëm grekë dhe Hirësia e Tij Janullatos nuk kërkuan të ndërtonin disa monumente të vogla në kujtim të viktimave shqiptare në Camëri e në Përmet, Panarit e gjetkë, për të treguar pendesën e tyre ndaj akteve shoviniste të së kaluarës, por kërkuan vetëm krijimin e vorrezave me kocka të disa ushtarëve grekë të rënë në tokat shqiptare gjatë luftës Italo-Greke të vitit 1940.
    Që të krijohet miqësia e vërtetë midis dy popujve tanë duhet të ketë respekt të dyanshëm, dënim të akteve cnjerëzore shoviniste të mëparshme, dhënia e të drejtës për shkollimin në gjuhën amëtare shqipe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, si e kanë grekët që jetojnë në Shqipëri, etj.
    Kur miqësia nuk është e sinqertë nga të dy anët, ajo nuk mund të forcohet dhe propaganda e sulltanit të ri Erdogan fiton hapësirë për prishjen e miqësinë shqiptaro-greke…

    Reply to this comment
  21. Moisi Golemi March 21, 07:49

    Z. akademik! Perse nuk e permend Enver Hoxhen, i cili eshte i vetmi politikan i larte i te dyja vendeve, qe ka shkruar nje liber per historine e te dy popujve? Perse permend lloj-lloj njerezish dhe i shmangesh njeriut qe lozi rol vendimtar per gjysem shekulli?
    Kjo tregon se, sado me titull akademik, ti nuk i shmangesh dot frikes se permendjes se emrit te Enver Hoxhes, pra bie ne batakun e atyre qe kane frike semos “akuzohen”. Dhe kjo ju ben juve te humbisni vlerat si akademik. Sepse, mire a keq, Enveri hyri dhe ka ngelur deri tani ne histori, si i vetmi shtetar qe ka analizuar dhe shkruar liber per marrdheniet midis dy popujve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*