Shqiptarët dhe paratë që “humbasin” në banka

August 16, 2018 21:30

Shqiptarët dhe paratë që “humbasin” në banka

Sistemet e pagesave bankare i kushtojnë ekonomisë shqiptare rreth 250 milionë euro në vit. Ato prekin edhe individët që për shërbime të caktuara bankare paguajnë kosto jo të pakta.

Gazetari i RTSH Bardhi Sejdarasi ka marrë në analizë vetëm kosto të caktuara dhe vetëm për shërbimin e kartave të kreditit si dhe ka analizuar fitimin e bankave tregtare.

Sa janë paratë që iu paguajmë bankave tregtare të nivelit të dytë për shërbimet që marrim prej tyre?

Një pyetje e tillë bëhet rrallë, një llogari në detaje akoma më rrallë. Nëse sot transferojmë vetëm 100 lekë nga llogaria jonë, bankës do t’i paguajmë 150 lekë. Nëse jeni duke pirë një kafe me kosto 1 Euro në një vend të Europës dhe paguani me kartën tuaj të kreditit, atëherë banka do të marrë një komision prej 2,5 Eurosh.

Mund të vazhdosh gjatë me shembuj të tillë që sjellin në vëmendje kostot me të cilat bankat shqiptare ofrojnë shërbimet e tyre.

Ajo që duam të themi nuk ka të bëjë thjesht me nevojën për të paguar shërbimet e marra, sepse kjo është logjike, por me kostot e këtyre shërbimeve.

Ato janë vërtet të larta, që fillojnë nga komisionet vjetore të mirëmbajtjes të tërheqjes e parasë së gatshme cash, e deri te pagesat në terminalet e pagesave brenda e jashtë vendit.

Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore dhe të bankës sonë qëndrore, me referencë kostot e vitit 2016, sistemet e pagesave bankare krijojnë një kosto vjetore në ekonominë shqiptare sa 2.5% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Kjo përkthehet përafërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 248 milionë euro.

Në këtë kategori përllogaritjet tregojnë se rreth 50 për qind e kostove të pagesave përballohen nga qytetarët, 25 për qind nga bizneset, 24 përballohen nga ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe 1 % nga entet publike.

Ana tjetër e medaljes janë bankat dhe fitimet e tyre. Bankat raportuan një fitim neto prej 4.8 miliardë lekësh në tre muajt e parë të vitit 2018, sipas standardeve lokale, bëhet e ditur në statistikat e Bankës së Shqipërisë. Një vit më parë ky fitim vjetor ishte 5,8 miliardë lekë.

o.j/dita

August 16, 2018 21:30
Komento

5 Komente

  1. Kris 1 August 17, 03:50

    Eshte detyre e qeverise dhe e bankes se shtetit qe ti veje ne sherbim te qytetarit bankat.Sherbimet qe kryejne jane minimale ndersa kostua shume e larte.gje qe nuk ndodh ne perendim.Ne amerike shpesh bankat gjobiten ne miliarda dollare prandaj i qendrojne pronto klientit dhe e informojne per cdo levizje ne llogari menjehere dhe pa pageese.Pergjegjesia eshte ne rradhe te pzre e bankes se shtetit qe nuk percakton rregulla te rrepta

    Reply to this comment
  2. realisti August 17, 10:15

    Zemra e sistemit kapitalist eshte banka.Aty, paraja pjell para megjithese nuk eshte gje e gjalle.eshte thjeshte send Nese dikush dyfishon numerin e deleve qe posedon kjo eshte e mundur edhe pa ja grabitur dikjt tjeter. Delet pjellin qingja, qingjat rriten dhe kjo eshte menyra e shtimit te pasurise ne menyre te natyrshme. Por qe parate pjellin dhe shtohen si delet kjo nuk mund te jete e natyrshme. Nese dikush, dyfishon numerin e parave, fjlavjen bankat, me patjeter dikush tjeter duhet ti humbase ato.

    Reply to this comment
  3. Illyria-Shqiperia August 17, 11:09

    Shume e vertete. Duhet te jete banka e Shqiperise qe ti kontrolloje keto banka, dhe po ashtu pikat e kembimit dhe western union, qe shume here abuzojne shume rende me klientet (sidomos kur ata Jane te paditur). Ne Shqiperi Jane skandaloze komisionet dhe kushtetet e tjera per depozitat dhe kredite. Nuk e Di me cfare merret banka qendrore!!!!

    Reply to this comment
  4. Lili August 17, 13:50

    Banka qendrore zbaton direktivat e ministrite te ekonomise qe merr udhezimet nga kryeministri qe dikton politikat shtenore ne vendet normal.
    Ne albanistan piktori vizaton e nuk di se duhet me dhane urdhera e me kontroluar qe ato zbatohen..
    Ne albanistan,KM ia bene qefin vetit me fotot e nje bote perallore qe nuk eshte realiteti,po vetem sa per na shit pluhur syve..
    Po mbasi edhe delet e tij jane pa tru,pse te lodhet e te prishet ky me gruan e tij ne bank per ne…

    Reply to this comment
  5. Krist August 18, 15:51

    Futeni ne koke dhe kurre,mos e harroni.Banka,eshte sistem financiar,gjithmone,gjithkund,mbi pushtetin e cdo shteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*