“Shqiptarët e madhërishëm”, telenovela jonë që nuk mbaron kurrë

February 7, 2020 12:17

“Shqiptarët e madhërishëm”, telenovela jonë që nuk mbaron kurrë

Nga Skerdilajd Zaimi

 

Kush e mendonte se Alketa Vejsiu na do kaq shumë! D.m.th të rastis ta shohësh në televizionet shqiptare që flet e moderon, por asnjëherë nuk dëgjon ndonjë deklaratë dashurie për kombësinë.

E sheh si një person që ka një karrierë në një fushë të caktuar dhe asgjë më tej.

Dje zonja Vejsiu na përqafoi nga larg të gjithëve ne që kemi një pasaportë shqiptare. Në Sanremo, ku ishte një nga prezantueset e këtij aktiviteti, ajo tha se i do shumë të gjithë shqiptarët. Mundet të jetë edhe kështu, nuk përjashtohet.

Por çfarë vlere ka kjo për festivalin dhe çfarë domethënie ka që nga një podium i njohur, dikush që ka shansin të marrë një rol të dalë e të flasë në emër dhe për kombësinë?

Kjo histeri kapi rrjetin, siç thonë tani apo edhe një pjesë të shqiptarëve edhe kur në Sanremo këndoi para ca vitesh Ermal Meta. Qysh fëmijë në Itali, Meta doli në finale dhe këndoi duke arritur një sukses. Menjëherë ai u shpall shqiptari më i dashur, njësoj si një tjetër këngëtare, Elhaida Dani që këndoi me Coçiante.

Koha kalon pas këtyre datave “të shënuara” festive dhe asgjë nuk mbetet. Këmgëtarët vazhdojnë karrierën e tyre dhe teksa kuptpjnë se në këtë zanat publiciteti vlen, nuk e kanë problem që të pranojnë përkedhelitë nga Shqipëria.

Këtu problemi është i yni dhe komplekseve që nuk na shqiten. I mediave që as dallojnë dhe as duan të dallojnë mes suksesit personal dhe kontributit për kulturën shqiptare.

Mjafton që kushdo që ka një arritje diku, që del në ndonjë titull dhe menjëherë atij i ngrihet kurthi i shpalljes Hero.

Në rastin e zonjës Vejsiu kemi edhe vanitetin e vetë protagonistes që vetëmarketohet, por edhe rivalizon në distancë me ata që në fushën e saj nuk e duan. Po çfarë përfaqëson kjo për Shqipërinë?

Pse askush nuk përcjell polemikat për mënyrën sesi po degradon Sanremo dhe sesa trashë kryehen operacione mediatike në aktivitete kombëtare ku të huajt luajnë partiturën e një politike sipërfaqësore të multikulturalizmit dhe integrimit?

Diku në një media, zonja Vejsiu shprehej se Rai ka qenë një dritare lirie për shqiptarët. Sigurisht që dikush e ka mësua, apo diku e ka dëgjuar një shprehje të tillë, pasi mosha e saj nuk të thotë gjë për këtë “leksion të vyer” të jetës.

Do të mjaftonte kaq gjë, shfaqja klishe, vetëkurdisja para publikut, që zonjën në fjalë të mos konsiderohej në këtë formë, por për atë që është. Thjesht një person i suksesshëm në jetën e saj profesionale. Por jo një përfaqësuese e Shqipërisë.

Kjo sjellje është një refleks i kompleksit të thellë të inferioritetit të elitës shqiptare ndaj Perëndimit, në skenën e të cilit ajo synon të aderojë si e barabartë. Dhe konsideron barazi këtë begenisjen përçmuese që i bëhet edhe një shërbyesi. Media këtu thjesht sa riprodhon qoftë këtë shtresëzim të vjetër që e bën shqiptarinë të artikulohet si një lloj nënkulture e periferisë, ashtu edhe injorancën e vet tanimë të pakonkurueshme.

Është një kllapi e dyfishtë e një të sëmuri terminale që ka si amanet stolisjen bukur, që kërkon vëmendjen edhe në vdekjen e vet.

Ndërkohë që rilindja, jo ajo e shpërdoruar, por ajo që vjen nga aktiviteti dhe krijimi që po e ridimensionon identitetin tonë, është gjetkë. Është aty ku kriza e vlerave refuzohet dhe luftohet.

Dhe një formë e luftës është edhe çlirimi nga komplekset, kuptimi më i mirë dhe i drejtë i asaj që është realisht vlerë për shoqërinë në raport me arritjet personale si dhe shkëputja përfundimtare nga atavizmat e një brezi të fundit të regjimit komunist që e pa të ardhmen dhe realizimin e vet tek imitimi.

Këtë po e vuajmë sot e kësaj dite dhe me pasoja të rënda.

 

*****

Autori është redaktor i portalit ResPublica

February 7, 2020 12:17
Komento

33 Komente

  1. Euro Maloku February 7, 12:34

    Shume sakte.
    Servilizmi..servilizmi…servi jane cilesori qe ka zevendesuar karakterin e shqiptarit qe deri diku e ka care rrugen e historise me shpate ne dore!
    Shpata eshte shndruar ne organ seksual..

    Reply to this comment
  2. G February 7, 12:40

    Ajo lepiu e lepiu gjithe kohen Sikur ne te ishim nje komb pa histori pa kulture pa art pa asnje lloj vlere.Bej hesap qe ketu ne Shqiperi edhe po te ishe bjond urreheshe nga sistemi socialist.Me sa kemi pare ne qe i mbajme mend Festivalet ne RTSH para viteve 1990 ishin te nje niveli shume te lart kurse pas 1990 u katandisen ne bazar-hesap dhe qe kercet paraja per te marre pjese.Ajo hodhi balte ne punen e profesionalizmin e brezave te tere artistesh dhe mbi kombin tone dhe lepiu e lepiu nga fillimi deri ne fund sa nje spektator ose telespektator italian qe nuk e nje vendin tone do te mendonte qe keta shqiptaret qenkan pa asnje vlere dhe per ta ne qenkemi bota.Mos dergoni fycka te tilla per te perfaqesuar nje komb se late nam.Ajo mund te lepihet per nje kontrate por jo te hedhe balte mbi artistet shqiptare te para 1990–es dhe kombin tone.

    Reply to this comment
  3. Z February 7, 13:04

    Cfare injoranti medioker! Respublika? Urrejtje – urrejtje dhe perseri urrejtje! Bajga lope!

    Reply to this comment
    • mirel February 7, 15:12

      Mjafton te shikosh mesazhet e tua. Formula : Urrejtje dhe bajge lope= Rilindje.
      Dhe diskuton mediokritetin.
      Qyfyr!
      Apo jo?

      Reply to this comment
  4. Jimi February 7, 13:07

    Me se e vertet !

    Reply to this comment
  5. L.H February 7, 13:20

    Perkthyer ne gjuhen shqipe? Peshtirosje,komplekse psiqike infeririteti,Hapje bythesh!

    Reply to this comment
  6. Claus February 7, 13:22

    Perse behen kaq te shpifur ca shqiptare, pjelle e mediave mediokre shqiptare qe te sjellin vec perzjerje ne stomak dhe zorre?
    Del kjo Alketa, injorante ne kulm dhe merr neper goje nje vend duke e filluar ate monolog qe ofendon inteligjencen e njeriut normal duke filluar „une po ju tregoj historine e jetes sime“ nje kopje e keqe e monologut te atij djaloshit te ministrit te brendshem qe u arratis dh po tregonte para televizionit italian „historine time, se cfare ishte, cfare deshte dhe si e kishte mesuar italishten“ tek filmi „Amaneti“!
    Nuk kane as formim, nuk kane lexuar nje leter ne jeten e tyre dhe kur dalin ne ekranet e huaja ja marrin nje avazi, si ai kryeministri idiot shqiptar Edi Rama, qe tregojne se ne Shqiperi na paska qene armiqesore te degjoje Adriano Celentanon, Boby solon a Morandin dhe se behej i dyshuar nese na ishe bjonde si Rafaela Carra!!!!!!
    Cfare budallalleqesh qe degjon dhe vete italiani!
    Dhe flet nje 36 vjecare qe ka lindur ne vitin 1984 me aq kompetence per diktaturen.
    Mire ai idioti Edi Rama qe po gomarezohet me kalimin e kohes dhe del si dordolec i cmendur ne ato filmat „I love Tropoja“ po kjo qe ka pare vec vrasje, droge, krim etj,etj, merr mikrofonin dhe po na flet se Italia na paska qene dritare lirie.
    Per cfare Italie e ka kjo fjalen, per ate Itali qe as italianet nuk e durojne dot?
    Kam folur me shume italiane dhe me ate entuziazmin tim kam treguar dhe une „dijet“ e mia si kjo ne fushen e kultures italiane dhe kam mbetur u cuditur qe kur degjonin emra si Carra, Paolo Rossi, Adriano, San Remo etj,etj as nuk reagonin, as nuk i njihnin, as nuk u binin nder mend sepse ishin popull qe u duhej te ulnin bretkun ne pune pa patur kohe te merreshin me llogje shqiptaresh.
    Per cfare Italie e ka kjo fjalen, per ate Itali te jugut te mbushur me plehra, droge dhe mafie?
    Apo per ate San Remo, ate qytet te vogel qe nuk e njeh kush, ku atraksioni me i mire ishte nje kazino ku derdhej para e piset nga te kater anet e Italise?
    Histori te tjera nuk mund te tregojne keta dordolece shqiptare dhe shyqyr Zotit kane gjetur temen e diktatures dhe hap dhe mbyll gojen: Sigurimi, bunkeri, burgjet, shtepia me gjethe, Blloku a ku ta di une.
    Dhe ne fund muziken e italiane e degjonte kushdo, ne plazhe a ne shkolla, pa piken e frikes.
    A po i degjon njeri me keta ashtu sic degjohej Hit-Parade ne ate kohe?
    Askush, sepse kuriziteti mbaroi, Italine e pane dhe e perjetuan shqiptaret se cfare ishte dhe „boja i doli“.
    Kaq. Kurioziteti mbaroi dhe tani shkollaret nuk kane me kohe te vrapojne per te kapur oren 12.45 te se premtes per te degjuar Hit-Parade se tani kane „halle“ te tjera.

    Reply to this comment
    • andi February 8, 13:26

      Kishin bukuri ato te premte kur nxitonim per te degjuar Hit Parade-in, dhe e ke parasysh kur fillonte me ate zerin e trashe te nje amerikani qe bente numerimin mbrapsh, qe shenonte edhe startimin e klasifikimit muzikor.
      Genjeshter qe nuk degjonim muzike italiane, genjeshter qe grate bionde ishin te sulmuara, genjeshter qe nuk kishim prezentatore dhe shume genjeshtra qe dua edhe ndihmen e te tjereve per t’i kujtuar. U tha ilalianeve qe i donte dhe adhuronte, por ne te vertete u tregua shume mendjemadhe dhe percmuese ndaj tyre.

      Reply to this comment
  7. mirel February 7, 15:13

    Shkrim i sakte Komplimente!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit February 7, 16:03

      Ka nja dy dekada qe ne San Remo njera nga prezantueset do jete e huaj. Nqs vendasja eshte brune, e huaja bjonde dhe anasjelltas. Eshte bere si njefare rregulli qe rregull nuk eshte. Ka pasur me pare te huaja qe nuk dinin fare italisht, me kujtohet nje ceke, ne mos ishte Eva Herzigova a dicka e tille. Dmth kjo Alketa eshte pjese e nje shablloni, pjese e dekorit. Bravo per shansin dhe i lumte. Nuk eshte pak per nje prezantuese shqiptare, edhe pse nuk e kam pare ndonjehere dhe as programet bajagi te ketyre 20 e ca viteve. Jo vetem tek ne, por eshte kthyer ne nje trend boteror shablloni i programit me shume Drita e ngjyra dhe aspak brendi. I fundit ne aradhen e ketij mediokriteti eshte kanali kryeministror ertv. Por ajo qe preokupon eshte perseritja e panderprere, qe krijon rutinen. Idene se TV ka lindur e do vdese ashtu siperfaqesor, perdja qe mbulon dritaren e realitetit. Bravo Alketa, Shqiperia me siguri meriton te futet ne Be, se ti na nderove. Qenke veshur si fallxhore. Sikur te mos dije italisht do ishte fat i madh… Po ti dije shume mire dhe ketu e prishe.

      Reply to this comment
      • mirel February 7, 17:43

        E Mono, te ftosh Eva Herzigoven dhe me pas vendin e saj ta zere Alketa Vejsiu kjo flet shume per nivelin e Sanremos.
        Mungesa e talentit eshte sindrome e shoqerise se konsumit. Shiko filmat, kenget.. Jane shume te varfra. Ne vend te artit shesin pordhe. Dhe te durosh dhe pordhet e kesaj qurrashes eshte nje lloj poshterimi.
        Gazetari ka 100% te drejte.
        Dhe Ermal Meta e mori ofezen drejtperdrejt ne Twitter. U justifikua se po e sulmonin per arsye rracizmi. Po e verteta eshte se ato kenget e tij as nuk degjohen e as kane ndonje kuriozitet.
        Ka rene shume niveli si puna e zbatices.
        Dhe ne kete zbatice dalin ne pah dhe tipa si Ermali dhe Alketa

        Reply to this comment
  8. Tz February 7, 15:29

    Per te gjithe ju xheloza ju ka hije nje hu zezaku mbas bythe

    Reply to this comment
  9. thjesht... February 7, 17:24

    pak korigjim per kritiket ndaj alketes dhe nje bisht lopate me graso solidol dhe ate te arapit po e pati qejf “Tz”-ja . kjo alketa ( e kategorise postkomuniste, si dhe disa te epokes komuniste), jane pjella te nje narcizmi, qe te bejne per te vjell . kujtoni pamjen ne fillim para “plastikes” . besoj kjo e ka urryer veten atehere deri sa u be..simpatike . gjithe bota e show-t ne shqiperi eshte nje narcizem i neveritshem . seriozisht, ne po vuajme prej kesaj . per te shpetuar nga ky fenomen, pobliku jone duhet te ndergjegjesohet se jane normale dhe ligje nen juridiksionin e nje ministrie te fushes perkatese, per te disiplinuar moralin, dijen, kulturen ne kete vend, kundrejt nje “lirie” te shfrenuar deri ne marrezi . po keshtu kush do te paraqitet “mire” para botes, duhet pa tjeter te “nxije” realitetin para..90-tes, a thua se idiotizmat kunder socializmit jane “xhevahire” diturie . por…ne momentin e dhene, prezantimi i saj, qe nje ballafaqim direkt, si askurre me pare midis botes sone dhe asaj europiane . nje thirrje per njohje dhe respekt te ndersjellte midis nesh dhe botes, besoj ka bere nje efekt shume pozitiv per vendin tone dhe bashkekombasit tane, qe jetojne e punojne atje . e vetmja gje qe mund te thone ata, qe s’e duan kete alketen, eshte te thone se kete,qe beri ajo, mund t’a kishte bere kushdo tjeter si dhe shume kohe me pare .

    Reply to this comment
  10. Krisi te lisi February 7, 18:16

    Po ti donte aq shume shqiptaret sa tha, burri saj nuk do abuzonte me ndertime dhe do beNte kulla pa respektuar as rregullat me minimale per ti afruar lix Alketes dhe familjes. Kur degjova nje gazetar qe thshet Alketa presidente…. Vaj me det mendohe pak kete vend me president me njerez qe pasurohen me ligjin e xhungles.

    Reply to this comment
  11. Luzati February 7, 18:28

    Nuk e kuptoj kete mllef dhe keqdashje ne kete katundin tone te prapambetur.Nuk thoni shyqyr mor derdimene qe Shqiperia arin te permendet per mire ne RAI dhe jo me droge dhe prostituta…Analiste te çpifur dhe te parapaguar gjitheshka kunder Shqiperise kush i autorizon ata te flasin ne emer te Shqiptareve??

    Reply to this comment
  12. Gzim Kulufi February 7, 21:03

    Nuk ka te beje me imitimin nga brezi i fundit i “komunizmit”, por eshte nje fenomen i ri, dhe jo vetem shqiptar! Nje fenomen i vendeve dhe popujve “te vegjel”, i shtuar mjaft keto dy dekadat e fundit.

    Reply to this comment
  13. SD February 7, 21:10

    Ju qe flisni keshtu per zonjen Vejsiu nuk eshte mire ajo tregoi realitetin e atyre viteve te ashpra qe nje brez i tere u sakrifikua nga Enver Hoxha. A e dini juve qe vetem vrer nxirrni se cfare te ndodhte po te vije nga jashte dhe te bije muzike italiane ne vite 80. Ju a them une ne aeroport sa te mbrije te gjitha kenget ne kaseta ti fshinte partia se mos te jepnin ndikim borgjez. E kuptoni juve cka kaluar ai brez.Nuk te linte kush te mbaje floket si ta kishte deshira se quheshe borgjez apo te mesoje nje gjuhe te huaj e lexoje libra qe i kishin ndaluar kur gjithe bota kendonte lexonte shkembente e perparonte ne ishim si ne kafaz te drejtuar dhe ne mendime nga ideollogjia komuniste. Keto qe permanda jane vetem nje pjese e vogel e jetes se atyre viteve per ate brez. Ajo nuk shau asnje kengetar ajo nuk hodhi balte askujt . Tregoi realitetin po ashtu ishte.Sigurisht disa nga ju ketu nuk e keni jetuar ate menxyre kohe.
    Ne duhet te jemi krenar qe nje vajze me guxim dhe bukuri e zgjuaresi na prezantoi denjesisht.E besoj qe te gjithe i lexoni gazetat dhe cthuhet per djemte e vajzat tona tani ne vitet e te ashtuquajtures demokraci. Te bie faqja ne toke per disa prej tyre cfare jete bejne. Prandaj te jeni krenar per Alketen te cilen dhe pse nuk e njof personalisht e falenderoj qe eshte kaq e talentuar, inteligjente dhe e bukur.Prandaj mos e peshtyni kete vajze. Sigurisht ajo beri me te miren qe mundi. Pse jemi kaq vulgare ,pse nuk e perqafojme ate qe na ngre koken lart kushdo qofte. Po nuk leme njeri te zoti pa i vene bisht . Piquni vellezer e motra hapni zemrat. Me mllefe sharje dhe fyerje nuk shkohet shume larg. Do te desheronim te kishim me shume Alketa ne cdo fushe te jetes sone ne Shqiperi. Ju faleminderit!

    Reply to this comment
    • lG February 9, 02:37

      Jo plotësisht I saktë.
      Gjuhët e huaja mësoheshin në programet mësimore në shkolla ku krahas rusishtes jepej edhe frëngjishtja apo anglishtja.

      Reply to this comment
  14. TURI EMIGR February 8, 05:36

    edhe ne kete vend te vogel ku jam emigrant cdo aritje e nje shtetasi te tyre jashte vendit eshte eveniment dhe trumbetohet POR JO KJO HISTER IZILEQARE DASHAKEQE SI TE NE.MENDOJ SE SI ZOTERISHKRUESI KA OBJEKTIVAT PROFESIONAL,ASHTU I KANE DHE TE TJERE.MESA KAM LEXUAR PJESA ME E MADHE E SHTYPIT ITALJAN KA DHENE KRITIKA POZITIVE PER ALKETE.KA ARITUR NE NJE SHKALLE QE NUK ARIHET, MUND TE KESH LEKE POR POS PATE DHE TALENTIN STE PRANON NJERI NE SANREMO.ME GJITHE MENDE ESHTE NJE EVENIMENTQE I BUKUR QE KALON DHE HAROHET,NE SHQIPERI DHE NUK HAROHEN [ EVENIMENTE ] MEDIOKRE E TE SHPLARA. .PER DASHAKEQT E ZILIQARE ATO HAROEN .E DERGOJ shqiperia APO VAJTI VET AJO PAK RENDESI KA ATJE NA PREZANTOJ NJE ZONJE SHQIPTARE .JU TE ZOTET DERDELLITJEVE LERINI DERDELLITJET DDHE MUNDOHUNI TA ARINI

    Reply to this comment
  15. Gjiko February 8, 10:57

    Për të gjithë ata defiçentë që i japin gojës dhe kujtojnë se kritika ndaj prezantueses shqiptare dje ne Sanremo bëhet se jemi ziliqarë dhe xhelozë… kam vetëm 5 fjalë..
    1. nuk më duhet hiç mekanizmi që ajo ka përdorur për të shkuar atje, por dështimi i saj mbrëmë vërtetoi që ish një mekanizem jo i duhur.
    2. ajo ishte shoqëruese jo drejtuese e natës së 3’të në një shtet që nuk ishte Shqipëria, por ajo nuk kuptoi, nuk diti, nuk mundi, nuk deshi të njihte rolin dhe hapësiren e saj… sa shkeli skenën, jo vetëm që fliste me 100 në orë përpara një publiku të qetë dhe elitar (jo para deficenteve) por pasi ju drejtua me ti drejtuesit të Sanremos.. pastaj Ronaldos që ish në sallë .. su mjaftua me kaq.. por dogji me pabesi skenarin duke lajmëruar ardhjen e Beninjit (çka ish eskluzivitet i prezantuesit zyrtar Amadeusit) dhe duke broçkollitur që ajo kish studiuar pjesën kur Beninji mori çmimin Oskar para 21 vjetesh.. se si ai eci mbi kokat e spektatorëve të Oskarit dhe ajo donte ta bënte të njëjtën gjë.. por drejtuesi i orkestres mos shqetesohej se ajo nuk do e bënte… ?!
    Pastaj tha që ajo ishte e para femër që prezantonte një Festival në Shqipëri.. pastaj i tha Amadeusit që ti do femrat.. dhe ai i tha.. jo dua gjitjhë njerëzit.. (në rrjeshtin e parë kish të ulur gruan dhe djalin i ziu).. dhe kuptohet që ky shokim dhe nxjerrje nga shtrati fisnik i Sanremos.. bëri që prezantuesja shqiptare të dërgohej në prapaskenë (në oborr) për gati gjithë natën e tretë… dhe kohën e saj në pjesën më të madhe e zëvëndesoi dhe drejtoi gruaja e Ronaldos me qetësi dhe zonjllëk ose Amadeus tek pulle i vetëm,..
    3. këta defiçentet që akuzojnë për zili dhe xhelozi.. ose funksionojnë si prezantuesja në fjalë.. dhe dihet siç thotë populli.. (ngjajnë pa bëhen) ose e bëjnë thjesht për klishe për tu faktorizuar duke qënë kundër… se po pate edhe vetëm 2 grame tru.. atë turp të djeshëm që bie mbi cdo femër shqiptare, nuk e gëlltit.. dhe aq më pak ta trumpetosh si arritje..
    4. Monologu pastaj… ishte nje thagmë me vete… për vec qurreve dhe loteve gjithë inferioritet… bjondeve që i persekutonte diktatura,.. pati dhe kundërshti pa kuptim llogjik.. se gjoja për Balionin dhe Celentanon hyje ne burg por ndërkohë asaj edhe pse vetëm 5 vjec (aq ishte kur ra sistemi) i mësuan këngën e Bobi Solos… (të cilën dhe atë nisi ta këndonte..por nga që stonoi e la rruges…)
    Fjalët e monologut në fakt ishin shumë të lodhura.. fiks stili i naltmadhnisë që merret me 30 vjet te shkuara të Diktaturës.. dhe nuk shpalos asnjëherë problemet e sotme që ka shoqëria shqiptare dhe sidomos femra shqiptare…
    5. dhe e fundit.. prezantuesja në thelb.. është rob i mirë.. dhe këtë se them me ironi, ajo ka nevojë të rritet, dhe jo me moshë biologjike… atë duhet ta lënë të rritet, brumin e ka… i kanë vrarë qetësine… i kanë vrarë emocionet… zëri i saj i njëtrajtshem…. e vërteton…e kanë shkëputur nga realiteti.. qëllimi dhe objektivi i saj nuk duhet te jete më, të tërbojë “armiqtë” që ka në Shqipëri pasi kjo i ka ndryshuar dhe shëmtuar rrugën dhe mardhënien me profesionalizmin…. Ajo duhet ti fus një të qarë me të madhe.. të çlirohet.. të gjej veten, të kthehet tek vetja… dhe të lexojë…. të lexojë.. të lexojë.. dhe jo shqip… shqipja i jep ankth.. dhe lehtësi kapërcimi faqesh…le të fillojë të lexojë pakëz libra italisht.. do e bëjnë të vras mëndjen.. të fitoj kohë dhe të pasurojë fjalorin.. që monologjet me bjonde mos tja shkruaj më naltmadhnia…
    ..dhe e fundit fare.. i raftë një glasë asaj apo atij që i dhuroi një çantë super të shtrenjtë prezantueses meqë po shkonte në Sanremo….. asaj i duhet urgjent një libër….. Djemtë e Rruges Pal.. për shembull… italisht kuptohet..
    Nuk mund të mburresh kur turpërohesh, unë kam tjetër njësi matëse, ndryshe nga defiçentet që bëjnë si lajkatarë, ca me pagesë ca me deficencë….
    Shqiperia po kthehet në piedestal të mediokreve dhe antivlerave.. dhe për mua kjo është drama më e madhe…
    Shqipëria ka femra pa hesap që njohin Danten, Trilusën, Pazolinin… Falaçin.. Da Vinçin.. Rafaelon.. Verdin, Puçinin… por jo.. ato punojnë në call center.. dhe shqyhen në dysh që të mbijetojnë…
    Ju doni ta mburrni..mburreni..se aq vleni..
    UNE JO !
    Kaq kisha…
    p.s
    në fillim mendova ta bëja anailzë për ta botuar… pastaj e lashë… zilia dhe xhelozia më penguan… hahahaha…

    Reply to this comment
    • mirel February 8, 14:36

      Si thote Alketa ne konferencen e shtypit:
      “Io sono cresciuto in un paese piccolo economicamente..:

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit February 10, 22:54

        Kjo prezantuesja Alketa, qe s’i kam pare asnje emision, ne Sanremo u tregua karavidhe. Po TV komercial karavidhet tregton, prandaj do kete shume sukses. S’ka me shtyp serioz qe te pergenjeshtroje karavidhlleqet e Alketave qe nxitojne si maratonomake te thone historine e tyre me gjelle kombetariste. Ne shqipot dinim te gjithe nga pak italisht, se kryesisht te gjithe filmat e huaj, perfshi edhe filmat hollivudiane, ishin te gjithe te dubluar ne italisht. Pra, nuk kish si te futeshim ne burg, kur italisht I jepte rtvsh. Edhe Raffaella Carra qe luante filma e kemi pare e s’na futi njeri ne burg. Ndofta italianet s’è kuptojne, thone “sa gjynah”, por ky protagonizem qurravec ta shpif. Alketa beri si lypsare e madherishme kur nuk nevojitej e gjithe kjo.

        Reply to this comment
  16. Labi February 8, 14:45

    Une per here te pare nga zonja Vejsiu degjova se para 90 futeshe ne burg po te shikoje RAI dhe te degjoje stacionet Italiane,para 90 filmat e huaj nga Italia merreshin dhe perktheheshin me titra poshte Shqip,po nese per nivelin qe ka aq di aq thote.

    Reply to this comment
  17. Lili February 8, 14:46

    Edhe kjo debile dell e ju thot italianeve se eshte shqiptarja e pare qe prezenton San Remon kur gjithe italianet dine se Ana Oxa ishte shqiptarja qe u shfaq aty qofte si prezentuese qofte si kengtare per disa vjete rresht! Kur ignoranca e debiliteti na perfasojne vetem pse kane nje dashnor qe blene pjesemarrjen e saj per 4 mn aty!!! Ishte aty edhe rita ora edhe dua lipa shume para kesaj po ato ishin profesionista edhe nuk paten nevoje me fye kombin e tyre per me ba fame aty!
    Idiotija qe eshte turp per artistete e vertete!

    Reply to this comment
  18. Moni February 8, 15:01

    Nje gazetar i “Famshem” thoshte duhet te behet presidente…… Ne fakt ka perspektive se burri saj eshte ndertues ne zonen e liqenit, ku kulla nga kulla eshte 1 m larg; Thone qe ka qene dhe trafikant droge. Te tille ne Albania kane perspektive te shkelqyer dhe kjo per me teper pas operacioneve eshte bere Barbi” dhe ne te tille na “duhen” mbi koke me para krimi te na drejtojne

    Reply to this comment
  19. Kris 1 February 8, 16:21

    aketa te pyese mamane.A e ka pase televizorin me kanace para vitit 90?

    Reply to this comment
  20. Nje shqiptar February 8, 20:01

    Me duket se Alketa u emocionua shume dhe shpesh nuk gjente fjalet e duhura ne gjuhen italiane qe te shprehte ate qe ndjente. Ajo deshironte te fliste per shume probleme por 4 minuta ne dispozicion e detyruan te fliste shume shpejt dhe te trajtonte problemet e shumte ne menyre shume te ceket,. Kjo situate e beri qe te mosparaqitesh me si prezantuese me pervoje por si fillestare. Ky fakt solli pakenaqesi tek spektatoret e tek teleshikuesit sidomos shqiptare.Me vjen keq per Alketen, duhej te pregatitej shume me me seriozitet. Pjesemarrja ne aktivitetet jashte vendit e çdo shqiptari duhet te jete me e kujdeshme pasi te gjithe ne e ndjejme vehten te perfaqesuar nga ai. Suksesi i tij eshte kenaqesia e jone, humbja e tij eshte humbja e jone, kjo eshte ndjenja e mrekullueshme kombetare qe e kemi ne shpirt se bashku me flamurin kuq e zi e qe na dallon e na bashkon si komb, eshte ndjenja qe na ka mbrojtur te mbijetojme nder shekuj deri ne ditet e sotme. Alketes i uroj suksese te metejshme.

    Reply to this comment
  21. Kola February 8, 21:17

    Komenti i Gjikos i sakte.

    Reply to this comment
  22. casa blanca 1968 February 9, 00:12

    Ne paraqitjen e AVejziut ne San Remo pamvaresisht se ka plus & minuset e veta ajo hyri ne histori te pakten si prezantuese “e mori provimin”..dhe nese dikush priste persosmeri gabohet.
    .
    Do doja te ndalem vetem te fraza
    me shume se idiote :

    MUZIKA ITALIANE-SANREMO
    ISHTE DRITARJA E LIRISE..
    .
    Duke qene se nga mosha AVejziu eshte ne moshen e femijve te mij le ta analizojme kete tog fjalesh te neveritshem..
    .
    Kam degjuar traplleqe te tilla si te ndegjoje Cilentanon futeshe ne burg…Betohem se kam degjuar muzike italiane dhe te huaj sa me ka dash qejfi per 40 vjet dhe kerkush nuk me ka thene gjysem llafi..
    .
    Nese dikush degjonte muzike te huaj me ze te larte apo shiste tongellik dhe shante sistemin..atehere po…te terihiqej veshi per here te pare dhe per perseritje te benin synet…..
    .
    Kenga e pare italiane qe me ka pelqyer shume ne adoleshence kur fillova te ndegjoja San Remon ishte”Casa Bianca” e kenduar nga Marisa Sannia qe zuri vendin e dyte ne 1968 dhe kam ndegjuar deri ne vitet 80’ kur dhe ne Itali ra interesi qe kishte me pare..
    .
    Nese ka gezim me te madh ( flasim per muzike)ne ate kohe ishte Hit Parade qe e ndiqnin sidomos ne shkollat e mesme dhe sidomos dita e premte rreth ores 12;30 .ku duhej te lije oren e fundit…dhe ka shume histori….
    .
    Nese sot del nje AVejzije dhe flet keshtu ne Sam Remo sot..atehere eshte njeriu I gabuar,,,ne kohe te gabuar dhe me tutor te mallkuar..
    .
    Diku ne nje debat ne kete teme I madhi Sherif Merdani ka deklaruar se asnje nuk futej ne burg ne ate kohe pse ndegjoje muzike te huaj….por nese dikush kapej per shkelje ligji si vagabondazh..agjitacjon..PO Kalim kufiri…I shtohej dhe ndegjimi I muzikes huaj..per kunj.
    .
    Me vjen turp qe te pakten per kete teme pra te burgosjes nga Enveri se ndegjoje muzike te huaja sepse jo vetem eshte vet-poshtrim kombetar..jo vetem se eshte nje genjeshter e ndyre por dhe ky qe kemI Fakekryemister eshte ne rradhe e pare te atyre qe do ti quaje kanibale enverfage…
    .
    Per dijen ne nje takim te Enverit me Agim Meron ne 1971 (sekretari I pare I rinise shqiptare) ai xhaxhi tha tekstualisht…

    RINIA SHQIPTARE
    LE TE SHIKOJE MUZIKE-FILMA-PROGRAME
    NE TV E HUAJA NUK I NDALOJME

    …POR GJELLA ME KRIPE DHE KRIPA ME KARAR..
    .
    kaq u desh qe me pas plasi nje fare terbimi dhe u happen bythesh jo vetem te qytetit por dhe malokatunaret.

    .aq sa arriti qe deri ne mjediset Bllokut por dhe ne Ministrira dhe TV-ra filluan te tallnin ate Xhaxhin qe kur e mori vesh..Kapi Bicakun dhe mire beri

    …Them mire beri se cfare pame pas 1992-it doli fjala e tij..jemi bere te urryer jo vetem nga te huajt por dhe midis vete shqiptareve

    Reply to this comment
  23. demo February 9, 02:14

    M`ka pas pelqyer hunda e pare e kesaj Alketes.Ishte hynde skenderbeshe.Me ate hunde mund te cante ne San Rremo.Do behet pishman kur te kthehet moda e hundes.
    Se flokeve u behet derman.Bionde,brune,kuqaloshe,po hajde gjej samar per hunden kur te nderroje moda?

    Reply to this comment
  24. demo February 9, 09:11

    Cfare ka hequr Ay brez moj SD,se na ke habit fare?
    Nuk i mbanin dot floket e gjate?Po cfare po i gjen tani shqiptaret koketullace.Apo edhe koketullace nuk te linte partia?
    Paskan vuajtur shqiptaret se ua fshinin kasetat me kenge te huaja ne aeroport? Po kush jane ata shqiptare qe udhetonin ne ate kohe ne aeroport?
    Vetem familjet e Enver Hoxhes,Hysni Kapos,Mehmet Shehut,agjentet,e ministrise se brendshme qe sherbenin neper ambasada,ndonje sportist,qe kthehej bashke me ekipin ,se kishte qe nuk ktheheshin..
    Bllokmeneve ju be jeta sketerre dhe Alketes motake?
    Paska vuajtur ne djep e shkreta se nuk degjonte Boby Solon.Kush t`i ka thene keto pallavra moj shurraqe?
    Tutorja Vera Grabocka,e bija e kriminelit te ministrise se Brendeshme,Myftar Grabocka?Edhe kjo llastica e sigurimit me kollovar Kananin paskan vuajtur nga regjimi?Shko moj pirdhu!.

    Reply to this comment
  25. STEFANIA February 10, 10:30

    alekta nuk eshte rritur. alketa refuzon te rritet. ka problem. nuk e kuron asnje performance. dy jane arsyet qe e trilluan alketen te investohej per kete ‘du’ ne sanreme. Se pari t,ju futur gishtin ne sy kolegeve te saja me bukurine, elegancen…, garderoben, e te tjera lalala. se dyti per te njejten arsye. se pari alkete nese nuk ke ndonje gje fakt a ngjarje, mos fol. histori te vjeteruara, tingelluan dihet teper bajate. ti bie shkurt se s,ja vlene. greket shprehen ne keto raste perti vene kapak. APO FONI MUNUARA. APO MJALO FONARA. NE sna ngelet gje tjeter vetem te qeshim. ha ha ha . dhe te ruajme ndonje stilolaps per tre vjet se mbase na sjedh fat. he he he .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim