Shqiptarët e Mesjetës drejtonin botën

Dr. Aleksandre Lambert January 31, 2016 13:12

Shqiptarët e Mesjetës drejtonin botën

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame. Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që ka sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera. Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

arvanitas_223280444Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi i XI-të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet). Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu G3gIyXhnë Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

Dr. Aleksandre Lambert January 31, 2016 13:12
Komento

17 Komente

  1. mirel January 31, 16:06

    Shume sakte Dr Lambert, po me tradhetaret ne qeveri shqiptaret si ne Shqiperi,Kosove dhe Maqedoni nuk kane shans te njihen.
    Shqiptaret drejtohen nga hajdute dhe kriminele.
    Tani do shkojne si delet te paguajne cipse per makinat.
    Dhe kur te pjerdhin do dale ndonje dose si ajo e kompanise se cipsave qe do tju rrjepe kocken, se dhe pordha ka takse..
    Nuk ngelet gje per tu marre me Evropen se nuk mbarojne derrat dhe dosat ketu mrena…nuk ngopen dot njeheresh..

    Reply to this comment
    • gfg February 1, 20:56

      TRATHTARET jane kudo shoku !
      Shikoni se si pa pik turpi na u krijua gjoja 1 UCC ushtri Clirimitare e Camerise qe te baltoste Camet ne ekstremista dhe ta varroste Ceshtjen Came. E gjitha Kjo ne kordinim te plote me Sherbimin Sekret Grek dhe sherbime te tjera qe nuk ja duan te miren Shqiptareve dhe kerkojne me cdo kusht ti fusin ne kurthe. Ku eshte shteti Shqiptar ne te tilla raste qe nuk i dergon dosjet e ketyre pushtave INTERPOLIT !!! Apo te gjithe jane kthyer ne trathtare dhe kriminele!?

      Reply to this comment
  2. [email protected] January 31, 16:09

    lobimi nder shekuj i atyre qe nuk iu intereson njohja e shqiptareve sic jane ne te vertete ,eshte rezultati i ketij izolimi !

    megjithate ,do te vije nji dite kur drita e djellit do te ndricoje te verteten .

    Reply to this comment
    • mirel January 31, 19:36

      mire e ke ti, po kur I iken avioni deputetes Mehmeti, dielli nuk ben shume pune per shqiptaret.
      E kupton apo jo, kur presin biletat deputetet shqiptare Evropa eshte fajtore..

      Reply to this comment
  3. Anton January 31, 17:21

    Ka edhe shqiptare te tjere te medhenj si disa Perandore romake. POr me i rendesishmi ishte Konstantini i Madh qe pranoj Krishterimin si fene zyrtare te Perandorise romake dhe qe ndertoj Konstandinopojen (ose Stambollin e sotem). Nje tjeter shqipater i madh eshte Perandori Justinian qe zhvilloj kodin ligjor te Romes (Codex Justinianus) qe eshte kodi i ndeshkimit ligjor mbi te cilin mbeshteten te gjithe kodet ligjore te botes se civilizuar. NJe tjeter shqiptar i njohur eshte Shenjtori Jerom (Jeronim) qe u be doktor i kishes. Ai eshte i njohur per perkthimin e Bibles ne gjuhen latine. Ai njihet si shenjt nga Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Kisha Luterane, dhe Kisha e Anglise (Anglikane).

    Reply to this comment
  4. Albert Rushan January 31, 18:20

    Te gjitha qeniet i ka krijuar ( KRIJUESI ) dhe per te jane te gjitthe njesoj te vlefshep perderi sa i krijoi dhe pavaresisht se gazela eshte nje qenie e perkryer qofte nga bukuria dhe hijeshia prape do te biere pre e nje cite , luani ose e hienave

    Reply to this comment
  5. MH January 31, 21:19

    Ajka e njerezve me potence te vendit tone i ka sherbyer popujve,shteteve te tjere.Ndersa vendit,vetvetes edhe ato qe kane ba emer i kundervihen me shume ankime dhe urrejtje.Po gezohen e joshen me “burra”shteti si Berisha me kope shume.Kjo tregon se jemi ne karaterin e instinktit te irqit.Ku rehatin e ka ne ferre.

    Reply to this comment
  6. nesim February 1, 01:08

    Minaret qe i kemi nga ata osmanlinjt te egert na moren me qaf Evropa na konsideron si mysliman te egert aty esht muabeti se per ndryshe greqia me serbin ska te egzistonin

    Reply to this comment
  7. shqipe February 1, 10:57

    kjo artikull eshte pjeserisht i sakte. Nese flasim per mesjete, atehere duhet te shtojme edhe rreth 20 perandore romak me origjine/perkatesi etnike ilire. Si adriani, diokleciani, costantini, justiniani, anastasi 1, etj. 200-300 vjetet e fundit perandorine romake te perendimit dhe lindjes e udhehoqen iliret. Diokleciani reformoi ushtrine. Kostandini ndau perandorine ne 2 pjese(lindore dhe perendimore) dhe pranoi fene kristiane si fe zyrtare, perdori flamurin me shqiponje me 2 koke qe simbolizon dy perandorite (perendim dhe lindje). Justiniani futi kodin civil per here te pare dhe perzuri barbaret nga dalmacia dhe italia; qendra e politikes perendimore u shvendos ne Ravenna (jo me rome). etj.
    Fatkeqesisht shqiptaret kane menduar e punuar per te tjeret. tani ka ardhur koha te mendojne per vete

    Reply to this comment
  8. edushi ilirushi February 1, 16:11

    ka harruar te permende shokun enver,saliun dhe edvin ramen,ky i fundit shume i talentuar

    Reply to this comment
  9. Akilis February 1, 19:47

    Po lereni cifutin Lambert,se ka nje misionte caktuar si anti Greke se te jete per Albania as qe njifet gjeografikisht jo me Historikisht se 100 vjet Shtet i krijuar nga Fuqite e Medha ne bashkepunim me Turqine.
    Kush kuptoi kuptoi dhe kur themi per Greket themi edhe ata Heronj qe luftuan per Greqine,kaq e thjeshte.
    dikush ketu thote qe Kostandini i Madh shqipetare!
    Eshte si te thuash qe Aristoteli apo Aleksandri kane qene Sllave nga Shkupi,Omiros ngs Asia e Vogel ishte Turk.
    E zeme Kostandinin se nuk shkroi “shqip” se kishte frike nga Kryetari i Kooperatives se Barbullushit,apo Omiros,apo Janis Kapodhistrias qe krijoi shtetin modern te Greqise.
    Sa poshte kini rene se ju udheheq hipokrizia,zilia nacionaliste pa Histori,kini frike ti emeroni Toponimet Historike sic i kane thene tec paret tuaj greqisht,argjirokastros,Apollonia,Aleksandros,Olimpia,Agi Saranda,Buthrotos,Moskopolis,Epidamnos i ndertuar nga Ilyro-Epirotet jo Durrazzo nga Turkoallvanosa dhe Pipino,Emathia jo Mati,avllona jo Valona,Kostandinopol jo Stamboll,Smirna jo Izmir etj,etj,etj,etj.
    Mund te me shpjegoje dikush qe keta zoterinjte qe kane udhehequr Boten si nuk i ngjane nje cike “Patrioteve” Pellazge qe per 45 vjet nga Rustem,Ahmet,Mehmet,Ramiz,Enver femijte e tyre Ervis,Edvin,Paqesor,Clirim,Elona,Elvis qe mire apo keq para Turqise kishin emra Greke Orthodoks per te pakten 1000 vjet Bizantios.
    Germo Tare se Greqisht do gjesh kudo se Osmanet dhe ata “patriote” te ketij Cifuti e kane bere Shqiperine nje Turqi te vogel.

    Reply to this comment
  10. mirel February 2, 21:02

    re Aqili..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*