Shqiptarët e Nju Jorkut nderojnë Sami Repishtin, partizanin që u arratis nga Shqipëria komuniste

VOA July 19, 2015 19:50

Shqiptarët e Nju Jorkut nderojnë Sami Repishtin, partizanin që u arratis nga Shqipëria komuniste

Profesor Sami Repishti, është mjaft aktiv edhe tani në moshën 90-vjeçare. Jeta e tij ka qenë plot peripeci, dhe mund të thuhet se ai e ka përjetuar Shqipërinë në të gjitha etapat e saj kryesore pas shpalljes së pavarësisë. Ka qenë si një film, siç e thotë edhe vetë. Kjo jetë e ka mësuar të luftojë për diçka që e ai e quan të shenjtë: të drejtat e njeriut:

“Unë kam jetuar në Shqipëri, një vend që ka vuajtur shumë dhe që ka patur shumë trazime, një vend ku jeta e njeriut ka kushtuar pak. Aty ka filluar interesimi im kryesor. Nuk ka gjë më të shenjtë në botë se jeta e njeriut.”

Ai ka lindur në Shkodër. Pas pushtimit Italian të 1939, iu bashkua grupeve antifashiste. Pas luftës jeta e tij ishte një ndeshje me komunizmin. U arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg, nga të cilat vuajti 10. Në vitin 1959 u arratis në Jugosllavi, ku u mbajt i izoluar një vit. Në vitin 1962, u arratis në Itali dhe prej andej erdhi në SHBA.

“Ndjesinë e mbrojtjes së njeriut sidomos nga autoriteti e kam patur edhe para se të burgosesha. Kjo më ka vënë në pozitë kundërshtare me regjimin komunist, sepse për mendimin tim, regjimi komunist filloi të shtypë njeriun pa faj. Kur kam dalë nga burgu, kam dalë me një bagazh në kurriz. Unë ia kushtoj jetëm time faktit se duhet të jem dëshmitar për ata që nuk kanë patur mundësi të flasin, që ose kanë vdekur ose nuk kanë patur mundësi të flasin. Jam munduar të jem besnik i premtimit që u kam dhënë shokëve të mi që janë sakrifikuar.”

Këtë premtim, profesor Repishti, e ka mbajtur me punë. Dhe për këtë punë të tij, kanë ardhur të flasin njerëz që ai i ka kolegë dhe bashkëpunëtorë prej dekadash.

Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Sektorit të Eurazisë në Zërin e Amerikës, tha se VOA ka përfituar mjaft nga intervistat dhe komentet e zotit Repishti gjatë viteve. Ai ka një vlerësim të lartë për profesorin.

 “Komuniteti shqiptaro-amerikan ka nxjerrë shumë veprimtarë të njohur, po janë të paktë ata që mund të krahasohen me ndihmesën e shquar dhe me aftësinë e jashtëzakonshme intelektuale dhe diplomatike të zotit Repishti.”

Zoti Biberaj tha se Profesor Repishti ndihmoi në ndërgjegjësimin e opinionit për Kosovën, në kushtet kur pikëpamja e Beogradit kishte ende ndikim tek qarqet e politikës së jashtme amerikane.

“Thellësia me të cilën ai e kuptoi politikën e jashtme amerikane dhe mënyrën se si funksiononte Uashingtoni zyrtar, shkalla e lartë e dijeve politike, ishin të pakrahasueshme. Ai i përdori këto në mënyrë shumë të efektshme për Kosovën.”

Zoti Biberaj tha se Profesor Repishti luajti rol të dorës së parë në krijimin e të paktën tre organizatave të rëndësishme: Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Me analizat e tij të thella, të hollësishme dhe të balancuara, profesor Repishti u përpoq t’u kundërvihej versioneve që përhapeshin nga Beogradi dhe të bënte që njerëzit të kuptonin më mirë kompleksitetin e çështjes së Kosovës. Ai shërbeu si një zëdhënës kryesor për komunitetin shqiptaro-amerikan,” tha Dr. Biberaj.

Veprimtari Ramadan Gashi tha se që kur u njoh me zotin Repishtin në vitin 1975, i bëri përshtypje ndjeshmëria e Profesorit për çështjen e të drejtave të shqiptarve në ish-Jugosllavi:

“Biseduam gjatë për Kosovën. Njohuritë e profesorit për rrjedhat, ngjarjet, lëvizjet, situatën politike, figurat publike të Kosovës dhe të Jugosllavisë më magjepsën. Fillova të dyshoj se profesori shkodran nuk ishte krejtësisht nga Shkodra, por ishte diku nga Kosova.”

Ish Drejtori për Evropën në Zërin e Amerikës, Frank Shkreli, tha se zyrtarë të administratave të ndryshme dhe anëtarë të Kongresit amerikan vazhdimisht e kanë kërkuar mendimin e Profesor Repishtit, për çështje si ajo e të drejtave të njeriut dhe e gjendjes politike të shqiptarëve në përgjithësi. Ai ka gëzuar respektin e Uashingtonit zyrtar për faktin se thotë të vërtetën dhe si njeri i guximit e i ndershmërisë.

Zoti Shkreli foli sidomos për këmbënguljen e Profesor Repishtit për të kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri, si mënyra e vetme për të arritur ripajtimin e shoqërisë.

“Megjithatë, Tirana zyrtare gjatë 25 viteve të fundit ka refuzuar të përballet seriozisht me historinë e saj të së kaluarës komuniste dhe kjo ka qenë një nga ato gjëra për të cilat ka bërë shpesh thirrje Profesor Repishti, si ish i burgosur politik i regjimit komunist dhe si aktivist i përkushtuar për të drejtat e njeriut.”

Biznesmeni Harry Bajraktari tha se ka qenë bashkë me Profesor Repishtin në kohët e vështira, kur komuniteti shqiptaro-amerikan përpiqej të jepte për Kosovën:

“Unë kam qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Ju keni bërë ndryshimin për kombin tonë, keni bërë ndryshimin në shumë aspekte. Ju keni qenë jeni dhe do të vazhdoni të jeni një udhëheqës në komunitetin tonë.”

Doktoranti i shkencave politike Grid Rroji i bëri këtë përshkrim professor Repishtit:

“Ajo që e pëshkruan figurën e Profesor Repishtit është përkushtimi i madh që ai ka patur gjatë gjithë jetës për të drejtat e njeriut, që nga fillimi i viteve 60 e deri në ditët e sotme. Angazhimi i tij personal, si pranë Kongresit amerikan apo autoriteteve amerikane ashtu edhe në sferën publike shqiptare, është diçka që do të mbetet në historinë e popullit shqiptar dhe që do të ketë një vlerë të pashlyer.”

Profesor Repishti thotë se është krenar që është lindur shqiptar Por ka diçka që e shqetëson atë vazhdimisht, fakti që shqiptarëve u mungon aftësia për të kapërcyer barrierat e ideologjive kur vjen puna për të gjetur unitetin:

“Në çastet e krizave, qëndrime të tilla na kanë sjellë në situata si ajo e vitit 1997. Unë besoj se në Shqipëri ekziston një element i fortë, i aftë dhe me dëshirën për ta ndihmuar vendin të ecë përpara. Për fat të keq, shumë gojë qëndrojnë të mbyllura, për një arsye ose një tjetër, dhe kjo është një humbje e madhe,” tha profesori.

Porosia e tij në këtë 90-vjetor të lindjes është:

“Mjaft me luftërat kundër njëri-tjetrit dhe me diskreditimin e njëri-tjetrit. Po të bëjmë kështu nuk shkojmë asgjëkund dhe nuk arrijmë asgjë. Po nuk i dhamë dorën njëri-tjetrit, po nuk arritëm bashkimin, nuk mund të ecim dot përpara.”

 

VOA July 19, 2015 19:50
Komento

15 Komente

  1. ai July 19, 21:13

    Kam patur rastin ta degjoj dy here zotin Repishti ne Amerike dhe jam befasuar per shume cilesi te tij:

    Ndryshimi i tij thelbesor me komunistifagosit Elez Biberajn dhe Fran Shkrelin & company eshte se Repishti flet me nje ekuliber dhe maturi kunder sistemit te Enverhoxhes kurse Elezi me Franin dhe bajraktaret e tjere jane kthyer ne qenie qe ushqehen akoma me kockat e Enver Hoxhes.

    Ky Elezi me Franin si njerez me detyra speciale ne luften kunder komunizmit te vdekur ne 1990-e ne vazhdim duhet te japin llogari per bemat e tyre ne lidhje me Saliserbin.

    Dihet qe ne sistemin e enver hoxhes ka patur probleme me te drejtat e njeriut (ashtu si dhe ne amerike deri ne vitet 70′) por tani dikush duhet te jape llogari pse eshte shperfytyruar shteti shqiptareve

    pa ushtri
    pa financa
    pa ekonomi
    pa diplloamci
    dhe me kryesyrja pa dinjtitt

    pse u katandis ai vend si kolumbia europes ?

    pse borxhi i jashtem i ka hequr sovranitetin shtetit shqipat.

    pergjigja eshte dhene nga repishti ne fund…

    kjo qe pretendohet tani

    ** Mjaft me luftërat kundër njëri-tjetrit dhe me diskreditimin e njëri-tjetrit. Po të bëjmë kështu nuk shkojmë asgjëkund dhe nuk arrijmë asgjë. Po nuk i dhamë dorën njëri-tjetrit, po nuk arritëm bashkimin, nuk mund të ecim dot përpara.”**

    duhet te ishte thene ne 1992 nga elezbiberet e amerikes ne 1991 dhe jo tani kur ai komb eshte me shume se i pushtuar

    ishte pikerisht doktrina anti-shqiptare e dekomunistifikimit e dyshes famekeqe rajerson -biberaj qe ishte dhe eshte shkaku i kesaj katrahure.

    nje falnderim te madh per zotin Repishti
    dhe nje turp per dyshen biberaj -shkreli qe nuk lene rast pa konsumuar copa kufomash nga komunizmi..

    Reply to this comment
  2. mh July 19, 21:28

    Ky ka qene nje profesor i gjuhve te huaja ne nje gjimnaz. Dilte ne skene me letra per qeshje si per Kosoven.

    E mbaj mend nje gje permendte gjithmone: “regjimi ka shtyp katoliket ma teper”; mu dukte se ishte nje thirrje percarse; mendoj se regjimi ka qene i rrepte me te gjithe armiqet e tij.

    Reply to this comment
    • drini July 20, 14:08

      Diktatura e PPSH-se, ishte nje diktature tosko-myslimane. Ai qe nuk e di kete, ose eshte budalla, ose nuk ka jetuar ne ate kohe dhe flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes

      Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA July 20, 03:52

    GRAHMAT E FUNDIT TE SERBO-MALAZEZEVE

    Ky biçimi, Repishti, eshte sternip i Haxhi Jusuf Repishtit.

    Kur zbriten ne Shkoder nga Repishti duke kaluar nga Kakë-Papa, permes Ures se Shtrenjte, ne Boge, nga fundi i 1870-tes, u ngulen me nje kasolle ne ferrishtet e Dudasit (Zdrales), ku shkodranet hidhnin plehrat e me pas ngriten mbi ato plehra edhe shtepite me te shemtuara te ndertuara ndonjehere ne Shqiperi.

    Ne 1882-shin lindi edhe Brahimi, i ati i ketij te shkerdhyerit ne tru, Samiut, qe ndoti diellin e meket te Shkodres te enjten e pare te Majit te 1925-ses.

    Ndryshe nga sa pellet nga te kater anet, nuk ka bere as edhe nje dite te vetme ne burgjet shqiptare te enveroxhizmit, ka qene vetem i akuzuar per pjesmarrje ne nje organizate kriminale antishqiptare. Edhe veteakuzimi per pjesemarrjen ne ceremonine mortore te Ipeshkevit te Shkodres, eshte nje nga ato genjeshtra qe bejne te shtrydhen luleshtrydhet e plantacioneve te mistrecit te Beratit, Erjonke Braçja.
    Pavaresisht trumbullimeve per “harmoni fetare” mes shqiptareve, eshte fakt historik qe Shkodra ka qene e ndare me mur (mur i vertete) ne dy zonat, ajo e krishtere dhe ajo musulmane, dhe nje dudasli si Sami Repishti nuk mund ti bashkohej homazhit mortor te ipeshkevit te krishtere te Shkodres !

    Ne librin e tij me rrefime, edhe ky si dy shkerdhatat motrat Islami, tregon “arratisjen” e tij nga Shkodra, pa saktesuar edhe sot pas 60 viteve si, ku dhe kur iku. Ajo qe e ben me interesante perrallen e tij eshte kjo fraze: “ika me shoqeruesin (kush ishte shoqeruesi?!) dhe kisha me vehte dy bomba dore dhe nje pistolete” Wow ! Ne 1956-ten ky zdraljan (dhe jo dudasjan), megjithe kontrollin qe tregon se i qenkerka ushtruar nga sigurimi i shtetit, paska patur mundesi te siguroje dy bomba dore dhe nje pistolete !?

    Edhe pse rrefen se qenka denuar me 15 vite burgim (!?): e para nuk ekziston emri i tij ne listen zyrtare te te burgosurve politike te Drejtorise se Pergjitheshme te Burgjeve; e dyta nga 1949-ta qe pretendon te jete arrestuar e deri ne 1956-ten qe eshte “arratisur” bejne vetem 7 vite dhe jo 15 siç pretendon me genjeshtren e tij; dhe e treta me e çuditeshmja eshte se eshte paguar nga Edi Kristaq Rama nga fundi i 2014-tes deri ne majin e 2015-tes me plot pese kistet te pagesave te ish te denuarve politike !! (ka te hapur edhe nje kont bankar ne Alpha banken e grekerve ne Tirone).

    Edhe se mund ti kete zhdukur dokumentat ne dosjen e tij, kur ndenji 15 dite ne Shqiperi, perseri gjurmet e veprimtarise se tij agjenturore kane ngelur ne dosjet te tjera, qe per ironine e rastit eshte njeri nga ata qe pellasin me shume per tu hapur!

    Une qe kam jetuar shume kohe mes emigranteve shqiptaro-amerikane, as e kam degjuar emrin dhe egzistencen e tij ne New York as edhe nje here te vetme!

    Ajo qe eshte interesante ne kete perralle te trishte samirepishtjane, eshte mbeshtetja me dy kumtesa ne 90 vjetorin e tij, te dy antishqiptareve serbo-malazeze Frank Shkreli dhe Elez Qelbesire Biberaj, te njejtet e dy shkerdhatave motrat Islami.

    Ky fakt e shtyn me dekada tradhetine e agjentit serbo-malazez Ramiz Alia qe ne 1949-ten, kur daton pseudo arrestimi i Sami Zdraljan Repishtit. Dhe me e keqja, urdherimi per ta paguar kete zgjyre antishqiptare (Repishtin) me parate tona, dhene Edi te Kristaqit vares-poetesh, ne ditet qe jetojme…. QELBESIRA !

    Reply to this comment
    • R.K. July 20, 09:32

      Edhe ti o druzhe Xumja kushedi se sa vete do te kesh marre ne qafe gjate komunizmit, ku komunistet islamike jeni pjella me e ndyre qe ekziston mbi dhe. Futja nje teke hardiç tani dhe lirohu.

      Reply to this comment
      • Pilo Lala July 20, 13:45

        E cuditshme qe “dasmen” Repishtit ja bejne Kosovaret, dhe ata njerez qe nuk e kane njohur.
        Pse e vleresojne Kosovaret kete, dhe jo Shqiptaret?
        Nuk pashe ndonje njeri nga Shqiperia, por ne pergjithesi komentet me siper nuk jane aq dashamirese, sa flitet per “heroizmat ” e Repishtit.
        Sa per kete Biberajn, ky eshte pergjegjes qe ka mbrojtur nje kriminel si Sali Berisha 23 vjet, qe e shkaterroi Shqiperine dhe e ktheu ne Gjakmarrje.
        Fakti qe Biberaj ka dale te vleresoje Repishtin eshte nje fyerje per Shqiptaret, dhe vete Repishtin.

        Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA July 20, 10:12

      R…K…

      Nuk paske nevoje per tu prezantuar, se qenke, per ti ngelur besnik mesimeve te Nard Ndokes, i misheruar qe ne emer.
      Me kujtohet halla jote, Prenda, me gjymushe e floke me bisht kali, kur permirrej ne qoshen e dyqanit te valutes, ne piace. Ai shitesi ogurzi, ish mesuar me Prenden, hallen tende te preferuar, dhe hidhte dy grushte me klor per t’ja shpuar hundet Prendes, po ku pyeste ajo.

      “M’qujn Prend, nuk m’qujn Lene” – krekosej para shitesit te dyqanit me valute. Rasti e solli te degjonte fjalekembimin mes tyre Lena, sekretarja e Sules se Dhimiter-Ditmir Bushatit. Edhe ajo mori anen e Prendes…

      Aty zuri zanafillen e vet edhe shprehja e fameshme shkodrane: Hiqja Lenes e futja Prendes, mos me i ngle hatri asnjenes.

      Pusht !

      Reply to this comment
  4. Muslim July 20, 04:56

    Sami Repishti eshte nje maskara qe tradhetoi fene e babait te tij dhe eshte bere zarbo i bandave katolike te Nju Jorkut. Nje ordiner qe di vetem te shaj te majten dhe asgje me shume. Si akademik eshte nje zero me hic.

    Reply to this comment
  5. Euro Maloku July 20, 09:35

    Ne kemi nisur shume per ne Amerike nga veriu i Shqiperise dhe nga Jugu.Misjoni i tyre ka qene qe te propogandojne Kosoven dhe Camerine.

    Reply to this comment
  6. Uskania July 20, 11:26

    Sami Repishti është një personalitet, i cili nderon kombin shqiptar.

    Reply to this comment
  7. Usa July 20, 11:35

    Shume rrespekt per kete veteran .

    Sa per shoqatat shqiptetare si ( VATRA ) jan nje grup injorantesh
    Jerez Te pa shkulluar Te trrash qe u ka ngel ora para 50 vitesh
    Qe ska lidhje fare me Te tashmen . As edhe nje shoqat
    Shqiptare ketu ne USA qe Te mbeshtesin imigranet dhe realitetin
    E sotem. Po jam nje grup barbonesh qe I joh mire Se kam
    Punuar ne nje restorant kur kam ardhur ketu . Vetem ti degjoje
    Se si flisnin akoma me zogun nje grup shpellaredh . Ku benin disa si patriote
    Si dhe ky pronari I lokalit qe me shume neve punetoreve na fliste ne italisht ose anglisht
    Po hajd anglisht po hahet. Nuk krahasohemi me Lobin grek ose italian. Plera

    Reply to this comment
  8. drini July 20, 14:03

    Ky Repishti mesa duket eshte arratisur nga cdo gje shqiptare. Nese nuk gaboj, kur u rikthye ne Shqiperi, femijet e tij nuk dinin shqip, qe ”patrioti” i nderur nuk e kishte pare te arsyeshme qe femijet e tij te mesoni kete gjuhe ”skandaloze”…

    Reply to this comment
  9. Gramozi JR,& F. July 25, 23:18

    Pershendesi prof. dr.Repishtin per ditlindjn e 90 vjetorin!
    Pershendeim dhe gazeten dita!
    Por me keqardhje do ta kisha nisur ne nje forme tjeter
    bera nje koment qe redaksia per arsy te pa dituar nuk ja mori ne kosiderat
    Az isht ne kundershtim me shume Dokumnta qe ekzistojen pozitivisht.

    Une rastsisht kam njohur nje burr te gjata rreth 2m qe me foli jashzakonisht
    mire per prof. dr,Repishtin pa asnje lloje interesi.
    Me arrestaun thote N.k.dhe mi shterngaun hekurat forte sa me
    dukej se nuk kish vec nje dore.
    Hapen por pas porte dhe me perpalsen ne nje dhome pasi
    hapa syte shof ne nje qoshe nje njeri lakuriq.
    Mendova esht njeri ky apo i shpifur.Ashtu ne kemb e pyeat i burgosur je?
    Po me tha a nuk me shef si me kan tortuaruar.
    -Kam hequr pallton qe kisha dhe ja leshova mbi trupe.
    I thash cke bere qe te kan sakatosur dremitur keshtu.
    Par se te tregoj desh me dite nga? je dhe pse te kane arrestau dhe Ty
    Po i thash jam nga SH. me kane arrestuar se nuk me pelqen menyra e qeverisejse.
    _-Edhe une jam aty afer.kur isha student ne gjimnaz 34-39 merresha me
    grupet progresiet perparimatre.Shkova ne Itali ne firence per studime edhe atje
    u lidha me grupet antifashiste. Dikur vendosem te kthemi ne atdhe per ti dale zote vatanit.Ne vitin 43 u kthyem por shpejt u zhgenjeva dhe u ndodha para te pa priturave nga fryma komuniste qe po mbinte.Ne 46-dyzet e gjashten me arrestuar dhe me DENUAN 15 vjetet nga cilat bera 10 VJETE burgjeve e kampeve komuniste.
    Shume paske vuajte i thote i burgosur i ri.
    Propapen e njf por do dishroja te dinja kush mund te jet personauhi pozitiv reale shqiptare qe ju pelqen juve E kam pa asmje keqkuptime.sinqerishte.Sespe per Prof repishtin nuk keni shume njohuri .kjo nuk eht per fajen tuaje sesep librat sote nuk jane te perqebdruara si perpare dhe ndofta je larg mundesisve per shfrytyimin e tyre.
    sTDENT Repishti ne shkoder ka hy ne nje mbledhje si aktiviset por kur ka shikuar rregullat diktatoriale.
    ju ka then po ku jemi ketu ne komunizem???
    Qemal Stafa qe drejtonte mbledjen i ka than kush te solli kete??sH t. QEMALI E PyET SH,PU NUK I KE THEN ?? jO I THASH KEMI NJE MBLEDHJE PER AKSIONE.
    REPISHTI THOTE uNE PO DALE.
    qEMALI -TE LUTEM MOS TREGO SHOKET DHE VENDIN.
    U KUPTUAM THOTE REPISHTI.KESHTI ISHTE DASHTE GJITH KOMUNISTeT QE QEN KUNEDR VIJES pksh. E pkj. UGOSLLAVE MOTER TI THONI KOMUNIZMIT BAJ BAJ
    ,good bye.bye-bye,avtio,,nekemin,auf wiedersehen,arrivederci
    Ne librin e tij Prof .Repisht shkuan tegime burgu me tu rrengjeth floket
    Mendova po ky Prof. Repishti ka munduar me tejakluar gjith keto tortura esht gjell??
    Pyes nje drejtore burgu a ka patur tortura te tilla?? i kisha shkraur ne nje leter::
    Po tha por ishte cudi se si munden ti perallonin disa intelektuart??
    Kishim nje dr.rrinte urte nuk fliste mirpo per ata kishte trajtim te vecant jo me te
    mire por me shterguar ,dhe nuk kishin besim qe kapterrat do ti beni ndhe vinin
    ata si xhihadit qe edhe oraganet sesksuale ju a kastruan .
    Liria e shtypit eshte e lire e drejte e njeriut.,.
    Por me cudite menyra se si shkruajn disa a kane familje a kane edukate,
    Fol kritika ashper por mos oefndo
    Jam shume i indinjuar nga komentet
    Mund te jesh demokrat apo socalist por ne radh te pare je njeri
    me eduket me etike.
    Famlja e Prof:Repishte gezone
    gezone dhe shqiperia per birin e saj disident qe mundi te perballojne
    mundin e ferrit -burg komuniste
    Me gjithse ne kushte te veshtira emigroj ne Amerik ju vu studimeve
    e doktroj ne vitin 70.Ne 62 erdhi dhe e 1870 mbrojt doktoraten kohe
    rekorde: Prof: Repishti ka marr graden me te larte shkencore ne amrik PHD.
    Fjalori e fjalet pa baza apo ofenduse nuk kane efekte :por ato sjellin dhe
    p e r c a r j e e pa knaqesi.

    Nje her ne vitin 2005 i thash cfare jane gjith keto zenje ne
    shqiperi ne diaspor,po ne kemi ardh ketu per tju largaur
    p r e s i o n e v e e s t r e s e v e ??
    Shiko me tha esht ekonomija e dobte dhe jetse e shtrejt qe
    nuk kan cfare te b e j n njerzit.Po ju a ven veshin bej sikur nuk degjone.Largoju.
    Une e njof i fundit nga kata(prfesorin) qe flisni Ju.Po kam kantakur
    se esht burre qe m b a n fjalen,esht i guximshem ne fjalet qe thote.esht
    psikolog ,lexon shume ne shume gjuhet te huaj ne shume referenca.
    Esht i sakte per ate qe thote Une kam siguaraur neper mes profesorit
    disa dokumnta te Anglise per shqiperin ne vitin 44 i ka perkthyer me perpikmeri
    Ndihmon shume bashkpuntore e bashkveprimtare pa mvarsishst nga Feja krahina ideja mjafton ndjenja kombetar me e pasjone te larte.
    Une kam qendraur disa kohe shume pran se ashtu ishte pune e
    luftes ne kosove por gjithnje me ka respektuar per cdo feste shterore e ceremini vite te ri diten e flamurt .Bajramit. krihtlindjes si dhe festat e shtetit amerikes.Esht shume korekt ate qe thote e ben mire dhe ne afate.
    Nuk esht lehte te kesh nje personalitet qe kongresi e shtepia e bardh kane lidhje me te per hallet e shqiptare dhe me ju dhen mendimin e amerikes per rrugen qe duhet zjidhur.
    Kuptohet nuk esht Vetem Prof. Sami Repisht PHD por sejcili ne ate mundesin e vet
    Dijetari Repishti ka punuar e ka qen veprimta.Bile edhe une jam njohur me prof Repishtin rastesishte nepermes nje atdhetari Tahir Karrnaja i qujtur bab tahiri.Me cilin u takova ne nje sesion per Shtjefen Gjecovin.
    Kur u kndua himni i flmuri ai kendonte sipas orkstres.mirpo e nderpren
    Tahiri po rrinte ne kemb.i thash ulu.Mr.Tahiri me nje perdesy te bardh e qeleshe bardh.
    Po pse e nderpet ju tha kenga esht me e gjat.
    I thash ule baca tahir se nuk kendohet e gjith kenga(
    ngeli i pa kenaqur.
    Pse me tha edhei ti …. je me keta.Jan shumica i thash ne jem te ftuar apo pjesmarres.
    Kur vdiq 2002 thash te shkoj ne funeral .Shkova por salla ishte plot deri tek derra dhe ne koridore.
    Foli prof. Repishti me nje ze diaialekt shkodraen dhe u ule ne sall.per nje momet u ndodh vetem shkova u perzentuam E NGUSHLLAVA PER TAHIRI DHE AI ME THA JU SHNDOSH
    kisha lexuar per profesorin ne shume libra shqip e anglisht dhe u binda se esht nje njeri shume dienmnsional.
    Prof. kam deshir te takohem e te bisedojm ndonje here.
    Pa fol futi doren ne xhep e me dha kart viziten adres e shtepise telefonin e FAX.
    e falenderova.
    Jo vetem qe ndihmoj shkencerisht por dhe materilishte.
    Nuk dua te ofendoj por njeri thoshte …maje thanes.Qofte per mire apo keq njeriu ka nevoje per realen te verteten.
    Nuk ju ka dejguar me shume zeri ne diaspor per natyren e punes tij.tjete kujtna. doktoret,kengtaret sportistat sejcili ne fushene vet por ne fushen politike historike ne mbrojtjn e te drejtave te njeriut esht i pa arritshem.
    Pra une nuk mun dta pershkrauj ne nje koment aftsit si profesor,pedagog.diplomat,fillozof e humanist ,
    Mr.Repishti esht njohes i mire i gjendjes ne shqiperi e ne Kosov ,cameri dhe dine ku duhet ven pika mbi i.
    Une ne shqiperi shpesh ja kam degjuar emrin nga moshatare student
    Nje her kur akdemik Ali Hadri shkruant nje biografi po lexonte ne sallen shkencore me autorizim spacial e kishte dhe nje serb qe i rrinte si axhutant.Nje her shkoj per te pi kafe e muaren Akademik Aleks Buda e prof Bujar Hoxha une isha kurjoz cfate gazetash lexonte ishin sekret i madhe per ne .u ngrita ne kemb dhe shof shkrunte gazeta DIELLI.po cfare kishte sekret???.ketu shitet e shofe pa asnje pengese atje shikova nje shkrim te Repishtit
    pastaj pusnja me se merret e thonin shkruan bene mbldhje,dmonstrata etj etj
    Koha erdhi te me shkruan nje kartolin Koleg apo akdemise i thote miku ime i ri f.d. etj etj

    Une shof qe disa qendrime jan krahinalizma,disa ideologjike disa fetare.
    Keto duhet ti cdukim se na pangojn pra lufta e Klasav )vazhdon dhe brenda gjinise) esht e ashper.shqiptaret jan hakmarres te madhj,sederli nuk duen te miren e tjetrit.
    jan gati ti ven flaken jorganit per nje pleshte.
    Mos e vraj tjetrin thote nje fjale fillozofike
    Ose cka i beri salia salise nuk ja ka ber….
    keni degjura kur behet nje e keqe thone kush ja beri::: Pergjigje vjen o vehtja vehtja.

    p.sh pa u ndez drita jshike kalon ne rruge te shtype makina Kush ja beri vet vehtja.Apo ai qe nguli kungjat nden rruge dhe shkoje e ra vet
    apo ajo nena qe i beri ptullat me helme ja dha me vete.kur shkoj tek nje burim u takau me nje ushtar qe vine nga rruge e larget e i lodhur
    Ky qe kishte petullat ja dhe ti kam fale.
    Hengri ushtari si i babzitur kur shkoj ne shtepi tregoj qe kishte ngeren petulla keshtu keshtu pas pak minutash VDIQE ksaj i thone vetja vetes.Kaq e forte esht kjo lufte dhe ne familja dhe ket e ushqejn dhe forcat e errta te cilat nuk duan te miren e tjetrit dhe ndesejn apo ushqejn mri,grindje mosmarrveshje qe arii ne dramna e tragjedi9Sui familja mbretrore serbe Bab djalin vllaj Vllajn,djali Babajne …
    Por profesori kshillon duhet “ti japim dioren njeri tjetrit ndryshe nuk munde te shkohet ne shoqerin e demokracines e qytetruare.
    Ke pak persona qe 75 e vjet kan punuar per ceshtjen shqiptare e 25 vjete e pensionimit me nje aktivite shume te madhe duke shkruar libra artikuj duke fole e invistuar per cehtjen kombetare.
    Disa dine apo shpifin gjera te pa qena.cfare thone tani nuk thote me vonekonfuye.por nga nje here duhet kshillohet dhe familja qe njexit e besdishem te susaten e te rrine rehat sa mire amrika 4 vjet te mban president shume shume 8 vjet ase gjegj washingtonin nuk e lan mbi 8 vjete qe njefet si babaj i AMERIKES:
    Ka raste qe gjera dihen por nuk thuhen.flasim per ato gjera private qe nuk i intersojn askujt ku e ka patur shtepin x apo z.
    Une kam qen ne dudas e gjith lagjet e shkodres nuk kam pare ndonje lagje me plehra e piste.Shkodra karakterizohet nga qytet i lasht kryeqender ILIRE shqiptare Zanafilla e shkollave shqipe kolegjeve,gazetave e qendres tregtare me te madhe Ballkanike -Pazari i madh io shkoders.
    Ke shkenctar,dijetar qe jan rritur ne familje apo lagje te varfra.
    Une jam ortodoke shoket me te mira i kame musliman bile dhe katolik.
    shqiptari nga natyra nuk ka armiqesi fatare .ato mund te jen qendrime formale pa ndonje qellime por Akadenmik Repishti nuk ka deklaruar qe nuk e dua muslimanizmin Prof i done forte Hoxhet e dervishet une disponoj fotografi me hoxh ,drevish ,peshkope .

    Shqipatert duke qen popull shume i vjter me gjuhe e zakone kan ruajtur ne sense qe feja e shqiptarit esht Shqiptaria
    Pra shqiptaria ngrihet ne kulte fetare.
    E gjerat e bukura duhet te na bashkojne.
    Une besoj jo vetem ne emre vetem referusev por besoj edhe te komentusve qe ndofta flasin nga gjendja e rend qe ndodhet vedi dhe adresojn romuze ndaj prof. bashkohn me mendimi
    qe Akademikun,hulumtusin e humansitin Sami Rapisht PHD ti jepet
    nga ana e Presidentit te Shqiperise Titulli I lrte “NDERI I KOMBITE”
    Urimt me te mira refruseve,degjosve dhe Lexusve.
    Falemniderit
    New York

    Reply to this comment
  10. shkumbini September 2, 16:19

    Nuk del autori vec aktualite.keni ber peshkrim te sakte me gjith gramozin &f.
    Ju lumte per interesimin e vlesimin shume te mire korekt.Prof.repishti esht esht avokat,keshtje,arshiv,biblotek universale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*