Shqiptarët, emigrantët e dytë më të pasur në Itali

May 16, 2019 12:52

Shqiptarët, emigrantët e dytë më të pasur në Itali

Shqiptarët janë emigrantët e dytë më të pasur në Itali, nëse përjashtohen disa vende të Bashkimit Europian.

Një raport i fundit i fondacionit “Leone Moressa”, mbi impaktin fiskal të emigrantëve në Itali, përpiluar mbi të dhënat e Bankës Qendrorë të Italisë, tregon se pasuria mesatare e shqiptarëve në Itali shkon në në 13.983 euro për frymë, ose rreth 4 miliardë euro në total.

Krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë, mund të thuhet i se shqiptarët e Italisë kanë të ardhura të deklaruara sa 1/3 e ekonomisë së Shqipërisë.

Duke llogaritur problemin e informalitetit të lartë të punës në Itali, sidomos mes të huajve, atëherë mund të themi se kjo normë, realisht është shumë më e lartë.

Vetëm brazilianët janë më të pasur se shqiptarët, me rreth 15 mijë euro për frymë. Madje, pasuria e shqiptarëve rezulton të jetë më e lartë edhe se e rumunëve, apo polakëve.

Përllogaritja bëhet mbi taksat që paguajnë kontribuesit.

Në Itali jetojnë rreth 286 mijë shqiptarë. Taksa që merret për bazë është tatimi mbi të ardhurat personale (IRPEF), dhe një shqiptar mesatar, emigrant në Itali, i paguan shtetit rreth 2,271 euro.

Kjo do të thotë se shqiptarët e Italisë i paguajnë drejtpërdrejtë shtetit Italian,651 milionë euro, vetëm në formën e tatimit mbi të ardhurat personale.

j.l./ dita

May 16, 2019 12:52
Komento

3 Komente

  1. Emigrant May 17, 08:37

    Pak a shume eshte e sakte. Ne Itali jetojne e punojne rreth 386.000 shqiptare(me documenta te rregullta) keshtu qe shifra totale per te ardhurat e shqiptareve duhet te jete me e larte.

    Reply to this comment
  2. A May 18, 11:09

    Le te vine ne Shqiperi ne qeverine e maskarait EDI RAMA, do te behen me pak te varfer se romet.
    Se ja rrune dhe ja qeth me taksa, tatime sipas qejfit lapanjozi ED karagjozi.
    Kudo qe vendosin kemben komunistat si ne sisteme komuniste-socialiste dhe kapitaliste-imperialiste vetem mos zhvillim dhe varferi sjellin.
    Ja ku eshte mostra EDI RAMA, pa bere asnje investim rrugesh te ve taksen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim