Shqiptarët ikin, por emigrantët po sjellin sërish më shumë para

June 11, 2018 14:02

Shqiptarët ikin, por emigrantët po sjellin sërish më shumë para

Shqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit e tyre. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tre muajt e parë të vitit, emigrantët kanë dërguar në shtëpi 147 milionë euro, me një rritje prej 9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Ky është niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa ritmet e zgjerimit janë përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti.

Teksa remitancat kanë qenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës që pas viteve ‘90, duke financuar kryesisht konsumin e familjeve të varfra, pas 2008-s ato hynë në një cikël rënës, duke reflektuar dobësimin e lidhjeve me familjet në Shqipëri, që normalisht fillon e ndodh pas një periudhë 10-15-vjeçare (emigrantët krijojnë familjet e tyre dhe dërgojnë më pak para tek të afërmit në Shqipëri). Kriza e shteteve fqinjë, sidomos në Greqi, ishte një tjetër faktor që ndikoi në këtë tendencë.

Por, pas vitit 2013 u konstatua që cikli filloi t’i kthehej sërish rritjes. Përveç rimëkëmbjes së fqinjëve, rigjallërimi i emigracionit ishte një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas ekspertëve. Në vitin 2015 u shënua një rekord i kërkesave për azil në BE, me mbi 66 mijë persona, për t’u përgjysmuar më pas në vitet në vijim. Në total, nga 2013-2017 ka pasur mbi 140 mijë aplikime për azilant në vendet e BE-së, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat. Një pjesë e madhe e tyre arritën të qëndronin, duke filluar gradualisht punë dhe duke dërguar para në shtëpi. Vlerësohet se ata duan një periudhë rreth 2-vjeçare për t’u integruar dhe për të filluar një punë dhe më pas fillojnë e ndihmojnë të afërmit.

Të dhënat e INSTAT, publikuar pak kohë më parë, tregojnë se në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë. Që nga viti 2011 vihet re që ka pasur rritje të shqiptarëve që braktisin vendin. Në atë vit u shënua dhe numri më i lartë i të ikurve, me rreth 52 mijë. Pasi është zvogëluar gradualisht në vite, një valë e re emigracioni u shënua sërish në 2017, në rreth 40 mijë persona të ikur.

Ndërsa ka shumë persona që kthehen, numri i atyre që ikin mbetet gjithnjë më i lartë dhe diferenca është negative. Në 2017-n, në një zhvillim negativ, pasi migracioni neto është përkeqësuar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2017, numri  i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona. Një vit më parë, diferenca ishte shumë më e ulët, më pak se 10 mijë persona. Kjo tregon se më shumë po ikin dhe më pak po kthehen./Monitor

s.a/dita

June 11, 2018 14:02
Komento

9 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku June 11, 15:02

    Sillni para, sillni qe te trashe bythet Edvin Rama.

    Reply to this comment
    • Genti Nika June 11, 17:49

      Shqiptaret ua sjellin familjeve te tyre o plak i currufjepsur. Po tu te ka mbetur ora te Sali Gerdalla. Do vdesesh duke pritur o plak i dhjerre nga trute.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku June 11, 19:49

        Po or taj familjeve ua sjellin, po kur hane buke familjet qe s’kane njeri ne pune Rames nuk i hyn gjemb ne kembe dhe krenohet me arritjet o Genti i pjerdhur nga trute. Sa here ne dite ia lepin bythen Edvinit mo Genti?Sa per Saliun quaje si te duash mua nuk me rruhet shume, edhe Saliu i ka trashur bythet sa ka dashur.

        Reply to this comment
  2. demo June 11, 15:18

    Po qe shqiptaret te rrezojne Euron e Bashkimit Europjan dhe ta hedhin tuc ne toke ,kjo eshte MREKULLIA E DYTE E SUDE KADENES pas lulezimit te firmave piramidale ne 1996.Kjo verteton ate qe thone greket:Ju shqiptaret nuk jani 3 miljone,por 3 miljarde.Te rrezosh monedhen e fuqishme te supershtetit Gjerman,kjo do te thote qe shoket veterane te Luftes Nac-Cl,kane te drejte.Ushtria gjermane nuk u mposht ne portat e Stalingradit,por ne Tenden e Qypit.Vetem nje gje e mendoj.Kjo MREKULLI EKONOMIKE e Qypit shqiptar,do te prodhoje ose nje 97,ose nje Gerdec.

    Reply to this comment
  3. Kemi kohe te gjate qe nisim te ardhura ne shqiperi June 11, 17:24

    Ne qofte se ne shqiperi jetojn 3 milon shqiptare, jashte shqiperis jetojn me shume, dhe 149 milon euro per tre muaj nuk eshte ndonje shume e madhe. Shqiptaret qe jetojne jashte shqiperis duan qe ne shqiperi te funksionoj vetem ligji, dhe te tjerat i bejne vet

    Reply to this comment
  4. Arben June 11, 19:32

    Efekt I gjenerates emigrimi Rama.

    Nja 4-5 vitet e para Jane te fresketa.

    Arrite qirilindase

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic June 11, 20:25

    Sjellja e remitancave nga emigratet do te thot kthimi i besimit ne shtetin e tyre ne shqiperi.
    Ata tani me nuk kan frige nga Saliu se po jau merre parat e tyre sic ua mori ne vitet 1992-1996,
    Pra kthimi i basimit do te thot kthimi i shteti te garantuar ne shqiperi.
    Kjo eshte merit personale e Edi Rames dhe e Qeveris se tije.
    Le te flasin sa te duan.Shqiperia po behet me ardhjen e Remitancave dhe me garantimin dhe funksionimin e ketyre remitancave ne vlera dhe vepraa konkrete ne shqiper.
    Ju lumte bijt e shqipers.!

    Reply to this comment
    • Arben June 11, 21:25

      Pirdh o pirdh

      Jane gjenerata emigrimit Edrama ended te palidhur

      Mire me vendin ku Kane vajtur.

      Gjenerata e emigrimit 1990-2000

      Kane vite qe nuk kane me perse te dergojne

      Femijet ne shkolle prinderit nuk I Kane me.

      Shqiperia prodhon armata krahe Pune per

      Eksport ne menyre periodike.

      Reply to this comment
  6. sul Koburja June 11, 23:06

    Kur nuk I dini fjalet mos I perdorni.Emigracion dhe imigracion eshte I njejte.nese doni te gjeni si quhet kthimi lexoni, gazetare idiote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*