Shqiptarët jashtë Europës

July 31, 2019 12:25

Shqiptarët jashtë Europës

 

Feronikeli dhe Shkëndija e Tetovës i thonë lamtumirë kompeticionet Europa League për këtë sezon. Ekipet shqiptare janë eliminuar nga turi i dytë, pasi u mposhtën përkatësisht nga Slovan Bratislava dhe Dudelange.

Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë Sllovaki, ekipi i Ramadanit u mposht edhe në ndeshjen e kthimit zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Slovan Bratislava fitoi 2-0 dhe kualifikohet në turin e tretë me meritë, pasi i mposhti kosovarët me rezultatin e përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve.

Nëse do të kualifikohej Feronikeli do të shkruante historinë, pasi do të bëhej klubi i parë kosovar që arrin deri në këtë fazë të Europa League.

Golat e De Marco dhe David Holman nga një për cdo pjesë i mjaftuan ekipit sllovak për të mposhtur ekipin nga Drenasi.

E marta ishte e zezë edhe për Shkëndijën e Tetovës që u eliminua nga  Dudelange. Ndeshja e parë zhvilluar në Skopje u mbyll me fitoren 2-1 të Luksemburgasve, ndërsa sfida e kthimit u mbyll në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa fundi ishte i tensionuar, me Shkëndijën që e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë në fushë, pasi Musliu, Nafiu dhe Ibraimi u ndëshkuan me karton të kuq.

l.h/ dita

July 31, 2019 12:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*