Shqiptarët, më shumë besim te BE se te Qeveria dhe Parlamenti vendas

June 17, 2018 10:43

Shqiptarët, më shumë besim te BE se te Qeveria dhe Parlamenti vendas

 

Papunësia, situata ekonomike dhe kosto e lartë e jetesës janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas rezultateve të Eurobarometrit të pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, rezultatet e të cilit janë publikuar në qershor nga BE.

Të anketuarit janë pyetur se cilat janë shqetësimet kryesore me të cilat përballet vendi dhe një pyetje e veçantë se cilat janë problemet me të cilat ata përballen personalisht.

Lidhur me shqetësimet, me të cilat përballet vendi, 36% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar se çështja kryesore është situata ekonomike, përkundrejt 15% që është përgjigja për të njëjtën pyetje për mesataren e Bashkimit Europian, shkruan Monitor.

Papunësia është shqetësimi i dytë, që është cilësuar i tillë nga 34% të të anketuarve. Për Bashkimin Europian papunësia përbën problem për 25% të të anketuarve.

Shqetësimi i tretë shëndeti dhe siguria sociale me 22% të të anketuarve (23% mesatarja e BE).

Inflacioni (rritja e çmimeve) është cilësuar si faktor nga 20% e të anketuarve shqiptarë.

Në pyetjet që lidhet direkt me çështjet kryesore me të cilat ata përballen për momentin, 40% janë përgjigjur që shqetësimi më i madh i tyre është rritja e çmimeve/inflacioni dhe kosto e jetesës. Edhe kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29%.

E dyta është shëndeti dhe siguria sociale (21%, kundrejt 18% të BE) dhe e treta situata financiare e familjarëve tuaj, (20%, kundrejt 14% të BE).

Vlerësimi për situatën në përkeqësim

Në Eurobarometrin e këtij viti është rritur përqindja e atyre që mendojnë se situata ekonomike është keq dhe është ulur pesha e atyre që mendojnë se është mirë. 49% e të anketuarve shqiptarë në Eurobarometrin e pranverës 2018 mendonin se situata ekonomike është e mirë, 5 pikë përqindje më pak se në vjeshtë 2017. Në të kundërt, përqindja e atyre që mendojnë se situata është keq është rritur me 5 pikë përqindje në 51%.

Për situatën personale, 57% kanë deklaruar që është e mirë dhe 39% që është keq.

Shqiptarët kanë më shumë besim tek BE

Megjithatë pritshmëritë mbeten pozitive, pasi mesatarisht mbi 50% e të anketuarve mendojnë se situata e tyre dhe ajo ekonomike do të jetë më e mirë.

Interesante është që kur pyeten për besimin te institucionet, shqiptarët kanë më shumë besim tek Bashkimi Europian (69%), sesa tek qeveria vendase (47%) dhe Parlamenti vendas (54%).

Shqiptarët perceptojnë se Bashkimi Europian për ta do të sjellë prosperitet ekonomik (58%), liri për të udhëtuar dhe punuar kudo në BE dhe mbrojtje sociale (49%), shkruan Monitor.

a.s/dita

June 17, 2018 10:43
Komento

6 Komente

  1. sapa June 17, 10:52

    Shumica e atyre qe kane besim tek politika shqiptare jane vetem hajdute qe ju shkon puna mire me vjedhjen qe bejne me zyrat e pushtetit kudo qe jane.

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 17, 10:56

    SHQYPTARET E MENDOJNE BE SI NJE VEND PER TE EMIGRUAR

    Ky anketim famekeq i ben shqyptaret si nje fis prej Afrike bythzi ZULU qe kapen cdo dite me gomone ne ujrat e Mesdheut dhe qe nuk i di askush ne Evrope,

    nderkohe qe:

    Edi Rama kanabizon dhe drogon vendin si kurre me pare ne histori dhe me lekat e droges dhe kokaines prish trashegimine tone hstorike dhe kulturore me vampiret e tij si Erion Veliaj dhe nuk njeh kufi ne lakmine e tij per te ndertuar Kulla si Kulcedra prej betoni qe pasurojne vetem ate dhe lakenjte e tij servile dhe varferojne perdite popullin shqyptar

    KESHTU E PERKTHEN INTELEKTUALI ANKETIMIN FAMEKEQ TE BE PER SHQYPTARET QE GJENDEN NE UDHEKRYQ SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT, 27 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT.

    Reply to this comment
  3. intelektuali June 17, 10:56

    SHQYPTARET E MENDOJNE BE SI NJE VEND PER TE EMIGRUAR

    Ky anketim famekeq i ben shqyptaret si nje fis prej Afrike bythzi ZULU qe kapen cdo dite me gomone ne ujrat e Mesdheut dhe qe nuk i do askush ne Evrope,

    nderkohe qe:

    Edi Rama kanabizon dhe drogon vendin si kurre me pare ne histori dhe me lekat e droges dhe kokaines prish trashegimine tone hstorike dhe kulturore me vampiret e tij si Erion Veliaj dhe nuk njeh kufi ne lakmine e tij per te ndertuar Kulla si Kulcedra prej betoni qe pasurojne vetem ate dhe lakenjte e tij servile dhe varferojne perdite popullin shqyptar

    KESHTU E PERKTHEN INTELEKTUALI ANKETIMIN FAMEKEQ TE BE PER SHQYPTARET QE GJENDEN NE UDHEKRYQ SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT, 27 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT.

    Reply to this comment
  4. Leonard June 17, 11:03

    Qeverite dhe parlamenti pas1990 kane qene dhe jane banda kusaresh qe kane punuar ne dem te vendit tone.Kurse Be eshte Evropa kolonizatore qe ka qene gjithmone per qe tani mundohet te beje makiazh per te mashtruar te deshperuarit.

    Reply to this comment
  5. Adih June 17, 13:52

    Mos enderoni o te mjere ,se BE do tju shpetoje dhe do rritet ekonomia . Tamam e citon INTELEKTUALI ,e i jap plotesisht te drejte ,keni mendimin tek braktisja e vendit . Por ne kete menyre kenaqni mafjen e ndare (bajgen ne tre pjese ) Mbaheni mend nga une dhe do me ipni te drejte ,me kalimin e kohes . Brezi i sotem ,nuk do lepije as edhe nje kocke nga BE ,por do lepijne dhe do ja shohin hajrin femijet e tuaj qe do lindin neser ..Prandaj ne keto kushte luftoni per te drejtat e juaja ,ti kerkoni llogari mafjes brutale te ketyre 27 viteve .,Shqiperia i ka te gjitha ,naften ,mineralet ,detin e diellin e klimen e mbrekullueshme ,pamvaresisht se eshte vjedhur e shkretuar ,prandaj ,mos harroni se brezi i juaj eshte i djegur ,qe ne lindje .BE nuk te jep para ,duhet ta kuptoni ,nguliteni fort ne koke ,por me inkuadrimin ne BE ,fillon diktati i ligjit trensparenca e ligjit te BE se.Ku nuk diskutohet shqiperia ka nevoje akute per kete gje ,dhe me diktatin e ligjit do filloje malorja e ekonomise dhe mbi te gjitha do mesoni se cfare eshte dhe cdo te thote dinjitet . Dhe politika e ketij tranzicioni post komunist nuk e honeps BE ,kjo do te thote kujdes kur te votoni dhe mos e shitni bythen me falni votem per nje thase miell ..Me te drejte thote populli i mencur ,gomarin e nxjerr nga balta i zoti ,mos fluturoni me pras ne b…e

    Reply to this comment
  6. Amerikani June 18, 08:34

    Eshte normale qe te besojne te BE pas zhgenjimit 27 vjeçar per drejtesi dhe shanse te barabarta per te gjithe.

    Kjo ska te beje me deshiren per tu larguar qe nqs Shqiperia do hynte nje dite ne BE nje vale e tille emigrimi do te ishte normale sic ka ndodhur dhe ne vende te tjere rishtare te Evropes lindore. Por mbi te gjitha kane besim per shkak te perspektives se nje jete me te mire dhe zhgenjimit te politikes dhe drejtesise ne vendin e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*