Serbët: Shqiptarët kokëfortë, nuk pranuan përsëritjen e sfidës

December 4, 2014 23:28

Serbët: Shqiptarët kokëfortë, nuk pranuan përsëritjen e sfidës

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) e kanë pranuar se i kanë propozuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që ta përsërisin ndeshjen e 14 tetorit.

Dhe, pas këtij refuzimi mediat serbe i kanë quajtur shqiptarët kokëfortë. Komisioni i Apelit i UEFA-s nuk e ndryshoi vendimin e Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila ishte ndërprerë pas hyrjes së huliganëve serbë në fushë.

Por, para mbledhjes së Komisionit të Apelit, të dy federatat kishin mundësi të arrinin një marrëveshje për përsëritjen e ndeshjes, por drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e refuzuan këtë ide. E përditshmja serbe, “Kurir”, ka mbetur e befasuar me vendimin e palës shqiptare, të cilët i quan kokëfortë.

Kurse, Sekretari i përgjithshëm i FSS-së, Zoran Lakovic, rrëfen se si FSHF-ja nuk pranoi që ndeshja të përsëritet. “Ishte një propozim që ishte me pëlqimin dhe miratimin e UEFA-s para fillimit të seancës. Por, ne nuk arritëm marrëveshje që ta zhvillojmë një ndeshje tjetër, pasi shqiptarët nuk pranuan të luanin”, ka deklaruar Lakoviç për “Kurir”.

Drejtuesit e FSHF-së kanë paralajmëruar se do të kërkojnë drejtësi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Ndërkaq, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe FSS-ja, vetëm që të shitet si e pafajshme.

December 4, 2014 23:28
Komento

4 Komente

  1. lama December 4, 23:34

    Duka i bene keto pazare i pandershmi

    Reply to this comment
  2. Ericson December 5, 05:31

    Ju lumte more djem, …pernjimend futbolliste mjeshtra te futbollit shqiptar e europian e boteror, e TRIMA ne kohen kur ju sulmuan pabesisht halabaket tifoze serbe!

    Turp e marre ,per faqe t’zeze se perse u mshehen vrimave e nuk ju vajten ne mbrojtje fizikisht trajneri dhe stafi i tij po ashtu edhe gazetaret dhe shtetasit frikamane e pordhamane shqiptare ne tribuna !

    Nuk do tj’u vriste njeri atje o bythqiret e frikacaket e mutit , po te dilnit hapur e me trimeri ,ne mbrojtje te kombetares tone!

    Reply to this comment
  3. KingBardhyl December 5, 06:08

    Po ti kene duart e lara le te na i kapin kete perpara. Serbet jane llum i rraces njerezore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*