Konsumuam më pak gjatë fundvitit, ekspertët: S’ka kërkesa

January 13, 2020 10:38

Konsumuam më pak gjatë fundvitit, ekspertët: S’ka kërkesa

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin ku bën më dije se gjatë muajit dhjetor të 2019, shqiptarët kanë konsumuar më pak se një vit më parë.

Sipas kreut të industrisë ushqimore Alban Zusi, fenomeni është shqetësues, pasi ndikon negativisht në ekoniminë shqiptare.

Në raport bëhet me dije se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2019 është 1,1 %, ndryshe nga një vit më parë, ku dhjetori kishte një ndryshim prej 1.8%.

Sipas kryetarit të industrisë ushqimore, Alban Zusi, rënia e indeksit të çmimeve në dhjetor, vjen për shkak të rënies së kërkesës.

Ai u shpreh për “OraNews” se kjo tregon se tregu ka një problem, tregu po vuan për shkak të dobësimit të kërkesës, për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse.

Sipas tij, pavarësisht inflacionit të ulët prej 1.4,për qytetarët shqiptarë, çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të mbeten të larta.

Edhe në muajin dhjetor, qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar kryesisht për produktet ushqimore.

Zusi deklaroi më tej:

“Ishte e pritshme rritja e çmimeve, madje madje bizneset për ta suportuar, sepse me 14% është rritur çmimi i produkteve primare, por kur shkon deri në produkt të transformuar deri tek konsumatori, rritja shkon duke u zgjeruar”.

Sipas raportit të INSTAT, shpenzimet për produkte ushqimore, pasohen nga blerjet për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe për argëtim dhe kulturë.

j.l./ dita

January 13, 2020 10:38
Komento

5 Komente

  1. Lalai January 13, 11:09

    Kush eshte ky ekspert A.Zusi…?

    Pse janë çmime te shtrenjta kur në bujqësi plehrat kimike nuk kanë doganë dhe prodhimet hidhen rrugeve!

    Pse nuk ka konsum kur 1 pako makarona në marketet e Perëndimit shitet 15 deri në 30% me lirë se ketu?

    Pse nuk ka konsum kur nafta eshte 10 20% më e lirë në rajon e më gjere se në Albanistan?

    Çfare konsumi kur në Albanistan nuk ka minimum jetik dhe te ardhurat janë 250 350€ në muaj!

    Çfare konsumi kur mielli eshte thuajse me te njejtin çmim ose dhe 15% me i larte se në perëndim!!!
    ….etj etj etj.
    O Alban Zusi ju keni nga 1 rroge bazë te majme plus dhe ndonje pisllëk dhe jeni ok.

    Reply to this comment
  2. Arben January 13, 11:26

    Nuk ka më njerëz, ça konsum thoni

    Reply to this comment
  3. eDRAMA January 13, 11:37

    Jo se s’ka kerkesa o Albano Zuska jo, por se s’ka leke. Kete e di mire edhe ai qe nuk eshte ekspert. Dha gje shperblime per buxhetoret qeveria Rambythes ne fundvit? Asnje lek per te 7-tin dhjetor rrjesht sa ka ardhur ne pushtet (biles sot 12 janar arsimi e shendetesia akoma nuk kane marre pagat mujore).

    Reply to this comment
  4. demo January 13, 12:05

    Jena te lumtur sivjet.Rsmallahu,nuk na ka lejuar ta teprojme me gjela dhe pula.Na ka kontrolluar dieten.Shperblimin e ka per PPP.
    Rrogen e fundvitit ja jep QOQ.

    Reply to this comment
  5. Lili January 14, 04:41

    Kur komunistat post enverista bejne shtet, si cdo here bythembrapsht ! Nuk rtitet konsumi kur zvogelohrt popullsia, o debila se sado te pasur te jene ato te atij gtushti oligarke qe kane zaptuar gjithe pasunin e Shqiperise, ato konsumojne prape vetem sa nje njeri! Po me vjen mire se saimir manin po e boykotojne pa pasur nevoje per studentet e Logut,! …hajt edhe nje fushate per blej tek bujku afer teje , edhe do mbetet vetem saimir mani me ble tek jumbo e spar! …
    Bravo shqiptareve , qe refusojne keshtu Shoqerine konsumiste! Ma ne fund po behen trendy e ´decroissant’ !
    Vazhdoni, se fuqia juaj eshte ketu kunder oligarkeve: refuzimi i juaj me u be pjesetar ne lojen e tyre ne sklavizimin tuaj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*