Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani

June 8, 2018 14:12

Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani

 

Aplikuesit për punë më të diskriminuar në tregun gjerman janë ata me rrënjë shqiptare.

Spanjollët në anën tjetër janë më të vlerësuar sesa edhe vetë gjermanët, shkruan në raportin e Qendrës Shkencore për Studime Sociale në Berlin (WZB). Raporti është publikuar të martën.

Studimi ka analizuar 6000 aplikues fiktivë me prejardhje të ndryshme mes viteve 2014 dhe 2016. Shumica aplikonin për punë si kuzhinier, mekaniçar ose shitës. Studimi përveç origjinën e prindërve ka marrë parasysh edhe përkatësinë fetare.

Në kohën kur personat vendas merrnin 60 për qind të përgjigjeve pozitive, ata me prindër emigrantë kishin 51 për qind përgjigje pozitive me të njëjtin kualifikim.

Njerëzit me rrënjë nga Afrika dhe vendet myslimane diskriminoheshin edhe më tepër. Si shembull, aplikuesit me origjinë shqiptare merrnin ftesë në intervistë ose ndonjë telefonatë të dytë për pyetje shtesë vetëm 41 për qind.

Ngjashëm negativisht trajtoheshin edhe aplikuesit pakistanezë, domenikanë, etiopianët dhe marokenët.

Diçka kurioze ishte se aplikuesit me emra spanjollë si Alvaro ose Alma Martínez merrnin 73 për qind të përgjigjeve pozitive në pranimin e punës. Në vendin e dytë qëndronin japonezët, më pas polakët dhe zviceranët. Gjermanët qëndronin në vend të pestë.

Pra siç përfunduan studiuesit, punëdhënësit më shumë ishin të interesuar në vlerat dhe kulturat e punëkërkuesit, sesa dallimet e shkollimit.

Studiuesit e përmbyllën analizën se në kohët e ndryshimeve demografike është me interes që të ketë konkurrencë të lirë dhe shanse të barabarta për të gjithë punëkërkuesit pavarësisht se çfarë emri kanë ose nga ku kanë emigruar prindërit e tyre.

l.h/ dita

June 8, 2018 14:12
Komento

5 Komente

  1. Alba June 8, 14:21

    Jo mo c’ne, nuk diskriminon Europa e lirese dhe te drejtave te njeriut etj etj.

    Reply to this comment
    • info analitike June 8, 20:17

      Je e lire te mos shkosh meqe nuk te pelqen, asakush nuk te detyron. Ke gjithmone zgjedhje te tjera perfshire ate te te qendruarit ne Shqiperi ku rilindja po korr suksese te papara.

      Reply to this comment
  2. Pellazgos June 8, 21:28

    Po ju sikur jini “Pellazge” zonja Alba,vetem duhet vertetuar thote zoti Neritan Ceka.
    Harron” zoti Ceka dhe shqipetaret myslimane qe Presidenti Willson “vdiste” per ju “Pellazget” myslimane prandaj dhe ju beri s(h)tate.
    E mbajti “sekret” prejardhjen tuaj Pellazge Willsoni dhe nuk jua tregoi.po ta dinin Pellazget se cfare fare kane lene pas,do e kishin derdhur jashte me mire.
    Tani behet pyetja qe Greket e Lashte “erdhen” nga asgjekundi dhe ndertuan nje Civilizim mbi germadhat e “shqipetareve” Pallazge.
    Sa per diskriminim ne Gjermani ska mundesi,por “vetem” ne Greqi per “Pellazget” myslimane.

    Reply to this comment
  3. Adih June 8, 23:41

    Mos shkruani budallalleqe . Ju kujtoni se kane prioritet per punesim ,sot ata qe jane me PS .. Te dytet dje te LSI dhe te tretet PD .Diskutoni me llogjike ,Gjermania nuk i njeh keto pislleqe ,kete mentalitetin me keqeardhje shqiptar . Gjermania eshte ne kapitalizem ,ketu shance ka te dish mire gjuhen ,dhe te jesh i zoti ne ate pune qe pretendon ,dhe me keqeardhje ,ne ne shqiperi i kemi shkollat profesionale te dopta ,ose skemi hic fare ,. Prandaj mos e ngateroni kekun me byekun . Lerini partite dhe fene rehat. Die Realität ist komplet anderes .

    Reply to this comment
    • info analitike June 9, 11:16

      Gjermania po kerkon vazhdimisht kontigjente mjekesh e infermieresh por edhe inxhiniere nga Shqiperia. Kete punen e diskriminimit e kane ca qejf keta te albanistanit sepse harrojne sa raciste jane vete shqiptaret me njeri tjetrin e jo me te huajt.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim