Shqiptarët nuk i rezistojnë tundimit, u kthehen ëmbëlsirave

July 27, 2016 09:22

Shqiptarët nuk i rezistojnë tundimit, u kthehen ëmbëlsirave

Pastiçeritë dhe dyqanet e ëmbëlsirave që sa vijnë e shtohen në çdo cep të Tiranës, por edhe në qytete të tjera, janë kthyer në tundimin e radhës së konsumatorëve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një rritje të ndjeshme të konsumit të produkteve të ëmbla gjatë muajve të fundit. Importet e sheqernave dhe ëmbëlsirat prej tij u rritën me 62% për janar- maj 2016, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për të arritur në rreth 13 milionë euro.

Kjo rritje vjen pas disa viteve radhazi ku importi i sheqernave dhe nënprodukteve të tij kishte njohur vetëm rënie, duke treguar për një rritje të kujdesit të të ushqyerit. Por zhvillimi i biznesit të produkteve të ëmbla duket se e ka gjallëruar sërish “vesin” e shqiptarëve.

Shteti kryesor nga u importuan këto produkte për 5 mujorin 2016 është Brazili, nga vjen 55% e sheqernave dhe ëmbëlsirave prej tij (kryesisht nga ky shtet vjen sheqeri), i ndjekur nga Algjeria, me 22% të totalit dhe e treta është Turqia, me 9% të totalit, nga e cila vijnë kryesisht produkte të përpunuara të sheqernave.

Në sasi, gjatë një viti importohen dhe konsumohen mbi 60 milionë kg sheqerna dhe ëmbëlsira prej tij, sipas të dhënave të INSTAT.

Në të kundër, eksportet e sheqernave dhe produkteve të tyre kanë shënuar rënie me 9% për 5 mujorin, ndërsa mbeten në nivele minimale prej vetëm 75 mijë euro.

 

Shqipëria në zonën e rrezikut të obezitetit

Raporti Global i të Ushqyerit për vitin 2016, publikuar pak javë më parë, nxorri në pah se 44 përqind e vendeve po përjetojnë “nivele shumë serioze” si të kequshqyerjes, ashtu edhe të obezitetit. Sipas raportit, kjo nënkupton se një në tre persona vuan nga kequshqyerja në njëfarë forme, qoftë kjo: fëmijët me zhvillim të vonshëm, pagjakësia te gratë e reja dhe të rriturit obezë.

Sipas hartës së përpiluar nga studiuesit e këtij raporti të përvitshëm, shqiptarët gjenden në një zonë të rrezikuar, të obezitetit duke u gjendur në një zonë portokalli të fortë, me nivel 25-30 të BMI-së.

Duke matur indeksin e masës trupore (që ndryshe quhet BMI) të të rriturve në 186 shtete, me normën që shqiptarët kanë krahasohen me shtete si Arabia Saudite, Egjipti, një pjesë e madhe e shteteve Europiane dhe një pjesë të Amerikës Latine.

Ndërsa, rekordin e mban sërish SHBA, me indeksin BMI më të lartë, prej 30-35. I gjithë Ballkani është në të njëjtin nivel obeziteti, sikurse edhe fqinjët italianë të mirënjohur për makaronat./MONITOR

 

July 27, 2016 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim