Shqiptarët, përfituesit e pestë më të mëdhenj në botë të Lotarisë amerikane

November 3, 2017 16:39

Shqiptarët, përfituesit e pestë më të mëdhenj në botë të Lotarisë amerikane

Shqiptarët janë përfituesit e pestë më të mëdhenj në botë të Lotarisë amerikane, ndër 201 entitete të ndryshme, thotë një studim i fundit në të cilin janë grumbulluar të dhëna gjatë periudhës 1993-2015.

Gjatë kësaj periudhe kohore, 42,419 shtetas shqiptarë janë pajisur me Green Card në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet sistemit të lotarisë, raporton Scan.

Këta zënë 47.07% të totalit të emigrantëve shqiptarë që gjatë kësaj periudhe kohore janë pajisur me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarët janë fitues në masën 4.5% mbi totalin e  të gjithë fituesve, çka do të thotë se, thuajse 1 në 20 fitues lotarie ka qenë shqiptar.

Përqindje më të lartë se vendi ynë kanë; Etiopia, Nigeria, Egjipti dhe Ukraina, me 6.5%, 5.94%, 5.11% dhe 5.04% të totalit.

Ky studim vjen në një kohë që presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar anulimin e lotarisë, pas sulmit më të fundit terrorist në vend, autori i të cilit ishte një person që kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet lotarisë amerikane.

Studimi thotë gjithashtu se, paçka se janë ndër përfituesit më të mëdhenj, shqiptarët janë ndër frekuentuesit më të pakët të burgjeve amerikane, me një normë shumë pranë zeros.

November 3, 2017 16:39
Komento

1 Koment

  1. Mergata November 3, 17:27

    Sa te lumtun qe jemi na niprit e Elez Biberit qe po baheba tan si Ai me i ba gropen Shqiperise e me i ndryshue emnin Shqypni!Thojn se edhe Ambasada jone pertej Atlantikut ka me servirun “LLOTARIN SHQYPTARE”per me u ba favor Amerikaneve me perfitue te gjithe me aredh ne kete vend te begat ku tokat mund me i marr falas,me pas te drejten me qeveris e me u ba presidenta si shtet i 51 i Amerikes!Hajd pra na shkojme atje si skllever e ata le te vijne si ambasador ose presidenta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*