Shqiptarët përshtaten me një jetë pa shumë shpenzime, covid godet tregtinë me pakicë

September 15, 2020 21:53

Shqiptarët përshtaten me një jetë pa shumë shpenzime, covid godet tregtinë me pakicë

Pasiguria e krijuar nga situate që ka krijuar koronavirusi, në mënyrë të pritshme ka ulur dhe shpenzimet e shqiptarëve. Largimet nga puna, reduktimi i shumë vendeve të tjera, rënia e remitancave, mungesa e të ardhurave kanë ndikur drejtpërdrejt tek shitjem me pakicë.

Veç produkteve bazikë siç janë ato ushqimore, konsumatorët i janë përshtatur një jetë pa shumë shpenzime.

Kjo vërehet nga ajo çfarë  konsumojmë, fakt që e konfirmojnë dhe të dhënat e Institutit të Statistikave të cilat konfirmojnë se në tremujorin e dytë 2020, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 100,8. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë ulur 8,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rënie 6,0%.

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2020 ka pësuar rënie prej 4,5 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2019.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 1,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur 8,7 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 18,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

Në ndryshimin vjetor prej -8,3 %, në tremujorin e dytë 2020 ndaj tremujorit të dytë 2019, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +0,5 pikë përqindje. Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me -3,6 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me -5,2 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, përshtatur sezonalisht.

Në tremujorin e dytë 2020, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 4,3 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur me 0,5 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 7,2 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur 11,6 %, kundrejt tremujorit të parë 2020.

e.sh/Dita

September 15, 2020 21:53
Komento

2 Komente

  1. Lili September 16, 04:52

    Po na dhimbet shume Kastrati qe ma pak milliona paska arketuar!

    Reply to this comment
  2. Lalai September 17, 13:29

    E shikoni o militantë e trim e partidashes ca bëhet?
    Paguhet 1 institucion i tërë mbushur me budallenj e BQ për të nxjerre 1 paçavure.
    Nga ana tjeter paguhet 1 shtet Shkërdhatë që nuk ofron asnjë zgjidhje te situates bashkë më një opozite po Shkerdhatë.
    Këta janë përfaqësuesit tuaj dhe institucionet tuaja o popull shk…të dhe mos harroni zgjedhjet dhe bythelëpirjen!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim