Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit

August 11, 2018 10:49

Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit

 

Shpenzimi i kohës online në rrjetet sociale duket se ka sjellë një indiferentizëm të dukshëm ndaj leximit në Shqipëri.

Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “DUDAJ” pohon se ka një largim të dukshëm ndaj librit.

“Ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive”, pohon ajo. Tek të rinjtë interesi për të lexuar është i pakët. Dudaj këshillon që të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë.

Si kanë ecur shitjet e librit gjatë këtij sezoni krahasuar me një vit me parë?

Gjatë këtij viti ka pasur një ulje të dukshme të shitjeve të librave. Dallohet një indiferencë e qartë për sa u përket librave dhe leximit në tërësi. Përkundër asaj çka vërehet gjate Panairit të Librit për shembull, ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive. Dhe në fakt edhe këto nëpër gjithësi lënë shumë për të dëshiruar. Ka shumë pak librari të denja për ta trajtuar librin ashtu siç ai e meriton të promovohet dhe shitet në fund të fundit. E shoh me dhimbje këtë largim dhe do të preferoja të mendoja qe gjithsesi është i përkohshëm.

A ka një rikthim te libri te të rinjtë?

Pati një periudhë që m’u krijua ideja se qe kështu. Le të themi që ka një komunitet të mirë lexuesish të rinj që komunikojnë mes tyre, qoftë në klube leximi, rrjete sociale, diskutime të hapura, por edhe këto janë shumë sporadike dhe të pakta. Unë jam e mendimit se dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Për këtë duhet të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë. Në fund të fundit, edhe pse kohët kanë ndryshuar, unë mbaj shumë mirë mend që në shkolla na detyronte ne lexime që në fund të herës hapnin e zbukuronin mendjet tona. Ndaj kurrikula shkollore duhet të përfshijë lexime në mase të gjere që në hapat e para të jetës shkollore.

Cili zhanër preferohet?

Kryesisht letërsia, por edhe libra me karakter historik, më pak shkencor e shumë pak poezi.

Si e parashikoni ecurinë e librit në pjesën e mbetur të vitit?

Mbetem me shpresën dhe optimizmin që kjo rënie të ndalet. Sigurisht ne kemi sjellë disa libra të rinj për periudhën e verës, shkrimtarë tanët që i botojmë rregullisht dhe do të vijojmë me sjelljen e tyre në shqip. Për shembull Dan Brown me “Origjina”, John Grisham me “Bashkëpunëtori”, “Shuma e ditëve” nga Isabel Allende, Sveva Casati Modignani me “Vreshti i Anxhelikës”, “Zogu ogurzi” nga Camilla Lackberg, “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj dhe “Ajlen” nga Esmeralda Petrela. Uroj vërtet që lexuesi ti marrë dhe t’i shijojë me gëzimin që vetëm një libër i mirë di ta shkaktojë./Monitor

a.s/dita

August 11, 2018 10:49
Komento

3 Komente

  1. 1 Fragment ... August 11, 12:21

    but ngroh me te emblen goj,
    fjal qe lepijn ate qejf te zgjohet ne Jet,
    pasionIn te ndez qe dikur ajo jetoj ,
    sot impotent kokulur varet ,per dreq !
    Vetem ai/ajo qe per ate pasion Jeton,
    kupton vuajtjen qe djeg ate Moment ,
    mbi te gjitha miq qe jetoj jeten me pasion,
    ne kte Jet qe eshte shndruar thjesht ne 1 Fragment

    Reply to this comment
  2. Lili August 12, 05:36

    Shqiperia eshte aq mizerabel sa as nje liber nuk munden me ble me shqiptaret : çmimet ne kulm pa pytur fare per xhepin e lexuesit ju nbotueset ,vetem qe te beni lek.
    Bota normale ka shkuar aq larg sa sot koleget e juaj kane ba libra 2 euros per mos me penguar te rrinjt me lexuar,edhe gjithe klasiket i ke n’ato koleksione. Jo si ne Shqiperine qe duam ku vetem nje grusht happy few ka akses ne kulture,ne liber, ne kinema,ne expozita artistike…Pseudo elita ma ignorante ne bote qe kur per nje liber nuk flet…
    Po keni shume pune edhe ju me ba..

    Reply to this comment
    • Botues me Skandaloze E ORDINERE ne Bote nuk gjen ! August 12, 21:58

      dhe jo vetem kjo Lili ,
      qe ju me te drejt e theksoni ,
      por botuesit ne Shqiperi ,jane pikerishte ata qe,
      pa shkaterrojn Librin poashtu edhe lexuesin ,
      sepse gjithcka qe bejne ,(ashtusi ata dijne ,si ordinere)
      eshte ne funxion vetem te Fitimit personal te tyre .
      Le pastaj te flasesh per stradegji afatgjate te zhvillimit
      te Letersise Shqiptare ,as qe behet fjale fare ,
      sepse jane kta Botuesit bashke me perkthyesit qe e kann bere Librin turrli mishi te grir me e shit si Sallam ne treg .

      Sigurishte qe edhe ne Boten Europiane ka
      Literature te Huaj jopak ,por atje ka nji tjeter nivel lexuesi e koncepti mbi Literaturen ku ajo e vendit
      ka gjithmon Prirjoritet !

      Dhe kjo ka rendesine e saj ,sepse ne Letersine e vendit
      perplasen problemet e shoqerise e vendit tend ,per ne ajo Shqiptare, e cila ka nji ndikim imens /enorm ne zhvillimin jovetem te talenteve te brezit te ri,
      por te vete shqiperise Shqiptare dhe zhvillimeve te vendiit .
      Por kush eshte atje Botues ?!

      Kjo tregon shume edhe per nivelin e Letersise ne vend .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*