Rikthimi te “Gabi”, teshat e përdorura, shitje rekord në 2017-ën

March 5, 2018 10:32

Rikthimi te “Gabi”, teshat e përdorura, shitje rekord në 2017-ën

 

Biznesi i veshjeve të përdorura, i njohur si “Gabi” ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke arritur rekord në 2017-n. Sipas të dhënave të INSTAT, importi i veshjeve të përdorura arriti në rreth 24 milionë euro në vitin 2017, me një rritje prej 11% me bazë vjetore. Në tregun e pakicës, vlera e këtij biznesi është të paktën dyfishi, pra minimumi 50 milionë euro.

Që prej vitit 2012, importet e veshjeve të përdorura janë rritur me ritme dy shifrore. Kjo është e dukshme dhe në numrin e lartë të dyqaneve që janë hapur në kryeqytet, që u shtuan dhe më shumë pas mbylljes së tregjeve masive. Tirana, si asnjë kryeqytet tjetër në Europë, ofron alternativa pa fund të varianteve moderne të “Gabit”, sidomos në lagjet rrotull qendrës.

Rruga e Komunës së Parisit është e  mbushur me dyqane të vogla që shesin veshje të përdorura. Sonila, që është në këtë biznes prej dy vitesh, thotë se ai është me leverdi, kërkon një investim minimal për ta nisur, teksa  veshjet me shumicë blihen lirë dhe ka fitime të kënaqshme, pasi marzhi i shitjes së produkteve është relativisht i lartë. Edhe klientët “joshen” nga çmimet e lira, apo shansi për të gjetur ndonjë veshje firme. Ajo pohon se tenton të marrë mallra të mirë dhe habit kur tregon se ka kliente edhe punonjëse bankash apo institucionesh të tjera.

Ngadalësimi i rritjes së të ardhurave vitet e fundit është një tjetër arsye që i shtyn blerësit të rendin drejt çmimeve të lira, së bashku me vështirësimin e blerjeve online. “Pas vendosjes së taksave për blerjet  online, kam pasur më shumë punë”, pohon Sonila.

Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).

Konkurrencës e Gabit modern e ndiejnë dhe dyqanet që tregtojnë veshje të reja. Ola, që ka një dyqan në rrugën Myslym Shyri pohon se konsumatorët janë gjithnjë në kërkim të çmimeve sa më të lira, duke rendur edhe drejt të përdorurave.

Rritja e kërkesës nga konsumatorët për veshje të përdorura ka bërë që të shtohet numri i operatorëve të vegjël në treg, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës për këto mallra, si dhe në shtrenjtimin e çmimit me shumicë të tyre. Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se ka një rritje më të shpejtë të importit të mallrave në vlerë në krahasim me sasinë, duke sjellë një rritje të çmimit për njësi.

Destinacioni kryesor nga vijnë veshjet e përdorura është Italia, me 45% të totalit. Më pas renditet Kina, me 15%, e ndjekur nga Turqia me 14% dhe më pak nga Gjermania, Greqia,  Anglia, Franca, Serbia. Veshje të përdorura vijnë dhe deri nga India e Pakistani.

Në rritje janë edhe dyqanet që shesin këpucë të përdorura, por importet e tyre nuk raportohen të veçanta nga INSTAT.

Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ’90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.

Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është “sofistikuar”, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza./ Monitor

l.h/ dita

March 5, 2018 10:32
Komento

7 Komente

  1. Socialisti i Ndershem March 5, 11:16

    Beni dhe nje sondazh per ushqyerjen.
    Mbi 40% e popullit po ushqehet me nje luge miell dhe me lakra te egra te mbledhura buze kanaleve.
    Kjo eshte nje nga fitoret me te medhaja e Rilindjes. Kemi kapur nivelin e 1938.

    Reply to this comment
    • Arben March 5, 13:09

      Rendesi ka qe jemi te lumtur dhe krenar,

      edhe bar do te hame, por partine do ta votojme

      sistematikisht.

      rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik

      Reply to this comment
    • Arbeni March 5, 13:16

      Jo ore Socialist i Ndershem, pa provo te pyesesh Kryetarin e grupit parlamentar te PS shokun Balla dora vete nje here si do te pergjigjet?
      “…ky rikthim te “Gabi” tregon edhe nje here suksesin e reformave te suksesshme qe qeveria Rama ka marre duke e rritur mireqenien me 5%, suksesi i rikthimit te “Gabi” eshte nje merite e pa diskutueshme e kesaj qeverie, pavaresisht sulmeve te opozites dhe mediave kazan (fraze e huazuar nga Kryetari)….

      Reply to this comment
  2. Arch Investor shpk , pastrim parash March 5, 14:02

    Ç’bei ju te DItes ? Po Monitori eshte versioni i Gazetes 55 ne ekonomi. T’i referohesh Monitorit te Ornela Laperit per te sjelle lajm eshte si t’i referohesh Fahri Balliut.
    Andej nga Durresi finacuesve te Monitorit i ka dale emri per pastrim parash ne rastin e asaj Olesia Dukes.

    Reply to this comment
  3. STAFI I REVISTES MONITOR March 5, 16:36

    I nderuar lexues, Komenti i mësipërm, është pjesë e një fushate presioni, dezinformomi e përbaltje që ndërmerret nga pushkatarë të paguar të pushtetit, të prekur nga ballafaqimi me të vërtetën gjate nje emisioni televiziv, pjese e se cilit ishte edhe kryeredaktorja e Revistës Monitor znj. Ornela Liperi, ndaj kompanive e individëve të përfshirë në aktivitetin e biznesit të Union Grup apo kompanive të tjera të lidhura me të (Union Grup është kompania mëmë e Media Union, botuese e revistës Monitor).

    Gazetarët dhe stafi më i gjerë i revistës janë të vendosur që pavarësisht këtij presioni të hapur, të qëndrojnë në pozitat e tyre objektive për të informuar sa më drejtë publikun, ashtu siç edhe e kemi shprehur qartë qëndrimin në editorialin e Revistës, si vijim i përballjes me përbaltjen që vjen nga pushteti

    Në vijim, linku përkatës:

    http://www.monitor.al/editorial-te-lire-te-pavarur-e-profesionale-kjo-eshte-ajo-qe-kemi-qene-jemi-e-te-jemi/

    Reply to this comment
  4. Adih March 5, 19:55

    Prisni dhe pak ,o popull ,sdo blini me tek Gabi ,se do behemi si Zvicra ,mbasi Vettingut ,do ja kthejne mbrapsht hajdutet gjene e vjedhur popullit ,qe e kane rrjepur brutalisht keto 26 vite .Duroni pune dy muajsh ,pak durim ,eshte vetem ceshtje kohe ,Kesaj here e ka mare ne dore Amerika , i qofshim fale ..Do me kujtoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*