Shqiptarët: Se “njohim” UEFA-n, vendimi skandaloz

October 25, 2014 14:47

Shqiptarët: Se “njohim” UEFA-n, vendimi skandaloz

Në rrugë, kafe, në shtëpi, apo në organizime miqësore është gati e pamundur të mos komentohet për UEFA-n dhe vendimin e saj për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Por nëse UEFA është shndërruar në kryefjalën e debatit sportiv e politik, në pyetëm qytetarët se a e dinë realisht se çfarë është UEFA.

Nga pyetjet, vetëm një përgjigje të saktë për përkufizim morëm, ndërsa shumica e qytetarëve ironizonin se nuk e njohin UEFA-n, duke shprehin mllef ndaj saj.

Si përkufizim në faqen zyrtare shkruhet, UEFA është Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit, është organi qeverisës i futbollit europian.

Kjo është një shoqatë, përfaqësuese e demokracisë dhe është organizata kryesore për 54 shoqata kombëtare të futbollit në të gjithë Evropën.

Por për vendimin e saj, pakënaqësia në Shqipëri vijon jo vetëm me thirrje në rrjete sociale, por edhe me anë të protestave ku njohës të futbollit, tifozë, shoqëria civile manifestuan sot përpara Piramidës.

October 25, 2014 14:47
Komento

1 Koment

  1. Arben October 25, 18:44

    https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/

    PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE

    sa per statistike, Dukic i FSHF e mbeshteti platinine dhe i siguroi 4 vota.

    ta mbajme me shendet tani dukicin dhe platinicin

    6+
    5

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*