Shqiptarët, çlirim prej despotizmit të Sali Berishës

Rexhep Qosja June 23, 2013 11:59

Shqiptarët, çlirim prej despotizmit të Sali Berishës

I kontaktuar dje nga gazeta ‘DITA’ se çfarë do t’u këshillonte dhe uronte shqiptarëve për 23 qershorin, Prof. Rexhep Qosja tha se “për këtë jam shprehur qartë në një libër të tërë që e kam promovuar para dy muajsh në Tiranë. Pra, unë pres që shqiptarët të çlirohen nga despotizmi i Sali Berishës. Përfundimisht! Shqiptarët duhet ta çojnë me votë masive në shtëpi këtë njeri që u ka sjellë aq shumë drama, aq shumë vuajtje dhe aq shumë tragjedi për 23 vite me radhë”.

Me këtë rast, ‘DITA’ po boton këtë fragment nga libri i Prof. Qosjes “Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si duhet të jenë”.

 

… Shqipëria sot sundohet prej një kastë politike, që ka rikthyer autoritarizmin partiak, të zbatuar posaçërisht egër prej kryeministrit Sali Berisha. Kjo kastë politike i ka bërë interesat e saj, të familjarëve, të miqve, të tellallëve propagandistikë qëllim themelor të sundimit të saj. Për herë të parë në historinë njëqindvjeçare të shtetit shqiptar, pushtetarët nuk mendojnë sa do t’i japin Shqipërisë, por sa do të zhvatin prej saj. Shqipëria shtetërore, prej fillimeve të Rilindjes Kombëtare ideali i shumë brezave, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën dhe pasurinë për të, nuk është ideali i kësaj kaste po plaçka e saj! Shqipëria sot është shtet i padrejtësive të mëdha. Duhet të shikohet vetëm lista e vetjeve që përbëjnë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diplomacinë për t’u bindur se deri në ç’shkallë është privatizuar shteti shqiptar, deri në ç’shkallë nepotizmi është bërë politikë përjashtuese e kësaj politike me pamëri tmerrshëm të rrudhur, deri në ç’shkallë Ministria e Jashtme dhe Diplomacia janë bërë ministri dhe diplomaci familjare, klanore, partiake! Kot dija, kot dhuntia, kot mençuria, kot aftësia, kot fakultetet e të rinjve dhe të rejave shqiptare: politika e jashtme e Shqipërisë do të bëhet dhe dinjiteti kombëtar shtetëror i Shqipërisë në botë do të përfaqësohet, në të vërtetë do të topallizohet, në masë të madhe, prej bijve e bijave të kastës politike, prej vëllezërve, motrave, dhëndurëve, nuseve, kushërinjve të parë e të dytë, dajave e nipave të kastës politike dhe propagandistëve të saj në mediat!

Pse jo?

Ideja qendrore e politikës së kësaj klase politike gjithçkabërëse është thellësisht joetike.

Kush nuk vëren se me politikën e saj në jetën kombëtare janë shtuar palejueshëm, padurueshëm shumë: banaliteti, primitivizmi, rrugaçëria, mashtrimi, gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra, intrigat, skandalet, fyerjet, kërcënimet, dhuna e ushtruar me gojë e me dorë e me armë!

Lëndë e jashtëzakonshme, historike, për dramaturgët, prozatorët, skenaristët, regjisorët, që nuk do të shpërblejë regjimi sot por do të shpërblejë historia nesër. E, sidomos, për prokurorinë e përgjithshme sot.

Kush nuk vëren dhe kush nuk dëgjon se kasta e sotme politike, partiake-pushtetore, e drejtuar prej kryeministrit Sali Berisha, ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë, kështu, para syve të popullit shqiptar dhe para syve të opinionit botëror ndotësi tepër të mëdha dhe shkatërruese në jetën kombëtare. Jo vetëm me korrupsionin e saj të gjithanshëm, jo vetëm me politikën e saj të konfliktit, në të cilën zotëron fyerja, poshtërimi, gënjeshtra, kërcënimi, frikësimi, dhuna, vrasja, si mjete për mbajtjen e pushtetit, po e dëmton rëndë përbashkësinë kombëtare!

Të dhënat e këtilla, që përbëjnë vetëm një pjesë të të dhënave që e tregojnë karakterin autoritar, despotik të regjimit të Sali Berishës, i shtrojnë popullit shqiptar pyetjen: do të çlirohet prej gjedhes pushtetore autoritare, despotike, prej së cilës ishte çliruar njëherë – në vitin 1997 dhe prej zbatuesit despotik të saj, prej të cilit ishte çliruar atë vit apo do të pajtohet me atë gjedhe sundimi dhe me atë tip sunduesi, duke mbetur kështu e shikuar me çudi dhe, sigurisht, me mosnderim prej vendeve demokratike në botë?

Vetëdija shtetërore, dinjiteti dhe nderi shtetëror i Shqipërisë, kërkojnë që ky çlirim të ndodhë me dëshirën e popullit, me kërkesën e popullit – të vetmit sovran në çdo shtet. Domethënë: të ndodhë jo duke pritur pleqërinë, tashmë të dukshme, të protagonistit të kësaj gjedheje, por duke e larguar prej pushtetit me zgjedhje…

Shqiptarët sot duhet ta pyesin njëri-tjetrin dhe duhet të pyesin secili vetveten: do të mbajë Shqipëria në pushtet si kryeministër njeriun i cili ka bërë që në institucionet e larta kombëtare – në Kuvendin dhe Qeverinë, që duhet të jenë njëkohësisht institucione formuese, edukuese, të dëgjohet gjuha fyese, poshtëruese, kërcënuese e rrugaçërisë me thika e boksa në xhepa, që fyen rëndë kulturën politike shqiptare?

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë me vegulli aq fyese e aq kërcënuese të jetë kryeministër.

Do të mbajë Shqipëria në pushtet si kryeministër njeriun i cili figurën e institucionit më të lartë të drejtësisë e quan lavire bulevardesh?

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të fyejë ashtu institucionet e pavarura, nderin, dinjitetin dhe integritetin e zyrtarëve që punojnë në to!

Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun, i cili figurën e parë politike të opozitës dhe familjen e tij e fyen me fjalët më të ndyta, të cilat është e turpshme të shkruhen në letër e lëre më të shqiptohen në Qeveri e në Kuvend?

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të fyejë institucionet më të larta shtetërore, në të cilat flet aq poshtërueshëm ai!

Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili deputetin e zgjedhur prej popullit e fyen pikërisht në institucionin më të lartë shtetëror, duke iu kërcënuar se do t’ia bëjë fytyrën opingë dhe duke ia shpallur lavire motrat!

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të fyejë ashtu edhe institucionet më të larta shtetërore, në të cilat flet ai ashtu!

Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili vret protestuesit duke i shpallur banditë, kriminelë, narkomanë, kurse protestën e tyre e quan puç, në organizimin e të cilit kanë marrë pjesë edhe kryetari i shtetit, edhe prokurorja e përgjithshme, edhe shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror?

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë, që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të fyejë ashtu nënshtetasit dhe institucionet e pavarura shtetërore!

Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili pa turp, hapur, para syve dhe veshëve të krejt popullit mbron qeveritarët e zënë në afera korruptive, i cili pa turp, hapur, rikthen në pushtet, në poste ministrore a poste drejtori, përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit dhe për afera të tjera korruptive?

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme, e obligon popullin shqiptar politikisht dhe moralisht që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të luajë me jetën e njerëzve, të fëmijëve e të grave, duke fyer ashtu edhe kujtimin për viktimat e Gërdecit!

Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun i cili me politikën e tij është bërë krijuesi kryesor i një gjendjeje shpirtërore të panjohur më parë në historinë kulturore dhe shpirtërore shqiptare: i një gjendjeje në të cilën janë të mbajtura shumë shkatërrime të vlerave shpirtërore e materiale kombëtare, shumë prishësi, pabesi, mashtrime, vjedhje, mënjanëri ndaj të keqes, ndaj të varfërve?

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe të tejzgjasë një gjendje e tillë, një zvetënim i tillë kurrë më parë i përjetuar në jetën tonë kombëtare.

Do të mbajë Shqipëria në pushtet, si kryeministër, njeriun, i cili shtetin juridik e ka kthyer në shtet privat, i cili ekonominë e tregut e ka kthyer në kapitalizëm fundamentalist plaçkitës për të cilin njeriu nuk është qëllim po mjet, i cili shoqërinë e hapur, pluraliste, e ka kthyer në shoqëri të përçarë?

Jo. Historia e mundimshme, aq shpesh tragjike, por e dinjitetshme e obligon politikisht dhe moralisht popullin shqiptar që të mos lejojë që një njeri i tillë të jetë kryeministër dhe ta vazhdojë shpërbërjen dhe shfytyrimin e themeleve të demokracisë pluraliste.

Çka të thuhet në fund?

Të thuhet: sot ndodh ndotje e pashembullt e historisë politike shqiptare! Populli shqiptar, i cili me nder e dinjitet është mbajtur në histori, i cili për hir të nderit e dinjitetit nuk ka duruar pushtues të huaj as dhunëtarë të vet, nuk mund të pajtohet me këtë ndotje të pashembullt të historisë së tij.

Dhe, të shtohet: më e palejueshme, më e dënueshme, më e neveritshme se gjuha fyese, ndotëse, kërcënuese e kryeministrit, se sjellja e tij shpërfillësve, cenuese ndaj ligjit e Kushtetutës, se fyerja e të vrarëve, e të plagosurve në Gërdec dhe e familjarëve të tyre, se vrasja e protestuesve më 21 janar, se gjithë sjelljet e tij të pabaraspeshë politike, kulturore e etike prej se është në pushtet, më e palejueshme, më e dënueshme, më e neveritshme, pra, se të gjitha këto ndotje e dhunime ndaj vetjeve, shoqërisë e shtetit është pajtimi me atë gjuhë dhe me ato sjellje, është mbrojtja e asaj gjuhe dhe atyre sjelljeve të dhunshme dhe fyese për një popull historik dhe për shtetin e tij.

 

Rexhep Qosja June 23, 2013 11:59
Komento

19 Komente

  1. Në këtë vazhdë! June 23, 12:35

    Problemi jeni JU, e jo ne kosovarët!
    Korça e kulturës dhe Pogradeci i Lasgushit !!!!!???? 6 nga 12 mandatet për PD-në, 63.000 vota për koalicionin e PD-së;
    Vlora: 5 nga 12 mandatet për PD-në, 40.000 vota për koalicionin e PD-së;
    Berati: 3 nga 8 mandatet për PD-në, 27.000 vota për koalicionin e PD-së;
    Gjirokastra: 2 nga 5 mandate për PD-në, 40.000 vota për koalicionin e PD-së;
    Fieri: 6 nga 15 mandate për PD-në, 71.000 vota për koalicionin e PD-së;
    Gjithsej: 25 nga 59 mandate për PD-në, 222.000 vota për koalicionin e PD-së, ose thënë ndryshe 42.4% të mandateve i përkisnin koalicionit të PD-së.
    Nuk arrij të kuptoj se si tetë vjet e mbani në pushtet kryekriminelin, kryespiunin dhe kryedespotin!
    Nuk arrij të kuptoj se si vetëdija qytetare është katandisur në këtë gjendje!
    E kuptoni se problem jeni JU, jo kosovarët!
    Shkakun kërkoni në kodin gjenetik të çrregulluar të 42.4%-shit të popullatës. /Fola për jugun, e e njëta vlenë edhe për veriun!/

    Reply to this comment
    • keno June 23, 14:31

      po sdo e duroj me njeri dhe eshte mese e sigurt qe ksaj rradhe saliu do iki e sdo kete me shancin te jete ne kryeministri !!! mundesish te themi te drejten mos te jete fare fare i lire po te jete ne gjykate dhe te thote cdo gje qe ka bere dhe ta denojm per krimet qe ka bere !!

      Reply to this comment
      • drejtesi June 23, 14:38

        Sali Berishes nuk do tja harrojme kurre viktimat e Gerdecit sepse kane humbur jeten 26 persona te pafajshem dhe sot nuk ka asnje qe eshte ne burg qe paguan per kete krim por do te kete mbas 23 qershorit!

        Reply to this comment
      • gentjana June 23, 14:43

        Sot eshte dita kur ne mund te marrim hak per te gjitha padrejtesite qe ka bere saliu mbi shqiptaret, per tu vene perpara pergjegjesise per te gjitha pronat qe ka plackitur, per rrenimin ekonomik, per borxhet ku jemi zhytur. Sot eshte dita kur ne duhet te nderrojme historine e Shqiperise, dhe kete mund ta bejme duke votuar kunder ketij regjimi te kalbur.

        Reply to this comment
      • arjoni June 23, 14:43

        Sot eshte dita qe te vendosim nese duam te ndalim rrenimin e te rimekembim ekonomine, nese duam te denoncojme tragjedine e Gerdecit, nese duam te denoncojme vrasjen e 4 viktimave te pafajshme ne mes te bulevardit, nese duam te denoncojme aferat korruptive, prandaj te shkojme te gjithe te votojme.

        Reply to this comment
      • YLLKA June 23, 14:55

        Sali Ram Berisha eshte njeriu qe e shkaterroi kete vend ne gjithe keto vite qe ishte ne qeveri por ne do ta ndalojme kete rrenim duke votuar kunder Saliut, duke votuar kunder diktatorit te fundit.

        Reply to this comment
    • MILTON June 23, 14:35

      Nuk e di a do te shpetoje Saliu nga drejtesia, por me duket e veshtire qe do te shpetoje sepse mbas 23 qershorit do te kete drejtesi per kater viktimat qe jane vrare me 21 janar 2011-te nga dora e vraseve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo me urdher te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes te cilet urdheruar vrasjen e kater qytetareve te pafajshem.

      Reply to this comment
    • MIA June 23, 14:35

      SALIU JU KERKON NJE MANDAT TJETER SHQIPTAREVE, PO MIRE SALI PER CFARE TE DUHET MANDATI TJETER APO TE KA MBETUR NDONJE PASURI PA SHIT APO NDONJE LEK PA VJEDH, TURP PER PER KRYEMINISTRIN QE KEMI, DUHET NDESHKUAR ME VOTE MASIVE KUNDER.

      Reply to this comment
    • ela June 23, 14:36

      kjo eshte dita kur ne kemi ne dore fatin e vendit

      kjo gje ndodh nje here ne 4 vjet por tani eshte me e rendesishme se kurre me pare

      vendi me berishen nuk e ka njohur demokracine,kemi qene tere kohes ne nje forme te shemtuar te diktatures por ne sot i japim fund

      voto 29 ,voto per te rilindur shqiperine

      VOTO VOTO VOTO

      Reply to this comment
  2. Oketo June 23, 14:05

    faleminderit Z.Qosja ! Po Ismail Bej Kadareja pse po hesht apo po pi kafe me mikun e tij Fahri Balliu ?

    Reply to this comment
    • Gazi June 23, 15:45

      Sot, me 23 qershor 2013, Kadareja ka publikuar nje studim interesant “Mesjeta e thelle dhe shenjat e pikezimit” Lexojeni te gjithe. Lerini votimet e zgjedhjet e kesi budallalleqesh te tjera. Lexoni studimin e Kadarese. Te gjithe ne lexime!

      Reply to this comment
  3. armir June 23, 14:29

    shqiptare ngirhuni ndaj ksaj qeveie qe po mudnohet t epushtoje shqiperine dhe ta ktheje ne diktature me ane t edhunes eshte momenti juaj per te then efjalen tuja esht emomenti juaj per te thoni se nuk prnaoni te qendroni ne komunizem dhe duhet te votnni ps votoni 29

    Reply to this comment
  4. redi June 23, 14:36

    ama lan nam o sali berisha po ti sali pse i detyron njerzit,iv ret e i sakaton , i poshtron dil e thuaj cke bere ti ke boll arritje e suksese imagjinare dhe populli vendos ta jap a po jo voten , por i ben keto veprime se ske bere asgje deri tani vec ke rrenuar zhduku

    Reply to this comment
  5. armir June 23, 14:37

    kjo qeveri eshte kthyer ne nje diktature te poshter duhet te distancoheni nga despotizmi duhet t elargoheni nga kjo qeveri e ndyre duhet te largoheni nga kjo qeveri vrastare,larg ksaj qeverie vrastare larg ksaj qeverie te poshter

    Reply to this comment
  6. redi June 23, 14:37

    e djathta te clirohet ajo eshte marre peng nga saliu u bene 22 vite qe nuk leshon vend
    per askend do cdo gje per vete dhe per familjne e tij, idete tij prej diktatori jane te zymta dhe anti demokratike ndaj ata te pd duhet ta heqin vet

    Reply to this comment
  7. emanuela June 23, 14:38

    ti sali nuk e di je i semur fare, po nuk te liberalizon amerika viza se le nam mor burre po tallen me ne , na bere gazin e botes duke hap rrena dhe populli qesh me to, ti sali ke bre shume tragjedi populli sdo mund te fal kurre kurre , 26 viktima gredec, 2 viktima 21 janar jo sali te themi jo

    Reply to this comment
  8. ymer June 23, 14:39

    saliu i ka duart te zhytura bashke me trup ne korrupsion dhe gjak, gerdecin askush nuk e harron kete salii dhe drejtesia do te vihet, Sali berisha eshte vrases dhe ky eshte kulmi, po rrenohet cdo dite ashtu sic rrenoi shqiperine po ne kemi akoma shprese ndaj rilindje me e fort se kurre me tiranen , jugun dhe gjithe veriun bashke, voto 29 per mos ja pare me surrati atij gjyshi

    Reply to this comment
  9. Danko June 23, 16:56

    Njesoj si ne vitin e mbrapshte 1996 edhe sot Majlinda Bregu deklaron disa ore para mbylljes se votimit per te dhena optimiste te fitores
    Mos u genjeni!
    Ne kete nje ore e gjysem qe ka mbetur nxitoni se ka akoma,ka kohe per te shprehur vullnetin tuaj per te mundesuar largimin e QEVERISE DESHTAKE

    MUNDESO ECJEN E SHQIPERISE PARA NE RRUGEN E INTEGRIMIT EUROPIAN/
    RILINDJE PER SHQIPERINE

    Reply to this comment
  10. Gege Kosova June 26, 07:56

    Ishe fatkeqesia e popullit e shtetit shqiptar, ne kohen kur ai duhej drjetuar kah demokracia civilizuese evropiane. Por ti ishe nje mbetje e kohes se kaluar komuniste, me nje primitivizem vertet negativ, me ate konzervatizmin tend naiv dalur nga brega se jrealisht je nje surrogat i perzier me lement gjenitik jo shqiptar, e cila te mundonte vazhdimish dhe nxeteshe te dilje atdhetar i flaket dhe i pa arsyeshme e jo real as per kohen e as per ty personalisht.Nuk st5e shkonin keto hijeshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*