Raporti: Jemi në krye të Europës për… emocionet negative

September 13, 2018 09:16

Raporti: Jemi në krye të Europës për… emocionet negative

 

Shqipëria dhe shqiptarët klasifikohen ndër vendet dhe popujt me nivelin më të lartë të stresit dhe shqetësimeve në Europë por edhe më gjerë.

Harta, ku Shqipëria ilustrohet me ngjyrën e hapur tregon se, shqiptarët kanë nivelet më të ulta të eksperiencave pozitive në Europë, por jo në rajon, shkruan Scan.

Disa vende të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, apo Maqedonia figurojnë në listën e vendeve me rezultatin më të dobët, ndërkohë që Shqipëria veçon nga të gjithë fqinjët e tjerë territorialë, gjë që vihet re edhe nga harta.

Një tjetër hartë ndërkohë, tregon se, Shqipëria është në krye të vendeve europiane ku popullsia raporton eksperienca negative.

Të dhënat janë bërë publike nga Gallup në indeksin global të emocioneve që i referohet vitit 2017 dhe që analizon plot 147 vende të botës.

Në nivel global, raporti arrin në përfundimin se, nivelet e lumturisë në botë kanë prekur minimumin e një dekade, me njerëzit që shprehin nivele mjaft të larta stresi dhe shqetësimesh.

a.s/dita

September 13, 2018 09:16
Komento

1 Koment

  1. Arben September 13, 11:33

    Nga fitorja ne fitorje.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*