A thua më në fund u ngopëm me celularët ?!

November 28, 2015 13:32

A thua më në fund u ngopëm me celularët ?!

Shqiptarët duket të jenë velur nga e folura në celular. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e tretë të vitit, volumi i thirrjeve nga rrjetet celulare ra në 1.85 miliardë minuta, rreth 9% më pak krahasuar me tremujorin e dytë.

Kjo rënie e trafikut mund të lidhet edhe me rregulloret e reja të vendosura nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, që ndaluan aplikimin e tarifave të diferencuara brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit. Operatorët u detyruan të vendosin kuota kombëtare për njësitë e komunikimit në paketat ofertë, në vend të paketave të mëparshme që ofron komunkim pafund brenda rrjetit dhe minutazh të kufizuar jashtë tij.

Megjithatë, konkurrenca bëri që paketat e reja të ofrojnë minutash thirrjesh deri në 1 apo 2 mijë mijë minuta në muaj, çka mbulon gjerësisht nevojën për një komunikim normal. Megjithatë, përshtatja me politikat e reja të tarifimit mund të ketë ndikuar sidoqoftë në një përdorim disi më të kufizuar të celularit.

Nga ana tjetër, në tremujorin e tretë u regjistrua një rritje e numrit të mesazheve të shkruar, në afro 388 milionë, 5% më shumë se në tremujorin e dytë. Mesazhet e shkruar në vitet e fundit kishin ndjekur një tendencë në rënie, edhe për shkak të kostos shumë të lirë të thirrjeve zanore. Megjithatë, në tremujorin e tretë rritja e tyre duket një lloj kompensimi për rënien e trafikut telefonik, raporton Scan.

Ndërkohë duhet llogaritur edhe përdorimi shumë i ëartë dhe në rritje i aplikacioneve të komunikimit që mbështeten mbi internetin, si whatsapp apo viber. Këto aplikacione ofrojnë tashmë thirrje zanore, përveç këmbimit të mesazheve të shkruara, çka i bën një zëvendësues optimal për komunikimin direkt përmes rrjeteve celulare.

November 28, 2015 13:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*