Shqiptarët votojnë partitë dhe kryetarët, jo listën e kandidatëve!

June 2, 2017 11:16

Shqiptarët votojnë partitë dhe kryetarët, jo listën e kandidatëve!

 

Listë e kandidatëve,
shkon në plan të dytë,
se gjithë shqiptarët,
votojnë për partitë.

Votojnë për partinë,
dhe për kryetarin,
më shumë a më pak,
nga listat nuk marrin.

Kot e kot që bëhet,
një zhurmë kaq e madhe,
nuk ka listë humbëse,
dhe listë fitimtare.

Këtë punë e di,
edhe Luli nuri,
ndaj kë deshi hoqi,
dhe kë deshi vuri.

Me listën e re,
që na ka ofruar,
PD-në aspak,
s’e ka rrezikuar.

E di fare mirë,
Lulash kordhëtari,
votat që do merrte,
prapë do t’i marri.

Nëse do humbasi,
si që është e thënë,
kundërshtarët-listës,
fajin do t’ja vënë!

Po neve e thamë,
këtë në fillim,
se lista në popull,
s’ka asnjë ndikim.

Luli mirë e mirë,
e shtriu dyfekun,
po s’duhet të hiqte,
Selamin dhe Bregun.

Se janë një vlerë,
për gjithë politikën,
vlerës së vërtetë,
Luli ja ka frikën.

Për këta të dy,
mund të bëhej zhurmë,
ndërsa pjesa tjetër,
janë thjeshtë turmë!

Në fund po plotësojmë,
idenë e fillimit,
humbja-a fitorja,
janë të Lulëzimit.

A. Duka

June 2, 2017 11:16
Komento

3 Komente

  1. kris 1 June 3, 03:37

    Mos shkruaj me asnje varg per Ramen vetem shuaj emrin e lulit dhe nen te cfaqet madheshtor Edvini

    Reply to this comment
  2. 94 June 3, 11:36

    Gomar ti ,gomar kush te vuni
    Sot a neser valon druni

    Reply to this comment
  3. rapsodi popullor June 3, 13:40

    Hesht – kris 1- ketij Duke poetit kot i thua..
    Eshte “opozitar” i Rames, me degjo mua…
    Edhe kur merret me Lulin, Ramen keshillon,
    se per Edi Ramen, vehten e flijon,
    ne humbte zgjedhjet Rama, do kete harakiri,
    i pari do jete Duka, i dyti Idajet Beqiri,
    te dy kontribues te Rilindjes ngrate,
    njeri aleat i forte, tjetri me gallate,
    sa te jete Rama ne karrige te pushtetit,
    nuk ka Duka vargje kunder Hyqymetit..
    se nuk eshte bukeshkale Arben Duka jone
    s’ ja harron te miren Ed Rames gjithmone,
    mjekimin jashte shtetit me fondet e qeverise
    ketij i thone tamam Kujdes i Partise..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*