Shqiptari gjendet i asfiksuar në makinë

March 4, 2016 21:29

Shqiptari gjendet i asfiksuar në makinë

Tre adoleshentë janë arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e një shqiptari, i cili u gjet i vdekur të shtunën në një automjet në Eseks, Angli. Trupi i Vilson Meshit, 30 vjeç, u zbulua brenda një “Audi A4” që ishte shkrumbuar.

Meshi me origjinë nga Shqipëria, ishte baba i tre fëmijëve. Në një ekzaminim pas vdekjes, u gjet se ai kishte vdekur nga asfiksimi nga tymi, raporton “Evening News Manchester”.

Tre të rinj janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij. Dy djem 16-vjeçarë dhe një djalë 15-vjeçar, të gjithë nga Basildon, u arrestuan të mërkurën dhe aktualisht janë në paraburgim.

Por një zëdhënës i policisë tha se informacioni i dhënë nga ata nuk mjafton për zbardhjen e çështjes.

March 4, 2016 21:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*