Shqiptari i habit të gjithë, i fiksuar pas italianes i shpreh dashurinë kështu (Foto)

April 15, 2016 11:54

Shqiptari i habit të gjithë, i fiksuar pas italianes i shpreh dashurinë kështu (Foto)

Më në fund një gjest pozitiv nga shqiptarët në Itali. Një djalë shqiptar duke e patur shumë qejf një vajzë italiane ka menduar një mënyrë sesi ta tërheqë vëmendjen e saj dhe ta bëjë për vete.

Në makinën e vajzës ai ngjiti shumë letra dashurie, duke shkruajtur shënime dhe deklarata që të gjitha femrat i duan nga partnerët e tyre, por ja që disa se kanë këtë fat.

“Më jep një buzëqeshje”, ishte njëra prej tyre, ndërsa shënimi më i bukur ishte shprehja e dashurisë në shqip “të dua”. Vajza, emri i të cilës nuk bëhet me dije nga mediat italiane, e kishte lënë makinën në një parking në një zonë të Milanos dhe kur ishte kthyer u përball me këtë mrekulli.

“Il Giorno” shkruan se kjo makinë është bërë virale në rrjetet sociale dhe të gjithë duan të dinë kush është ky romantiku shqiptar që gjeti këtë mënyrë kaq unike për të bërë për vete një vajzë.

Është i dashuruar me vajzën apo kishte synim tjetër, këtë nuk e dimë, por me siguri me këtë gjest ia ka arritur qëllimit, lista e tij do të jetë më e gjatë.

 

foto-makine

April 15, 2016 11:54
Komento

3 Komente

  1. ??? April 15, 12:14

    Sad but true. Shkrim alla Mero Baze qe fatkeqesisht e ka kthyer gazeten me te madhe opozitare ne porno-lajm.
    Ju lutem mos e coni dhe ju gazeten Dita ne ujerat e Temes.

    Reply to this comment
  2. imas April 15, 14:26

    Lajm i jashtzakonshëm. Më i miri qe kam lexuar.
    Bravo, kushdoqoftë ky djalë

    Reply to this comment
  3. Diana April 15, 17:46

    Une do te thosha nuk eshte lajm I keq e ta fusim ne kallepin e porno-lajm. ketu ne zyre ia tregova kolegeve te mija amerikane dhe u pelqeu shume cute cute….lovely me thonin…
    Natyrish nuk eshte lajm por te pakten dicka positive se u lodhem duke lexuar vetem bema negative nga shqiptaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*