Shqiptari kapet me pistoletë, kapuç dhe në shoqërinë e një prostitute

April 1, 2016 19:21

Shqiptari kapet me pistoletë, kapuç dhe në shoqërinë e një prostitute

Një shtetas shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në Itali është kapur me drogë dhe pistoletë. Pas kontrollit në apartamentin e M.D., karabinierët gjetën armën të fshehur në kutinë e ilaçeve.

Pistoleta e tipit “44 Magnum” rezultoi se i kishte të fshirë numrat e serisë. I riu u arrestua dhe autoritetet po kryejnë hetime nëse është përfshirë në ngjarje kriminale, raporton Panorama.

Kjo pasi atij, bashkë me armën i është gjetur dhe një kapuç dhe dorashka në apartamentin që ndodhet në Monza, Itali. Gjithashtu, policia gjeti në banesën e 20­vjeçarit kokainë, substancë për përzierjen e saj, telefona dhe para.

April 1, 2016 19:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*