Shqiptari më i kërkuar në Europë vrau 3 persona, mes tyre edhe një polic

August 8, 2017 15:29

Shqiptari më i kërkuar në Europë vrau 3 persona, mes tyre edhe një polic

 

Në listën e 65 personave më të kërkuar në Europë rezulton dhe shqiptari Aleks (Gani) Burreli.

Europol ka publikuar prej disa ditësh listën e personave në kërkim, ku sipas zyrës së Europol ata janë persona me rrezikshmëri të lartë dhe të përfshirë në grabitje, vrasje, atentate, armëmbajtje, trafik qeniesh njerëzore dhe drogë.

Shqiptari 49-vjeçar është në kërkim për llogari të drejtësisë dhe policisë greke, pasi është i dyshuar për armëmbajtje, vrasje të 3 personave dhe plagosje.

Sipas policisë greke Aleks (Gani) Burreli më 23 qershor 2016 u fut i armatosur në një restorant në Ayia Napa në Greqi duke vrarë një biznesmen, një polic dhe bashkëshorten e policit.

Ky krim sipas Europol është bërë në prani të fëmijëve të vegjël të policit dhe Burreli është një persona me rrezikshmëri të lartë

August 8, 2017 15:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*