Shqiptari më i urryer në botë godet sërish

May 28, 2016 20:11

Shqiptari më i urryer në botë godet sërish

Ish – drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Turing”, Martin Shkreli, i cili u kthye në njeriun më të urryer në Amerikë, por jo vetëm, pasi e ngriti çmimin e një ilaçi për SIDA –n nga 13,50 në 750 dollarë brenda natës, ka deklaruar mbështetjen e tij për Donald Trump.

I riu me origjinë shqiptare, me anë të disa postimeve në Twitter ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin republikan, për presidencialet në SHBA, e madje nuk i ka kursyer fyerjet për ata që janë kundër tij.

“Mbështes Trump për president. Të gjithë ju që që nuk e pëlqeni jeni të gjithë xhelozë, budallenj dhe të varfër! Mos më bëni të qesh!”, ishte një prej postimeve të Shkrelit në rrjetin social.

Në Dhjetor, Shkreli u akuzua nga Komisioni i Tregtisë Federale dhe Prokurori i Përgjithshëm në New York për shkelje të ligjit të konkurrencës.

May 28, 2016 20:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*