Shqiptari në Angli akuzohet për pastrim parash, kapet me 100 mijë paund të fshehura në kroskotin e makinës

January 27, 2021 19:32

Shqiptari në Angli akuzohet për pastrim parash, kapet me 100 mijë paund të fshehura në kroskotin e makinës

Autoritetet angleze kanë arrestuar shqiptarin Ajet Balesi, 29 vjeç, pasi u kap me 100 mijë paund para të thata në makinë.

29-vjeçari jeton në Ramsbottom dhe u arrestua në terminalin e Kent dy ditë më parë, pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën paratë, të cilat ishin fshehur tek kroskoti mjetit të tij Mercedes.

I riu u mor në pyetje, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët po udhëtonte. Sakaq, paratë u sekuestruan pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Balesi akuzohet për pastrim dhe transfertë të paligjshme parash.

“Kjo ishte një shumë e konsiderueshme parash, për të cilën ne dyshojmë se janë të ardhura nga trafikimi i drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Marrja e fitimeve nga anëtarët e krimit të  organizuar do të thotë se ata nuk mund t’i investojnë më ato para në krimin e mëtejshëm, dhunën dhe shfrytëzimin. Duke punuar me partnerë të zbatimit të ligjit si Forca Kufitare, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur këtë fluks parash të paligjshme”, tha komandanti i degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit Martin Grace.

h.b/dita

January 27, 2021 19:32
Komento

2 Komente

  1. Shefqet Cela January 27, 19:47

    Para KARAM!
    Të paktën të kishin ardhur e kapur në Shqipëri që të sekuestrohen këtu.

    Reply to this comment
  2. Shefqet Cela January 27, 19:47

    Para HARAM!
    Të paktën të kishin ardhur e kapur në Shqipëri që të sekuestrohen këtu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim