Shqiptari pranon krimin: Ja si e vrava italianin 22 vjeçar

June 29, 2017 20:23

Shqiptari pranon krimin: Ja si e vrava italianin 22 vjeçar

Pak ditë pasi vrau me thikë italianin 22 vjecar Manuel Spinelli, shqiptari Fitim Koldashi 27 vjeç ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen para trupit gjykues.

Shqiptari ka thënë se gjithçka ka qenë rastësore dhe se nuk njihej me italianin. 27 vjecari ka folur para gjykatësit Giovanni De Rensis, teksa versioni që ka thënë ai është përputhur edhe me pamjet e mara nga disa kamera sigurie në zonën ku ndodhi ngjarja, në Alba Adriatica, provincë e Teramos.

I ndihmuar dhe nga avokatët e tij, Paola Pedicone dhe Antonio Di Gaspare, Koldashi konfirmoi rastësinë e takimit dhe fjalët e “rënda” me tre romët, nga ku nisi dhe i gjithë sherri i cili përfundoi në dhunë fizike me grushte dhe shkelma.

Ai tha se ka nxjerrë thikën për vetëmbrojtje dhe nuk donte ta vriste italianin.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se shqiptari zbriti nga makina, nisi të diskutonte me të tre e më pas ndodhi përleshja duke e goditur disa herë me thikë në zemer dhe fytrë 22-vjecarin.

Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe vetë Koldashi.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas raportimeve të mediave italiane para se të niste sherri, shqiptari ishte në makinë me të dashurën, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje sentimentale me viktimën.

June 29, 2017 20:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*