Shqiptari qëllohet me armë zjarri brenda makinës në Greqi

February 26, 2021 21:11

Shqiptari qëllohet me armë zjarri brenda makinës në Greqi

Mbrëmjen e sotme është qëlluar me armë zjarri një shqiptar në Athinë. Kjo ngjarje ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki.

Shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë dhe sipas mediave greke u qëllua nga një makinë.

Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit.

h.b/dita

February 26, 2021 21:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim