Shqiptari qëllon me thikë 18-vjeçarin italian

April 10, 2016 17:11

Shqiptari qëllon me thikë 18-vjeçarin italian

Një adoleshent shqiptar ka qëlluar me thikë duke e plagosur rëndë një 18 vjeçar italian. Viktima ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 16 vjeçari shqiptari plagosi rëndë të riun italiane pasditen e shkuar në një shëtitore në Termoli.

Adoleshenti përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është transportuar për në burg natën e shkuar.

Sherri ka nisur për shkak të një “përshëndetje të gabuar”. Adoleshenti italian e ka përshëndetur shqiptarin, duke e ngatërruar me një të njohurin e tij.

Pas kësaj ka nisur sherri, ndërsa shqiptari e ka qëlluar me thikë në bark, duke e plagosur rëndë.

April 10, 2016 17:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim