Shqiptari refuzon ekstradimin: Gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar

April 27, 2014 07:55

Shqiptari refuzon ekstradimin: Gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar

Gjykatësit e Apelit në Skoci vendosën që Fatjon Kapri të ekstradohet dhe hodhën poshtë pretendimet e avokatëve të tij se çdo rigjykim i çështjes në Shqipëri do të ishte i pandershëm. Kapri është dënuar pasi pretendohej se kishte vrarë me thikë Ylli Pepën pas një zënke mes tyre në Londër në vitin 2001. Pas vdekjes se Pepës, 34-vjeçari kaloi në arrati pas dënimit në mungesë dhe ishte në listën e personave të kërkuar nga Interpoli, përpara se të kapej në Gllazgou në vitin 2010, me një identitet të rremë maqedonas, Sajmir Sadiku, duke punuar në një dyqan në qendër të qytetit. Pas kërkesës së Interpol Tiranës për ekstradim, Kapri filloi betejë të gjatë ligjore për të mos u kthyer në Shqipëri, ku avokatët sollën si argument korrupsionin si problem i vjetër në drejtësinë shqiptare. Por Gjykata e Apelit hodhi poshtë pretendimet e avokatëve të Kaprit. Gjykatësi Carlouay tha se, “nëse korrupsioni ekziston në një shkallë të konsiderueshme në sistemin e drejtësisë, kjo është deri diku në rastet kur ndiqen penalisht figura me influencë politike, pjesëtarë të krimit të organizuar e disa raste të tjera, jo për të tilla precedentë”.

 

April 27, 2014 07:55
Komento

1 Koment

  1. ?!?! April 27, 12:02

    Sa mire e njohin realitetin e drejtesise tone te huajte, kurse keta tanet…Ndaj po e ritheksoj dhe njehere me poshte :

    “…NESE KORRUPSIONI EKZISTON NE NJE SHKALLE TE KONSIDERUESHME NE SISTEMIN E DREJTESISE , KJO ESHTE DERI DIKU NE RASTET KUR NDIQEN PENALISHT FIGURA ME INFLUENCE POLITIKE , PJESTARE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR…”

    Po Nishani me te vetet e lexuan Vendimin ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*