Shqiptari rrëfen pengmarrjen e Sidnei-t

December 17, 2014 12:15

Shqiptari rrëfen pengmarrjen e Sidnei-t

Shqiptari Dritan Arbana është një prej dëshmitarëve të tmerrit që përjetuan në Sidney të Australisë ku një emigrant iranian mori peng dhjetëra persona në një kafene.

Në një lidhje me Skype për Ora News nga Sidnei, Dritani rrëfeu se si u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje që tronditi mbarë botën

Unë isha vetëm 100 metra larg nga kafeneja në Cancel Rail Street ku ndodhi pengmarrja.

Pengmarrja ndodhi shumë shpejt.

Pashë shumë polici të armatosur.

Edhe tani ka shumë policë” thotë Dritani përmes një dëshmie në Skype nga Sidnei, pikërisht aty ku ndodhi pengmarrja.

Arbana rrëfen se në Sidnei ekziston ende një gjendje frike mes qytetarëve, për shkak të mundësisë së ndonjë sulmi tjetër.

Normalisht është frikë. Instikti i çdo njeriu është të shmangësh metrotë. Dje u evakua gjithë zona. Por sot është e gjitha e hapur“ thotë ai.

Ndërkohë, kryeministri Australian, Toni Abot, ka urdhëruar një hetim të hollësishëm për ngjarjen.

December 17, 2014 12:15
Komento

4 Komente

  1. ben December 17, 14:24

    Cfare rrefimi paska bere ky?Keto qe thote ky i kane thene tere kohes te gjithe tv.

    Reply to this comment
  2. Liburni December 17, 14:55

    Mu me hyri frika, thash mos ndonje shqipfoles, brothers islamik qe ka qene me iranianin…? Po per fat jo.

    Reply to this comment
  3. Aleks December 17, 15:56

    Tregon që un jam në Australi. Dhe si larg europes që eshte e ka zënë frika

    Reply to this comment
  4. Sokol December 17, 16:14

    ……….. dhe me kaq mbarone përalla të dashur fëmijë. Natën e mirë të gjithëve……. “futja pordhes grijë sallatë,sa të iki dhe kjo natë”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*