Shqiptari rreh mjekun grek dhe i thyen këmbë

December 29, 2017 11:12

Shqiptari rreh mjekun grek dhe i thyen këmbë

Një mjek i spitalit të Naousa në Greqi është dhunuar barbarisht nga një shqiptar, i cili kishte shkuar së bashku me bashkëshorten për të vizituar dy fëmijët e tyre. Rasti është bërë i ditur nga drejtoria e spitalit të Naousa, e cila ka paditur në polici agresorin.

Sipas tyre, shqiptari dhe gruaja e tij shkuan në pediatri për të vizituar fëmijët e tyre.

Pasi u larguan, shqiptari u kthye përsëri pas 1 ore dhe hyri në zyrën e pediatrit duke e qëlluar me grushte në trup. Nga dhuna e ushtruar ndaj tij, pediatrit iu thye këmba.

Në njoftimin e spitalit nuk thuhet asgjë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.

Përveç padisë në polici ndaj agresorit shqiptar, spitali u kërkon autoriteteve greke që të mundësojnë roje sigurie në institucione të tilla.

December 29, 2017 11:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*