Itali, shqiptari vret tunizianin:U tall me vajzën time

March 1, 2014 10:44

Itali, shqiptari vret tunizianin:U tall me vajzën time

Një tallje ka shërbyer si motiv tragjik për masakrimin me thikë të një emigranti tunizian nga babai shqiptar i një vajze. Krimi i rëndë ndodhi dy netë më parë në Peruxhia të Italisë. Lassad Gouma, 44 vjeç, nga Afrika e Veriut, humbi jetën pas goditjeve vdekjeprurëse në trup. Kurse karabinierët thanë se arrestuan si të dyshuar shqiptarin 51-vjeçar, Edmond Koçiu dhe se motivi i krimit është i dobët. Viktima kishte precedentë penalë për drogë dhe krime kundër personit.

Lassad Gouma, emigrant i parregullt dhe me precedentë penalë, u vra me një goditje të vetme nga pas shpine. Krimi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Peruxhia, në një qendër strehimi. Sipas të dhënave të mediave italiane, rreth orës 21:50, tuniziani po përgatiste një filxhan çaj në korridor, kur shqiptari ka marrë një thikë të madhe në kuzhinë dhe ka goditur në shpinë. Dy punonjës të qendrës me kot janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë 44-vjeçarit, pasi ai ka ndërruar jetë në vend. Sipas mjekëve, thika ka depërtuar deri në organet jetësore dhe i ka dëmtuar zemrën.

Brenda një ore, policia italiane identifikoi dhe arriti të arrestonte të dyshuarin për krimin pranë stacionit të trenit në Fontivegge. Shqiptari Koçiu po përpiqej të largohej nga Peruxhia për t’i shpëtuar prangave. Policia thotë se 51-vjeçari ishte i pastrehë, por kishte leje qëndrimi të rregullt në Itali. Koçiu ka deklaruar në polici se ka kryer vrasjen, pasi tuniziani kishte vënë në lojë vajzën e tij. “Më duhej të hakmerresha për atë që i ka bërë familjes sime… tuniziani është tallur me vajzën time dhe nuk mund ta toleroja atë sjellje”, ka dëshmuar 51-vjeçari që do përballet me akuzën e vrasjes me dashje, sipas Kodit Penal Italian. Në pyetje janë marrë edhe banorë ekstrakomunitarë të qendrës së strehimit, që kanë rrëfyer përplasjet mes shqiptarit dhe tunizianit viktimë. Gjithashtu është pyetur edhe vajza 20-vjeçare e të dyshuarit, që ka pranuar se është ofenduar dhe ngacmuar nga afrikano-veriori. Karabinierët po hetojnë nëse pas krimit ka pista të tjera të fshehura, ose ndonjë Pazar të prishur mes tyre, pasi tuniziani kishte precedentë të mëparshëm penalë.

March 1, 2014 10:44
Komento

1 Koment

  1. dani kushereri irdit March 1, 23:50

    I lumte dora

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*