Shqiptarit i refuzohet azili në Gjermani, kërcënon me vetëvrasje (VIDEO)

August 20, 2015 08:27

Shqiptarit i refuzohet azili në Gjermani, kërcënon me vetëvrasje (VIDEO)

Një shqiptar në Gjermani kërcënoi me vetëvrasje, pasi mori përgjigje negative nga autoritetet gjermane për kërkesën e tij për azil.

Në një video të dërguar në Top Channel nga azilkërkuesit e tjerë shqiptarë në Gjermani, duket një person i zhveshur që ka hipur në tarracën e një ndërtese disa katëshe të kampit të refugjatëve dhe kërcënon se do të hidhet.

Mësohet se policia gjermane e ka zbritur nga tarraca azilkërkuesin që pritet së shpejti të kthehet nga autoritetet gjermane në fluturimet e radhës me avionët që po përdoren për shqiptarët që iu refuzua azili.

 

August 20, 2015 08:27
Komento

1 Koment

  1. Agim Cani August 20, 13:51

    …per te qeshur e per te qare…pjerdhin gjermanet pse vret vehten…ata thone …duhet respektuar vendimi dhe liria e tjeterit….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*