Shqiptarizma e të huajve dhe pozat kozmopolite të Muçit

July 4, 2018 10:50

Shqiptarizma e të huajve dhe pozat kozmopolite të Muçit

Fatbardh Rustemi

Festimi i golit prej Xhakës dhe Shaqirit me shenjën e shqiponjës, në kompionatin Botëror “Rusi 2018”, befas u kthye në një lloj sporti, ku u përfshin edhe shumë figura të njohura botërore. Nisi kështu një garë patriotizmi se kush do pikaste foton, e cila të bëhej lajm.

E gjithë kjo tifo patriotike kishte për protagonizëm dy futbollistët kosovarë, që, veç fanellës të cilën përfaqësonin, gëzuan dhe bashkëkombësit e tyre, meqë humbësi qëlloi të ishte serb. Rama inicioi hapjen e një llogarie bankare, ku të mblidheshin paratë për të shlyer gjobën me të cilën FIFA dënoi gjestin e futbollistëve, sikurse politikanët e të gjithë spektrit politikë nxituan të përfshiheshin në këtë ngazëllim patriotik, që, aty-këtu po më ngjante me biznesin e tregtarëve të flamujve.

Ky gjest është bërë një simbol kombëtar i yni, i cili ka do kohë që ka ngjitur goxha mirë, por që na paska sëkëlldisur së fundi gazetarin e mirënjohur, Mustafa Nano, i mësuar të tërheqë aq shumë vëmendje ndaj vetes, sa ndonjëherë nuk i interesojnë dhe mjetet që zgjedh, si zakonisht, allaprovokacija. Po të kishte qenë Nano zvicerian, do të tregohej më i ashpër në dënimin e futbollistëve tanë, të cilët lë të kuptosh se “vuajnë nga kompleksi i renegatit”.

Të të shëmbëllej renegati tek sportistët është njësoj, si të kërkosh hajdutin e xhepave në një plazh nudistësh. Lëvizja e lirë e sportistëve është bërë aq e zakonshme, sa e huaja dhe e jotja, vëllazërojnë mes tyre. Kur një shqiptar luan në një skuadër të huaj, jetohet si sukses dhe gazetat nxitojnë, ta japin si sihariq. Pra, paragjykimi është tek paditësi. Dhe paragjykimin Konfuci e përfshin tek mëkatet. T`i kthehemi gjestit të dy yjeve të futbollit. Mbase dhe fjala “yll” mund të merret për keq në atdheun e “yllit të kuq”, Rusisë së Revolucionit të Tetorit, ku golshënuesit e skuadrës ruse preferojnë të bëjnë përshëndetje ushtarake?! Fat që s`luajtën me Ukrahinën.

Gjestin e Xhakës e Shaqirit, të gjithë shqiptarët e morën me sportivitet, krejt tjetër nga ajo e Dronit në Beograd, ndoshta shtyrë dhe nga fakti: që kombëtarja jonë nuk na përmbushi dëshirën për të qenë pjesë e botërorit dhe golat e shqiptarëve në një farë mënyre: folën shqip. Nano, na qënkish bërë keq, dhe nxiton ta veçojë veten prej sojit tonë, qofshin këta me emrin Thaçi, Haradinaj, Rama apo Meta, për të ngushulluar të lënduarit e mundur.

Aty, ku ndeshjet nisin me himnet kombëtare të skuadrave, teksa mijëra flamuj valviten nga tifozat, sikurse mijëra të tillë ngjyrosin fytyrat me simbole kombëtare, shto dhe gjithfarsoj tatuazhesh në trupat e lojtarëve, u quajka provokim pse dy lojtarë të natyralizuar, shfaqin identitetin e tyre, pikërisht në festën e ngjyrave kombëtare? Me ç`të drejtë duhet privuar ky lojtar i natyralizuar, kur në një mjedis flamujsh kombëtarë, në çastet e delirit të tij për golin e shënuar: të bëjë gjestin e shqiponjës, si referencë flamuri, pikërisht aty ku flamujt e kombeve bëjnë festë?

(Ka dhe kombe të tjerë që e kanë shqiponjën në flamur.) Fanella nuk është uniformë ushtarake, sikurse ndodhi me të riun në ushtrinë greke, paçka se ajo zviceriane toleron. Shqiptarët që s`janë të zotë të bëjnë drejtësi brenda vetes, pozojnë drejtësinë hyjnore, me një kozmopolitizëm të kulluar, për të thënë: unë s`jam si këta. Unë jam pikë referimi dhe jo ata që bënë golat. Po kur lojtarët bëjnë kryqin dhe luajnë në një fushë me besimtarë myslimanë, apo anasjelltas, kur falen në një fushë të fesë tjetër, mos u duhet marrë ky gjest për provokim, prishës të atmosferës sportive?

Nuk ka huq më tinëzar, me zgjyrë provinciale, se sa kur i ngjan atij, që prish dasmën, apo përdor gjithfarësoj shejtanllëqesh për të hidhëruar fitoren apo suksesin e tjetrit. Diferenca vërtet bën dallimin, por varet se prej kujt distancohesh, kur në këtë rast i bije të jetë: vetja, me orientim të gabuar. Nuk ma merr mendja që gazetari ynë të jetë më mendjehapur nga futbollistët kosovarë, qoftë kjo dhe për meritë të Titos.

Meqë jemi tek flamuri, për kuriozitet: himni spanjol nuk ka tekst, sepse dy partitë kundërshtare nuk ranë dakort në miratimin e tij, pasi secili kishte variantin e vet duke mos pranuar konsensusin. Nëse golat e dy shqiptarëve kualifikuan Zvicrën për më tej, në skenën politike shqiptare shënohen autogolat e radhës, si e si të skualifikoheshim në garën për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Përgjigjja tipike e korridoreve diplomatike me: as “po”e as “jo’, kur tek “po”-ja e ngritën kartonin jeshilë 25 vende dhe tek “jo”-ja 3 vende nxorën të kuqen, sidomos Holanda që njihet dhe për lagjen e “dritave të kuqe”, e shtoi pështjellimin e kacagjelave të politikës, që s`dijnë të bëjnë gjë tjetër, veç sherrnajës me bjeri t`i bjemë. (Për Bashën “jo”-ja e 3 vendeve është izolim.

Në fakt, izolimin e vetes, po e shet si hall të gjithë shqiptarëve. Enver Hoxha ngjall irritim, sa herë e sheh në tribunat e kongreseve dhe të plenumeve, ku primare kishte interesat e veta të pushtetit, gjë që nuk ndodh, kur e sheh të flasë në Paris dhe Moskë, ngaqë mbrojti interesat e vendit.) Meqë e lamë sportin, me fitimtarë të qortueshëm, kalojmë tek politika: ku fitorja e kundërshtarit jo vetëm që nuk njihet, por anatemohet, si humbje e thellë, ku kërkohet largimi i trainerit.

Problemi ynë është se na kanë rënë për pjesë, politikanë, që nuk e duan popullin e tyre, e urrejnë për shkak të kontrastit midis veseve të tyre, që bjenë ndesh me virtytet e popullit. Mburren me tolerancën fetare, kur vetë fusin përçarjen. Mburren për shpëtimin e hebrejve, duke urryer palestinezët. Edhe kur e sundojnë, sovrani tallet me ta. “I vetmi që bëri detyrën e vet, ishte populli”-janë fjalët lapidare të Eqerem bej Vlorës, të cilin lebërit i bënë thirrje t`i bashkohej luftës për t`i hedhur italianët në det dhe ai nguroi. Por ai, si njeri me mend që ishte, e gjeti shpëtimin tek reflektimi.

Ndërsa gogoleshët tanë hiqen si kalorës dhe ngulin këmbë si mushka. Një e huaj që ka bërë të njohur shqiptarizmën në botë është dhe Edith Durham. Shihni se ç`fjalë tronditëse kanë dalë nga shpirti i saj: “Dua të shkoj atje ku të këqinjtë pushojnë së bëri keq dhe, ku të lodhurit bien në paqe. Nuk dua të jetoj e ta shoh Shqipërinë të shkatërruar nga plogështia dhe çmenduria e njerëzve të saj.” A s`ishte `97-ta konkretizimi i frikës së saj? Nuk është e rastit poezia e Driteroit “Një i çmendur, po çmend një vend”, që fillimisht shkruhej në faqen e parë të “Zerit të Popullit” dhe vite më pas në ballinën e “RD”-së. Dëgjojmë të thuhet në dëshpërim: atë ç`ka shqiptarët i kanë bërë vendit të tyre, duke shkatërruar lumenjtë, pyjet, etj., nuk ia kanë bërë as të huajt. Të gjithë thërrasin, të gjithë shajnë e grinden.

Ata që dergjen në plogështi fusin spica gjithandej: ishalla plas! Ndaj ndodh që të huajtë rrinë në Shqipëri, si në shtëpinë e tyre dhe ne bëhemi përherë e më të huaj me njeri-tjetrin. Shihni marrëdhënien e euros me lekun! Dilemë e madhe: të forcohet monedha e huaj apo leku shqiptar? Që do të thotë, ka ardhur koha të jemi mirënjohës ndaj shqiptarizmës të të huajve. I falem shqipes së ambasadorit Lu, me shpresën se ata ata shqiptarë, që do përdorin anglishten e amerikanit, nuk do të hedhin mbi vete, mallkimin e Fishtës.

July 4, 2018 10:50
Komento

12 Komente

  1. korçari July 4, 10:58

    Idiotesia e qenieve si Mut Nano nuk ka limite pasi atij i duket vetja si ai adoleshenti i cili per t’u bere terheqes i hipte gomarit per se prapthi ,keshtu dhe ky Muçi eshte ne delir dhe nuk arrin t’a kuptoje se u eshte peshtirosur shqiptareve ne maksimum ne te dy anet e kufirit,po ske çi ben pull pa derra nuk ka dhe nje nga keta me fodullet eshte Mut Nano.

    Reply to this comment
  2. ELIOT July 4, 11:03

    MUC NANO ESHTE DEBILE …ESHTE NJE TURK QE FLET SHQIP …KUR TE GJITHE SHQIPTARET JANE KENARE ME SHQIPONJEN TONE TE MADHE MUC MUTI NA BEN SI POLITIKAN SI HISTORIAN … PO TE MOS PELQEJE SHQIPONA E SHQIPTAREVE …SHKO NE SERBI NE GREQI ZHULS TRADHETAR …. EDHE E MBAN VETEN SI FILLO ….MJER SHQITARET ME KETE MUTIN … KU MUTI EDHE SKENDERBEUN E BERI SERB GREK DUKET SA TRU QE KA … CUDITEM SI SE FUSIN NE BURG … NE EUROPE PE TE DALESH KUNDER FLAMURIT KOMBETAR TE QUAJNE ARMIK TRADHETAR …..POR TURKU NA BEHET MIK ME SERBET …SE SE BASHKU NA TRADHETUAN NE SHEKULLIN E 15 KUR SKENDERBEU I VETEM I LUFTONTE ..TURQIT GREKET .. SERBET I DHANE BYTHEN NGA FRIKA …MERCI

    Reply to this comment
  3. minushe July 4, 13:21

    Nuk ka gjë më të rrezikshme se sa megallomania e njerëzve të vegjël..TAMAM

    Reply to this comment
  4. O mut nano ,qe e shet bythen per 2 lek July 4, 13:34

    O mut nano, o mjeran qe iken nga fryn era . Po nuk te pelqejn shqiptaret ik te serbet apo greket qe te pagujne per budalleqe te tilla

    Reply to this comment
  5. dhe qe i vetmi dhe i fundit gabim, i enver hoxhes ... July 4, 14:29

    Po mire o fat-mut-(bardh); shaqiri dhe ca idiot komentues ketu jane lene te bejne politiken e shtetit dhe te kombit, apo ju ka lene cyryk udhezimi i shokut Enver, mbi; politiken duhet t’a beje, “zeri i mases” ?!?

    Reply to this comment
  6. fali muc se ...aq dijne . July 4, 14:36

    Dhe mos te thot’ ndonje i HUAJ, se muti hahet, se i pari korcari (po dhe te tjere), do turren me gaveta, kush te marr’ me shume (me keq se ne torten e “pavaresise”), te shejtan abdallit…Berisha .

    Reply to this comment
  7. politiken e bejne ..masat; partia i bene ato te ....ndergjegjeshme . July 4, 14:44

    Ti mi-ushe-nushe me mire kerko ndonji k..ar mi..oshi, sa te meresh me keto “pune” .

    Reply to this comment
    • Po , Po July 4, 18:23

      Cfar njeriu idjoooot , deri ne infinit ! Ben 4-5 komente radhazi , me emertime te ndryshme , vetem per te vjelle e lehtesuar nga “droga” ! Kerkon te jape kontributin e tij , ne helmatisjen e atmosferes edhe tek lexuesit e shtypit elektronik , ashtu sic bejne nga mengjesi deri ne darke bajgat : @ inteloleshi , infoanaleshi , Arben , Matufi xhuxhumak , Claus , Mark Ujk e disa Janullaqis me te tjere ! !

      Reply to this comment
  8. kosovari July 4, 15:02

    Xhaka dhe Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës-ia kanë lënduar ndjenjat shpirtërore Mustafo Nano-s. Kjo është për të ardhur shumë keq, dhe duhet t’i kërkojnë falje, me ngritjen e tre gishtave; sepse tre gishtërinjtë ia qetësojnë shpirtin; të të madhit –NANO. Ai nuk ka mëkate-sepse po e mbron ORIGJINËN! I lumtë Mustafo Nanos!

    Reply to this comment
  9. Haka Tekizoti July 4, 15:34

    Muç Nanoja, për akrobacirat e tij medemek kozmopolite mund të quhet fare mirë një idiot i kënduar, pra që di shkrim e këndim dhe i përdor këto mjete për të shitur mend si firmë shumice pa blerës.

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit July 4, 17:02

    Se ku ka gjetur Muçi nje Zoran nga Serbia dhe te dy botojne letrat qe i shkruajne njeri-tjetrit,a thua se ky joni eshte Marksi dhe ai tjetri eshte Engelsi. çeshtja themelore qe Muçi e kupton por per te mbajtur me benzine motorrin eviton ta permende eshte se gjesti i berjes se shqiponjes nga lojtaret kosovare nuk eshte simbol rracist, kurse tre gishtat e serbeve jane simbol i mirefillte rracist, qe konfirmonin apartenencen ne shovinizmin serbomadh dhe shoqeruan kete shovinizem ne dekaden e lufterave te pergjakshme gjate shperberjes se Jugosllavise. Tre gishtat e nje serbi konfirmojne se ke te besh me nje serb qe mbeshtet kete shovinizem, nuk jane simbol as i flamurit serb, kurse “shqiponja” e nje shqiptari, per aq naive sa duket, nuk evokon te njejten gje, se nuk ka ndonje sekt shovinist shqiptar qe ka adoptuar kete simbol.

    Reply to this comment
  11. Belgu July 5, 14:26

    Ky Mustafai , qe ka qef qe ta quajne mut(ç). Ne rradhe te pare ja inat me hallen qe nuk i flet , mbas viteve 90 ( kur u kthye nga KROACIA) qe i ka vene emrin Mustafa. Ustallaret Serbe atje e keshilluan qe te jete i pelqyshem per serbet duhet ndrruar emri qe mos duket si katunar duhet te kopjoje ne veshje ndonji cun tirone. Pagesa eshte e pelqyeshme( eshte disa here me shume se sa merte familja e tij ne kooperative) po ky muti(ç) si ka qef ti therrasin nuk behet dot original sepse as foto kopje nuk di te beje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*