Shqiptarja detyron hajdutët t’i kthejnë varësen të moshuarës italiane

July 1, 2016 22:25

Shqiptarja detyron hajdutët t’i kthejnë varësen të moshuarës italiane

Një shqiptare është bërë heroina e ditës në San Costanzo, Itali, pasi ndihmoi një zonjë 85-vjeçare, e cila ra pre e dy hajdutëve. Një çift rumunësh, 46 dhe 21 vjeç, përkatësisht mashkull dhe femër, e kanë takuar në rrugë të moshuarën dhe i kanë hequr nga qafa një varëse të shtrenjtë.

Por një 41-vjeçare shqiptare, e cila ndodhej rastësisht aty, i ka ndjekur dy hajdutët, duke e detyruar ta hedhë bizhuterinë e çmuar. Ajo ia ka kthyer atë të zonjës dhe ka telefonuar policinë, duke i dhënë targën e makinës së dy rumunëve. Makina është bllokuar nga policia pak kilometra më tutje dhe dy personat në fjalë janë arrestuar, raportojnë mediat italiane.

July 1, 2016 22:25
Komento

1 Koment

  1. Agron July 1, 22:56

    Bravo! Krenaria e kombit tone je moj vajza. Jam i lumtur qe kemi akoma femra fisnike dhe trimeresha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*