Shqiptaro-amerikanët, letër Trumpit për marrëdhëniet me aleatët

July 26, 2018 09:18

Shqiptaro-amerikanët, letër Trumpit për marrëdhëniet me aleatët

Një grup përfaqësuesish të shqiptarëve të Amerikës i shprehën përmes një letre Donald Trumpit shqetësimin e tyre rreth një përkeqësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe aleatëve europianë.

E nënshkruar nga anëtari i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, dhe përfaqësues të 10 organizatave shqiptaro-amerikane, letra i referohet komenteve të bëra nga Trump në Fox News.

Në këtë kanal televiziv, shefi i Shtëpisë së Bardhë vuri në pikëpyetje nëse SHBA-ja do t’i përmbahej nenit të 5-të të Traktatit të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellët, ku përmenden edhe Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në letër thuhet se përgjigja e kreut të administratës amerikane në atë intervistë dëshmon një moskuptim thelbësor të historisë së rajonit dhe të rolit te paçmueshëm të Amerikës në ruajtjen e paqes.

“Nëse flet me një shqiptar, në Amerikë apo jashtë saj, – theksohet në letër, – do të vesh re një ndjenjë të thellë dashurie dhe respekti për Shtetet e Bashkuara dhe kuptimin që ka patur roli i tyre si udhëheqëse e botës së lirë. Marrëveshja për mbrojtjen kolektive ka bërë që bota të mos gjendet në prag të një lufte tjetër botërore.”

Grupi shpreh keqardhje që komentet për NATO-n dhe për njerëzit “shumë agresivë” të Malit të Zi vendosin në pikëpyetje udhëheqjen morale të Amerikës.

Biseda Carlson-Trump në Fox News  (17 korrik 2018)

Carlson: Përse duhet që djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë nga sulmi? Përse të jetë kështu?

Trump: E kuptoj çfarë po thoni. Unë kam shtruar të njëjtën pyetje. Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Carlson: Po. Unë nuk jam kundër Malit të Zi, ose Shqipërisë.

Trump: Jo, por meqë ra fjala, ata janë njerëz shumë të fortë. Ata kanë njerëz shumë agresivë. Ata mund të bëhen agresivë dhe… urime jemi pastaj në Luftën e Tretë Botërore. Unë e kuptoj këtë, por kështu janë ndërtuar gjërat.

s.a/dita

July 26, 2018 09:18
Komento

7 Komente

  1. Babalja July 26, 09:39

    Ameriken e kemi pas ne zemer dhe e kemi. Por tani per momentin na duhet te kuptojme qe ne krye te vendit me te dashur per shqiptaret eshte nje idiot.

    Reply to this comment
  2. MH July 26, 12:52

    Babale!
    Kur mori detyren e Presidences nuk dinte ku bie Belgjika,e kujtonte mos ishte ndonji fshat diku ne planet.Tashti ka fillue ti skjarohet mendja dhe flet me kompetence qe Malazezet jane popull trim agresiv.Po fal rastit me Malin e Zi ka fillue te njohin dhe shqiptaret.Sepse para disa kohesh ne prag te hyrjes ne Shtepin e Bardhe me pompozitet foli per Serbet si nji popull shume paqesor dhe i dashur.Hajde e merreni vesht sa i ditun ishte asht e nuk dihet se ku do veje,ku do perfundojn rezultatet e dijes se Tije.
    Ky mendon qe asht President vetem i Amerikes.Kur ne cdo kohe pavarsisht ndryshimit te sistemeve Presidenti Amerikan i perkiste edhe Botes.Ne te kunderten Bote shperthiqet si domatja ne grusht.Flet Presidenti Amerikan pa levizin te tjeret.E shikon aktualitetin,sa gumezhijne shtetet e botes mbi cfare llomotit Presidenti.
    Pershendetje!!!

    Reply to this comment
    • Babalja July 26, 14:04

      Pikerisht ! “Ne kohen kur duhet te ishte Presidenti i Botes !” Ai qe duhet te na jepete siguri ne popujve te vegjel. Ky dallkauk qe ve ne pikpyetje koherencen dhe solidaritetin e NATO-s , kur pyet: “E pse duhet te hyjme ne lufte ne per vende si Mali i zi apo Shqiperia, ne kohen kur duhet te ishte President i Botes! Mire e ke thene.

      Reply to this comment
  3. Maelga July 26, 13:37

    Shqiptaro-Amerikanet po lepijne ate qe bene vete. Pjesa derrmuese e tyre votuan Trumpin.
    Nese ne krye te SHBA eshte nje idiot sociopat eshte pikerisht faji i tyre.

    Reply to this comment
  4. Shkoni hani ndonje tas me grosh.... July 26, 13:48

    Dhe shqiptaro amerikanet kane shume pesh dhe u shkon fjala,sidomos trumpi i ndigjon shume……

    Reply to this comment
    • Xxx July 26, 14:09

      Ore drit shkurter ketu behet fjale per pergjegjesine e shqiptareve te Amerikes per vendin e tyre. Behet fjale se sa te pasigurta jane qendrimet e Trump ne raport me NATO dhe BE me te cilat ne si shqiptare kemi interesa jetike. Ketu nuk behet fjale se mos na behet keq Amerika apo ata qe jetojne ne Amerike. Ne si shqiptare na duhet nje president amerikan qe te jete president dhe per ne, jo vetem per amerikanet qe jetojne ne Amerike. Kupton gje se cbehet apo jo ?

      Reply to this comment
  5. TLN July 26, 17:03

    Per ata qe nuk e mbajne mend. Tucker Carlson(Daily Caller) ishte personi qe u pagua nga Podesta te botonte shkrimin sikur Edi Rama kishte pagar $80,000 per nje foto me Obamen. Carlson dhe gjithe felliqesirat e djathta ne Amerike jane kthyer ne kelyshe te Putinit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*